Berisha nxjerr zbuluar Belinda Ballukun: BE dhe SHBA kanë manuale ndërtimi, rruga që kushton 10 milionë euro, Lubi Balluku e faturon 1.3 miliardë euro!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka nxjerrë zbuluar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, teksa deklaroi se një rrugë që kushton 10 milionë euro, ajo e faturon 1.3 miliardë euro.

Advertisements

“BE-ja ka një manual ndërtimi, SHBA ka manualin e vet të ndërtimit”, theksoi Berisha duke shtuar se “Nëse merr faturën totale të investimeve që Lubi Balluku ka pasur në përdorim në këto vite, ajo shkon 12 miliardë euro”.

Advertisements

Sali Berisha: BE-ja ka një manual ndërtimi, SHBA ka manualin e vet të ndërtimit. Nëqoftëse ju ndërtoni bazuar mbi ato manuale që tregojnë kostot për çdo punë, vegël dhe çdo objekt ju do të gjeni se në Shqipëri rruga që kushton 10 mln euro, ndërtohet pa asnjë lloj problemi me 1.3 mln euro.

Ju do gjeni se në Shqipëri, rruga që ndërtohet me 700 mijë euro, kushton sot 5 mln euro.

Nëse merr faturën totale të investimeve që Lubi Balluku ka pasur në përdorim në këto vite, ajo shkon 12 miliardë euro.

Por nëqoftëse kontrollon një për një objektet e investuara ato nuk kushtojnë kurrë më shumë se 1.3 miliardë euro.

Pra të garantoj se, fondet do të mjaftojnë pa asnjë lloj dyshimi dhe jo vetëm kaq, por do të ketë projekte më të fuqishme më të mëdha, në punët publike se gjer sot.

Natyrisht nuk duhet të harroj asnjeri se, në epiqëndër të përpjekjes tonë do të jetë lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Me këtë luftë ne garantojmë të gjitha burimet financiare për tu falë zot 100% dhe me rezerva premtimeve tona.

Ai që mund të vejë në dyshim këtë e ftoj të shkojë, të marrë rritjen e rrogave dhe pensioneve në vitet 2006-203 dhe të krahasojë dhe punët publike të bëra në atë periudhë dhe do të gjejë se nuk ka asnjë lloj vështirësie për të përmbushur premtimet që kemi.

Burim tjetër. Sot ka një administratë 230 mijë punonjës, jashtë çdo lloj proporcioni. Natyrisht e gjithë kjo ëhstë është në kurriz të rrogëultëve në kurriz të pensionistëve dhe kjo merr fund.

Ndërmarrje publike me punësim me mijëra e mijëra patronazhistë, të gjithë tarifën e energjisë e rritin këta, se këta rritin koston e prodhimit të saj.

Po të studioni ju, taksat e drejtorisë së transportit rrugor. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë gjobash të rënda vendos për qytetarët ajo drejtori dhe me këto gjoba shkon e ndërton Formula 1 se i duhet. Elbasani nuk ka bajpasin dhe këta ndërtojnë Formula 1. Unë nuk jam kundër Formula 1, por nuk mund të pranoj kurrë të futet dora në xhepin e qytetarëve siç fut ky nëpërmjet shumëfishimit të tarifave të shërbimeve të kësaj drejtorie ndaj qytetarëve.

Apo hë se këta kanë vetura dhe kanë.

Besoj se u bë një qartësim i burimeve me të cilat do të përmbushen detyrimet e ofertës tonë.