Ka kaluar një javë nga vdekja e Silvio Berlusconit, ish-presidentit historik të Milanit për 31 vite, periudhë në të cilën fitoi 29 trofe; edhe një javë tjetër do të duhet të kalojë para hapjes së testamentit të ish-kryeministrit italian, që do të bëhet më 26 qershor, tri ditë para mbledhjes së zakonshme të “Fininvest”.
Advertisements
Trashëgimia e “Kavalierit” është e gjerë dhe përfshin: vila, varka, vepra arti, investime personale dhe mbi të gjitha aksionet e kompanisë mëmë, për një vlerë prej rreth 4 miliardë eurosh.
Advertisements
Në hapjen e testamentit do të zbulohet se si Berlusconi ka vendosur t’i ndajë pasuritë e tij midis pesë fëmijëve dhe, gjithashtu partneres së tij, Marta Fascina. Në fakt, kjo e fundit duket se merr një shumë që varion nga 50 deri në 120 milionë euro, por edhe disa prona.
Për pronësinë e “Fininvest”, fëmijët e tij, Luigi, Barbara dhe Eleonora, që ka pasur nga ish-bashkëshortja Veronica Lario, do të kenë gjithsej 46% të aksioneve. Marina dhe Pier Silvio, fëmijët me Carla Elvira Dall’Oglio, do të marrin 32% të aksioneve.
Megjithatë, Berlusconi mund të ketë vendosur edhe për 20% të aksioneve që mund të disponojë, në mënyrë që në krye të kompanisë mbetet të personi që e ka menaxhuar deri më tani, pikërisht vajza e tij, Marina.