BKH i sekuestroi celularin/ Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës

Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të anuluar sekuestrimin e celularit të saj.

Advertisements

Me këtë vendim, Apeli lë në fuqi masën e dhënë më herët nga shkalla e parë, duke i dhënë të drejtë kërkesës së prokurorisë për të sekuestruar pajisjen si pjesë e hetimeve në vijim.

Advertisements

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.