Ted Blushi, sekretar i Partisë së Lirisë, thotë se operacioni për arrestimin e Ilir Metës u drejtua nga Vilson Bala.
Advertisements
Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi ka kërcënuar Balën duke i thënë se “nuk do shpëtojë pa ndëshkim”.
Advertisements
Ai gjithashtu thotë se pasi arrestoi Metën, Rama do e shpërblejë Vilson Balën me postin e drejtorit të Policisë në Tiranë.
Reagimi i Tedi Blushit:
Ky është VILSON BALA. Nga Shtoi i Shkodrës.
Më 21 tetor 2024 drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!
Madje e ka renditur të parin në listë!
Vilson Bala do të kallzohet penalisht.
Siç u kishim premtuar shqiptarëve, zbardhja me emra dhe fytyrë e të gjithë bandës së terroristëve të maskuar vijon!