Blindohet Vlora! ‘Buzëderri’ nga burgu në varrimin e të birit Gëzim Sinomati! E shoqërojnë 100 policë! 23-vjeçari u ekzekutua nga qitës profesionist

by editor

Nuk ka ende prova për zbulimin e autorëve që ekzekutuan Gëzim Sinomatin, por ceremonia e varrimit të tij, u shoqërua më masa të larta sigurie nga policia, për shkak të pranisë së babait të tij Sokol Sinomati. Ish pjesë e bandës së Gaxhait, Sinomati i madh mori leje nga burgu për të varrosur të birin që ia vranë ndërsa ai e po priste në Vlorë deri kur do të liroheJ

VLORË- Më shumë se 100 policë, ekspertë të antikrimit, dhe ato të RENEA-s, u angazhuan për sigurinë e Sokol Sinomatit, që kur me leje doli nga burgu i Fushë-Krujës deri në Vlorë, për të përcjellë në banesën e fundit, të birin, Gëzim Sinomati. 23 vjeçari që mban emrin e xhaxhait të tij të madh, vrarë gjatë trazirave të 97-s, u ekzekutua me snajper duke pirë cigare në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati pranë Poliklinikës, mbrëmjen e së dielës (7 Janar).
Siç shikohet edhe nga pamjet, në hyrje dhe në dalje të Babicës, aty ku ndodhen varrezat, askush nuk mund të afrohej, apo të kishte mundësi për të parë ceremoninë. Policia blindoi thuajse gjithë Vlorën. Sinomati i madh, Sokoli, i njohur ndryshe me nofkën “buzëderr”, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirtave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge.
Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku. Si i përfshirë në konflikt me grupin tjetër, çka ka shkaktuar shumë viktima, të vrarë e të zhdukur, jo vetëm në Vlorë, policia ishte e në gatishmëri për të shmangur ndonjë atentat të mundshëm ndaj Sinomatit që varrosi të birin.

Advertisements

You may also like