Bie nga kati i pestë i pallatit, vdes 27 vjeçarja në Kamëz

by editor

Një 27 vjeçare ka ndërruar jetë këtë të dielë në Tiranë, pasi ka rënë nga kati i pestë i një pallati.

Advertisements

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, në rrugën “Teuta” Kamëz, ku në rrethana ende të paqarta e reja ka rënë nga lartësia, duke marrë plagë të rënda. 27 vjeçarja është dërguar në spital për ndihmë mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë.

Advertisements

Njoftimi i policisë:Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.

You may also like