“Nuk ma ka treguar mbiemrin. Është afër 40 vjeç, është pak si tip mafioz”
Advertisements
Këngëtarja e njohur, Big Mama, ishte një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me top” në “E Diell”, Top Channel. Gjatë intervistës me dy moderatorët e njohur, Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharka, asaj iu dha një sfidë.
Advertisements
Big Mama duhej që të telefononte mikun e saj, Bes Kallaku dhe ti thoshte ‘duan të më martojnë me dikë nga Bubqi”, pra nga fshati i tij.
Fillimisht këngëtarja ngurroi që të bënte sfidën, pasi tha se nuk e thërrisnin njëri-tjetrin në emër, por kanë pseudonime dhe ‘do bëheshin hor’. Por më pas ajo e telefonoi Besin.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Big Mama: O Bes, ku je o shpirt
Bes Kallaku: Ku je ti?
Big Mama: Unë kam ardhur në Tiranë. A je në Tiranë takohemi pak. Kam një pyetje. Më thuaj a e njeh një Alban nga Bubqi?
Bes Kallaku: Alban nga Bubqi? Alban kush?
Big Mama: Nuk e di Alban kush. Dëgjomë, më ka shkruar dhe jemi në kontakt gati 4 muaj
Bes Kallaku: Po?
Big Mama: Kam ardhur ta takoj por nuk e di a është njëri tamam a jo
Bes Kallaku: O zemër dua mbiemrin. A e ke për shok a për ça?
Big Mama: Për shok, për martesë
Bes Kallaku: Për martesë, shumë bukur, hajde nuse në Bubq
Big Mama: Ej, a nuk e njeh? Më tha se të njeh mirë
Bes Kallaku: Nuk e di, më thuaj mbiemrin
Big Mama: Nuk ma ka treguar mbiemrin. Është afër 40 vjeç, është pak si tip mafioz
Bes Kallaku: Ku ka mafioz Bubqi, ça thua ti
Big Mama: Po më ka gënjyer garant
Bes Kallaku: Ku ka mafioz në Bubq, e vetmja mafioze në Bubq është Ija ime
Big Mama: Ta haj zemrën. O Bes, jam në Top Channel e më detyruan të të thirri ty.