“Jam mirënjohëse për mundësinë për t’u lidhur me njerëzit në një nivel personal dhe për t’u treguar atyre se policët…”
Advertisements
Elidona Syla
Tani që rrjetet sociale janë kaq shumë të përhapura, secili nga ne mund të bëhet viral, madje edhe një police.
Advertisements
Një oficere e re policie nga Kolumbia ka bërë mjaft bujë në “TikTok” me pamjen e saj mahnitëse dhe personalitetin argëtues.
Ajo është, Alexa Narvaez, e cila hapi llogarinë e saj në “TikTok” si një mënyrë për t’u lidhur me komunitetin dhe për të treguar një anë ndryshe të zbatimit të ligjit.
Advertisements
Por ajo që nuk priste ishte që bukuria dhe sharmi i saj të tërhiqnin kaq shumë ndjekës. Mediat e huaja shkruajnë se në vetëm pak javë, videot e saj në këtë rrjet social kanë mbledhur mbi 2 milionë shikime, ku fansat “çmenden” pas tipareve të saj mahnitëse dhe buzëqeshjes.
Ndërsa fama e saj në “TikTok” e ka sjellë atë në qendër të vëmendjes, ajo thotë se pasioni i saj i vërtetë është t’i shërbejë komunitetit të saj si oficere policie.
“Unë e dua punën time dhe dua të ndihmoj njerëzit”, thotë ajo.
Disa kritikë kanë ngritur shqetësime se popullariteti i polices mund të largojë vëmendjen nga serioziteti i punës së saj.
Por oficerja thotë se ajo e merr shumë seriozisht rolin e saj si oficere policie dhe nuk i komprometon kurrë detyrat e saj për hir të mediave sociale.
“Unë jam mirënjohëse për mundësinë për t’u lidhur me njerëzit në një nivel personal dhe për t’u treguar atyre se policët janë gjithashtu njerëz”, thotë ajo.