“Betohesh në Zot për një lojë!”- Debat i ashpër mes Romeo Veshajt dhe Jul Dedës, aktori: Të të vijë zor, sot është natë e shenjtë! Je gjithë ai burrë

by editor

Dy aktorët, Julian Deda dhe Romeo Veshaj, janë përfshirë në një debat të ashpër mes njëri-tjetrit ditën e sotme, ku shkak është bërë një mision sekret që Juli kushte bashkë me Erjola Doçin, për të fshehur cigaret e banorëve në shtëpi.

Advertisements

Ndërsa banorët kishin nisur të gjenin dy të përfshirët në këtë mision, Romeo ka dyshuar tek Juli, i cili ndryshe nga herët e tjera nuk ishte betuar për familjen, po për Zotin, se nuk ishte ai që kishte fshehur cigaret

Advertisements

Romeo ka reguar ashpër ndaj këtij veprimi të Julit, ku shprehet se në një natë të shenjtë siç është Nata e Kadrit, ai gënjen.

“Të të vijë zor se është natë e shenjtë. Sot është Natë Kadri”, është shprehur Romeo, ndërsa Juli është përgjigjur duke i thënë: “Është misioni, çfarë ti bëj misionit? Zoti më faltë, por duhet ta bëja.”

Advertisements

Pjesë nga debati:

Romeo: Ik ore betohesh në Zot për një lojë.

Juli: Përdore, përdore.

Romeo: Më e drejtë ajo tjetra, nuk u betua fare. Të të vijë zor. Të të vijë zor se është natë e shenjtë. Sot është Natë Kadri. Është lugat.

Juli: Është misioni, çfarë ti bëj misionit? Ik falu ik. Që kur ka ikur Lisi nuk je falur një herë. Je hipokrit me besimin ti.

Romeo: Në lojë nuk betohem në Zot unë ore. Mos më trego mua respektin në Zot. Të të vijë zor nga vetja, gjithë ai burrë.

Juli: Zoti më faltë, por duhet ta bëja.

Romeo: Ik se nuk e shikoj dot me sy.

Erjola: Mjaft se ishte mision.

You may also like