Berisha: Rama po tenton të grabisë pronat publike në jug të vendit!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të grabitur prona publike në jug të Shqipërisë.

Advertisements

Sipas Berishës, Rama ka tentuar të përfitojë nga një pronë publike shumë e vlefshme, duke theksuar se ky është një vend fantastik, ndërsa ka kritikuar fshatrat turistikë të ndërtuara, të cilat, sipas tij, nuk janë për zhvillimin e qëndrueshëm.

Advertisements

Ai ka shtuar se mburoja e këtyre veprimeve është SPAk. Berisha ka akuzuar mediat e mëdha për censurë.

Kreu i PD Sali Berisha: Edi Rama tentoi të grabisë një pronë publike. Ky është një vend fantastik. Natyrisht që mburoja e tij është SKAP i partisë. Janë ndërtuar fshatra turistikë, ka dorë dhe Vilma Nushi, që për të nuk e di se çfarë të thuash. Mediat e shpesh më censurojnë dhe japin thithëlopat e bretkosat që përdor kryeministri.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Nuk ka asnjë dokument që reforma agrare, e cila prekte çdo pronë mbi 5 hektarë, të ketë bërë ndërhyrjen më të vogël për të marrë ndonjë copë tokë nga familja Koleka, xhinsi i Edi Ramës, krahu i Edi Ramës.

Pra, investigimet që ka bërë gazetari investigativ, zoti Armand Maho, ndriçojnë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare gjithë falsitetin dhe mekanizmat që u përdorën për të plaçkitur një pronë publike apo të kishës, e cila nuk është kurrë e vërtetë që thotë shtrihet atje lart në male, por shtrihet nën manastirin e Skutarisë, një nga tokat më të bukura aty.

Dhe shtrihet në njërin nga 20 kanionet më magjepsëse të planetit, që është kanioni i Gjipesë, i vlerësuar nga studiuesit ndërkombëtarë për vlerat e tij.

Unë e përgëzoj dhe e falënderoj shumë zotin Maho për këtë investigim që ka bërë.

Natyrisht siç e dini vetë ju, mburoja e tij është Skapi i partisë dhe Sadushi i partisë që nuk nxjerr dosjen për të parë të gjithë veprimtarinë dhe falsifikimet që ka bërë familja e afërt me Ramën. Bashkë me Nushët.

Ata Nushët kanë qenë edhe më të varfër se keta.

Ndërkohë në tokat e plaçkitura, aty pa leje fare janë ndërtuar fshatra turistike nga Vilma Nushi, e cila ëshët, ç’t’i thuash.

Ma mirë ta lëmë ashtu siç është.

Unë e kuptoj që mediat e mëdha do e censurojnë sepse po më censurojnë përditë programin.

Ne flasim para jush për programin, 4 mediat e mëdha në garë se si e si të censurojnë më shumë.

Dhe japin gjithë ditën zhapikët, hardhucat, bretkosat, thithlopat që përdor ai nga mëngjesi gjer në darkë.