Pano Soko nga Nisma Thurje, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar kthimin e Sali Berishës në Kuvend për të cilin u shpreh se ajo që duhet të na qartësohet ne është se çfarë ka përfituar Rama nga dalja e tij, cila ka qenë marrëveshja mes tyre.
Advertisements
Ai tha se i vetmi mision i Berishës, apo PD sot në këtë gjendje që është, është të bëjë tapën për të penguar të futet një opozitë e re dhe pas daljes kjo është dhe e vetmja fitore e tij, të qëndruarit në opozitë.
Advertisements
Sipas tij këto zgjedhje do të jenë surprizuese, ku partitë e reja do të jenë një faktor i rëndësishëm.
“Kjo është një strukturë e tërë e ngritur në këtë vend. Berisha duhet të qartësojë se kush e futi në burg Berishën, Rama se këtë na ka thënë prej një viti nga dritarja, po tani kush e nxori po prapë Rama?
Atëherë të na thotë se cila është marrëveshja që kanë bërë për të bërë çfarë, për të bërë fasadë opozitën, për të qenë aty si tapë, për të lejuar Ramën të duket akoma si i ri sepse i vetmi që e bënë Ramën të duket i ri është Berisha.
Nga dalja e Berishës çfarë ka përfituar Rama? I vetmi mision i Berishës, apo PD sot në këtë gjendje që është, është të bëjë tapën për të penguar të futet një opozitë e re. Rama e ka mundur Berishën, pas daljes e vetmja fitore që mund të marrin është të qëndruarit në opozitë.
Zgjedhjet do të jenë surprizuese. Ne do të jemi faktor i domosdoshëm për jetën parlamentare, partitë e reja, sepse në një parlament ku prishen të gjitha ekuilibrat e krijuar deri më sot, dhe në një parlament të dalë nga parlament i ri, pjesa e Berishës e Ramës duhet të përfundojë në një epilog ku Rama do të bëjë qeveri me Berishën.”
Sa i përket buxhetit të vitit 2025, Soko u ndal te indeksimi i pensioneve të cilin e konsideroi një tallje duke u shprehur se pensioni u rrit vetëm 1%.
“Nuk është rritje ajo që qeveria i ka bërë pensioneve sepse vetëm 1% e ka rritur. Para se të vinte Rama qeveria tjetër që dhe ajo ishte gropë u jepte 30 mijë lekë të vjetra pensionistëve, por atëherë mund të blije një gjel me atë shumë, ndërsa sot gjelin e blen me 150 mijë lekë.
Deri vjet nga gjysmë gjeli i ka dhënë, dhe gjysmën tjetër e hante vetë Rama me Beqajn dhe Vilma Nushin, ndërsa sivjet s’kanë gjel ata. Dhe këtë kjo qeveri e quan arritje të madhe që u jep një bonus pensionistëve sa për të blerë një gjel. E kupton se çfarë tallje është kjo. Ne kemi pasur ekonominë 8 mld një herë e një kohë, ndërsa sot aq kemi buxhetin, por njerëzit harrojnë se janë paratë tona ato që kanë rritur buxhetin se ne paguajmë taksat.