Një stuhi e fortë breshëri goditi zonën fushore të Elbasanit, duke shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella dhe pemëtari. Më të goditurat janë fshatrat Bathës dhe Llixhë, ku fermerët po përballen me pasoja të rënda ekonomike.
Advertisements
Stuhia zgjati mbi 30 minuta dhe, sipas banorëve të moshuar të zonës, ishte më e forta që kanë parë ndonjëherë.
Advertisements
“Breshëri na rrënoi gjithçka. S’na ka mbetur asgjë për të shitur apo për të ngrënë,” thotë një prej fermerëve të zonës.
Megjithëse dëmi erdhi nga një fenomen natyror, fermerët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti, pasi për shumë prej tyre bujqësia është e vetmja burim jetese. Ata apelojnë për ndihma dhe vlerësim të dëmeve, për të përballuar pasojat e stuhisë.