“Berishën nuk e ndal asgjë që të jetë pjesë e grupit të PD”, Noka i ashpër me Nikollën: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoregjimit dhe fytyra e turpit të këtij Parlamenti

by editor

Deputeti Flamur Noka ka qenë i ashpër në gjuhën përdorur ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla pas mos pranimit të rikthimit të Sali Berishën në grupin parlamentar të PD.

Advertisements

Noka e ka quajtur Nikollën “përfaqësuese dinjitoze e narkoregjimit, je fytyra e turpit të këtij Parlamentit”, ndërsa shtoi se askush nuk e ndal Berishën të jetë pjesë e grupit të PD.

Advertisements

“Na keni kthyer në objekt diskutimi në Europë sepse Shqipëria sot prodhon destabilitet e trafik droge. Para e të nisin diskutimet, merr parasysh kërkesën e grupit të PD. Rregullorja përcakton qartë procedurën e hapat kur një deputet është anëtar i një grupi.

Në një narko shtet ku keni mbase rregulla të tjera por për sa kohë ky vend quhet Republika e Shqipërisë, ne kemi një kushtetutë.
Je përfaqësuese dinjitoze e narkoregjimit, je fytyra e turpit të këtij Parlamentit.
Berishën askush nuk e ndalon të jetë deputetet i Shqipërisë sa kohë është në listat dhe grupi ka përcjellë një listë ku janë të gjithë deputetët. Nuk ke asnjë autoritet mbi këtë grup”, tha ai.

You may also like