Një rast i paprecedentë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku këngëtari Jozi ka tentuar të puthë me zor modelen, Loredana, kundër dëshirës së kësaj të fundit.
Advertisements
Të gjithë banorët po luanin një lojë të caktuar nga Vëllai i Madh, por mesa duket Jozi e ka marrë si një “miratim” që të tentojë të puthë në buzë Loredanën, e pse kjo e shtyu disa herë që ai mos ta bënte një veprim të tillë.
Advertisements
Modelja u largua nga loja dhe shkoi e tensionuar në dhomën e gjumit, teksa u ndoq nga pas nga këngëtari.
Loredana u përball me Jozin, duke i sqaruar qartazi që ishte një veprim pa konsensusin e saj, e që ai nuk duhej ta bënte, por përgjigja e këngëtarit lë për të dëshiruar, pasi i tha “Dua unë!”, duke mos marrë parasysh se ajo nuk e dëshironte një gjë të tillë.
Sakaq, modelja e paralajmëroi këngëtarin se do të marrë masa për gjithë këtë situatë të keqe të krijuar prej tij.
Loredana: Po nuk dua unë!
Jozi: E thotë Vëllai i Madh! Unë dhe Vëllai i Madh jemi më të “mëdhenj’ se ty.
Loredana: Kur unë them jo, është jo! Unë nuk dua…
Jozi: Do Vëllai i Madh dhe dua unë! Jemi dy veta kundër teje dhe brenda kuadrit të lojës bëjmë ç’të duam!
Debati i plotë:
Loredana: Ha shqip ti?
Jozi: Këtu jemi te Vëllai i Madh, nëse Vëllai i Madh më thotë unë do e bëj.
Loredana: Nuk ma bën dot mua me zor! Je shumë zero! Të betohem në Zot je shumë zero!
Jozi: E thotë Vëllai i Madh…
Loredana: Çfarë thotë Vëllai i Madh?
Jozi duke qeshur: Ai është shefi, ai është i madhi.
Loredana: Po çfarë thotë Vëllai i Madh?
Jozi: Ai është i madhi.
Loredana: Ore nuk tha në buzë. Aq i trashë je?
Jozi: Ai tha kështu, putheni ku të doni.
Loredana: Jo, s’dua unë. Përderisa unë nuk dua, pikë!