Një punëtor i huaj ka humbur jetën duke rënë nga lartësia në fshatin Ruzhdi, në Patos, raportoi për Balkanweb gazetari Ilmi Saliaj.
Advertisements
Sipas burimeve paraprake, punëtori, rreth 37 vjeç dhe me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.
Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke punuar, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.
Advertisements
Ne vendgjarje ka mberritur policia për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes
Patos/Informacion paraprak
Advertisements
Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.