Bllokohet sërish rruga Kallpaq – Janinë, policia kufitare del me njoftimin e rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve

by editor

Policia kufitare greke njofton se nga ora 10 e mëngjesit të sotëm, deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Gjithashtu, raportohet se, lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.

Advertisements

“Kakavijë- Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë. Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.

You may also like