B*MBË NGA QIELLI NË TIRANË/ Kamerat fiksojnë një person me pantallona të shkurtra, policia zbuloi se në banesë kishte njerëz, por pas shpërthimit u…

Policia e Tiranës ka arritur të zbulojë prezencën e një personi menjëherë pas shpërthimit më tritol në katin e 9 të një pallati në Tiranë.

Advertisements

Burime për gazetarin Edison Vatnikaj bëjnë me dije se rreth orës 23:45 është dëgjuar shpërthimi, e ndërsa rreth orës 23:50 kamerat kanë fiksuar një person që largohet me shpejtësi.

Advertisements

Nga verifikimi paraprak mësohet se ai kishte të veshur pantallona të shkurtra e ndërsa nga identikiti i tij besohet se ishte Bernard Sinomataj.

Pikërisht për këtë të fundit Policia e Tiranës beson se ishte planifikuar sulmi me lëndë plasëse me dron.

Pas marrjes në dijeni të shpërthimit policia është ngjitur në katin e 9 ku brenda në një dhomë rezulton që televizori ishte ndezur çka ngrejnë dyshimet e forta që brenda ka pasur njerëz, por hetuesit nuk kanë gjetur asnjë.

Nga ekspertiza rezulton se lënda plasëse ka qenë me sasi të vogël, pasi nga dëmet e këqyrura rezulton se dëmtim ka vetëm pjesa e fasadës së murit.

Policia thotë se ka administruar një gjysmë dëshmi të vajzës që e kishte marrë me qira hyrjen.

Marrja e deklarimit është bërë nëpërmjet telefonit ku ka treguar se ndodhet jashtë Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa Bernard Sinomati nuk është gjetur nga policia. Ky dyshohet të jetë dhe shënjestra e sulmit lëndë plasëse. Dyshimet lidhen me të shkuarën e tij ku disa herë i ka shpëtuar disa atentateve.

Bernardi është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait”, dhe xhaxhai i Gëzim Sinomatit, të ekzekutuar me snajper në Vlorë, janarin e 2024-ës.