Bilanci i “Flakëve në det”: Në pranga shefi i Policisë, “bosi i kokainës” Gëzim Çela dhe tre të tjerë jashtë Shqipërisë (E PLOTË)

by editor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë bilancin e hetimeve dhe operacionit që është zhvilluar sot në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme. Në pranga ka rënë shefi i Policisë së Laçit dhe janë shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë.

Bëhet fjalë për shtetasit: Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë; Roland Guza, banues në Durrës dhe Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.Ky operacion është vazhdim i atij të quajtur “Flakë në det”, i zhvilluar më 15 gusht në mes të detit. Ai u organizua në bazë të inteligjencës policore dhe u realizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, GDF-në, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe FRONTEX-in.

Advertisements

Në atë kohë, strukturat monitoruese në terren u njoftuan për lëvizjen e një mjeti lundrues të shpejtë nga laguna e Patokut në drejtimin jug-perëndim. Ky mjet lundrues ka kontaktuar në det në një distancë 12 milje një tjetër mjet lundrues tip velierë, dhe dyshohet se shtetasit në këto 2 mjete lundruese kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Shtetasit që ndodheshin në velierë, sapo kanë konstatuar se ishin të rrethuar nga Policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi kanë tentuar të largohen, por janë kapur në flagrancë.

Advertisements

Në të njëjtën kohë kur u ndërhy nga deti, Forcat Speciale “RENEA” ndërhynë nga toka, në ambientet e një lokali në lagunën e Patokut, ku qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

Advertisements

Në Polici u shoqëruan dhe u arrestuan 4 shtetas shqiptar dhe 2 shtetasit ukrainas, të cilët u kapën në mjetin e vogël lundrues, në afërsi të velierës, të cilës i kishin vënë zjarrin. U sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një shumë e madhe parash, në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera.
Gjithashtu, u sekuestruan një sasi prej 23 kg lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, e gjetur në det, në afërsi të vendit ku u fundos veliera e djegur dhe një mjet lundrues gomone, bashkë me GPS.

Hetimet e thelluara zbulojnë trafikantët dhe bashkëpunëtorët – 9 Tetor 2023

Në vijim të hetimeve intensive dhe të pandërprera në kuadër të operacionit “Flakë në det”, të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit:

-Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe;
-Arben Dalipaj, banues në Vlorë;
-Roland Guza, banues në Durrës;
-Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.

* Pamjet e operacionit “Flakë në det”, 2 muaj më parë në Shqipëri

You may also like