“Beteja” për votat! PS çel sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit, ja orari kur do të mbahet! Slogani i Ramës: “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”

“Shqipëria 2030 në BE! Vetëm me Edin dhe PS” është slogani me të cilin do të dalë në fushatë oferta politike e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Advertisements

Ideja e sloganit është premtimi për të ecur para drejt integrimit në BE, drejt pasaportës europiane, drejt zhvillimit perëndimor, që ka qenë edhe lajtmotiv i takimeve që Edi Rama ka zhvilluar gjatë muajit prill.

Advertisements

Kjo fushatë e socialistëve nisi që dje me gratë, ku me zë dhe figurë u zhvilluan 12 aktivitete në të njëjtën kohë paralelisht, të grave socialiste në 12 qarqet e vendit. Ndryshe nga fushatat e shkuara, socialistët zhvilluan jo 1, por 12 takime elektorale me fokus gruan në ditën e parë të çeljes zyrtarisht të fushatës. Drejtuesit politikë të 12 qarqeve prezantuan kandidatet socialiste.

Mesdita e sotme e gjen Edi Ramën bashkë me mbështetësit socialistë në zemër të Tiranës, ku socialistët nga 37 mandate, duan të fitojnë 20 në qarkun më të madh të vendit. Kurse sot në orën 12:00 pritet që të nisë zyrtarisht fushata elektorale për socialistët, për arsye se është menduar dhe simbolika e me numrin ‘12’.

Socialistët do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, më 12 prill, në orën 12:00 nën simbolikën e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian. Kryesocialisti Rama do ta vijojë fushatën elektorale të dielën, ora 15:00 me shqiptarët e Milanos.