‘Blindohen’ varrezat/ Pamjet e Dritan Dajtit gjatë përcjelljes së nënës së tij për në banesën e fundit

by editor

Dritan Dajti ka marrë pjesë këtë të shtunë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

Advertisements

I rrethuar nga Forcat Operacionale të Burgjeve, Dajti shihet me syze mbi varin e të ëmës, ku në krah i qëndrojnë efektivët e armatosur dhe me antiplumb.

Advertisements

Dajtit iu miratua leja nga drejtoria e burgjeve, një ditë më parë, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Ishin forcat RENEA ato që e shoqëruan vrasësin e 4 policëve nga burgu i Peqinit në drejtim të Tiranës. Pas përfundimit të ceremonisë mortore, Dajti po rikthehet nën masa të rrepta sigurie në burgun e Peqinit, ku duhet të vuajë burgimin e përjetshëm.

Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në Plazhin e Durrësit, ku u vranë dëshmorët e policisë; Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.

Advertisements

Ngjarja cilësohet si ndër më të rëndat për forcat e policisë. Dajti së bashku me personat që e shoqëronin ju përgjigjën me armë skuadrës së policisë që kishte shkuar për arrestimin e tij. Në këtë ngjarje u plagos vet Dajti, si dhe u vra shoqëruesi i tij, Ledjon Mara dhe u plagos Fatjon Shamku.

You may also like