“Blendi Klosi, kumarxhi i sëmurë, një nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj”- Berisha: Vengu, ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut

by editor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar transferimin e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi si drejtues qarku në Dibër dhe caktimin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu në qytetin e Vlorës për organizimin e zgjedhjeve të 11 Majit në strukturat e Partisë Socialiste.

Advertisements

Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se Blendi Klosi u dërgua në Dibër, sipas tij, “për t’u internuar”, ndërsa e quajti një kumarxhi i sëmurë dhe ndër bixhozxhinjtë më të mëdhenj në vend.

Advertisements

“Degdisja apo transferimi i Blendi Klosit ka të bëjë me personalitetin e Blendi Klosit, i cili është i njohur tashmë, është i demaskuar si njëri nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj të Shqipërisë”, tha kreu i PD-së.

Sali Berisha shtoi se Blendi Klosin “nuk e pranojnë kudo që e çojnë, e përçmojnë”, ndërsa theksoi se “I turpëruar prej tij prej borxheve të tmerrshme që ka krijuar me kumar, i sëmurë si kumarxhi, e çojnë tani gjoja në Peshkopi”.

Ndërsa për ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, Berisha u shpreh se “është bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti”.

Kryedemokari e quajti ministrin Vengu një “ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut”.

“Vëngun e dërgoi gjoja për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit. E vërteta është se imazhi i Pirro Vengut është po aq i nxirë sa imazhi i Çuçit”, deklaroi ai.

Sali Berisha: Së pari, degdisja apo transferimi i Blendi Klosit ka të bëjë me personalitetin e Blendi Klosit, i cili është i njohur tashmë, është i demaskuar si njëri nga bixhozxhinjtë më të mëdhenj të Shqipërisë.

Blendi Klosi është një kumarxhi i sëmurë, dhe nuk e pranojnë kudo që e çojnë, e përçmojnë.

Dhe tani ta çojë atje në Peshkopi, ata janë një republikë tjetër. Ata në fakt i japin ujë me bisht të lugës Blendi Klosit. Kështu që e çojnë për ta internuar Blendi Klosin.

As fiton, por i turpëruar prej tij prej borxheve të tmerrshme që ka krijuar me kumar, i sëmurë si kumarxhi, e çojnë tani gjoja në Peshkopi. Kjo është historia e Blendi Klosit.

Ka dërguar Pirro Vengun, i cili rezulton bashkautor në krime të rënda me drogën si drejtor porti, rezulton një ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut. Po pse? Se Çuçi edhe ai është i diskredituar. Çuçi është i refuzuar gjerësisht nga qytetarët e Vlorës.

Vëngun e dërgoi gjoja për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit. E vërteta është se imazhi i Pirro Vengut është po aq i nxirë sa imazhi i Çuçit.

Natyrisht ky thotë do dal haptas dhe u thotë atyre të tjerëve, por garën e tij do t’ua publikoj këto ditë stafin elektoral të Edi Ramës në Shkodër, do i shihni vetë se kush është staf elektoral i Edi Ramës.

You may also like