Breshër e reshje të dendura shiu në Bulqizë, bllokohen disa rrugë të qytetit

by editor

Qyteti i Bulqizës është përfshirë nga një mot i pazakontë ditën e sotme.

Në një kohë kur vendi po përballet me temperatura ekstreme, në Bulqizë bie shi e breshër.

Advertisements

Mësohet se në pak minuta reshje, janë përmbytur disa rrugë si dhe rruga që lidh qytetin e ri me atë të vjetër, kjo për shkak të bllokimit të kanaleve anësore.

Era e fortë e shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që edhe disa degë pemësh të këputen e të bien në rrugët e qytetit.

Advertisements

You may also like