Bosi i klanit të rrezikshëm: Më detyruan shqiptarët të shes …

Sammy Miri, bosi i klanit të rrezikshëm Miri, ka dalë në gjyq në Gjermani. Miri mbërriti në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Atij i ishin vendosur kufje dhe sytë i ishin mbuluar.

Advertisements

Ndërkohë, Miri, 38 vjeç, shoqërohej nga forca të shumta të policisë speciale dhe mjete të blinduara.

Advertisements

Ai akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha droge.

Gjatë gjyqit, ai pranoi se ka shitur kokainë, por tha se e ka bërë pas presioneve që i kishte bërë një bandë shqiptarësh. Miri tha se shqiptarët i kishin kërkuar që të paguante borxhin e vëllait të tij.

Për të shlyer këtë borxh, shqiptarët i kishin propozuar që të blinte kokainë prej tyre dhe ta shiste. Përfitimet do shkonin për bandën e shqiptarëve.

Vëllai i Mirit është dënuar me 14 vite burg, ndërsa edhe Miri rrezikon një dënim të gjatë. Vendimi për të prittet të jepet në mars të këtij viti.