Stuhitë e forta në Spanjë me reshje të dendura shiu dhe përmbytje u kanë kushtuar jetën dhjetëra vetëve. Kryeministri i Rajonit Autonom Lindor të Valencias, Carlos Mazón, tha, se “mund të konfirmojmë se janë gjetur të vdekur”.
Advertisements
Në bilancin e parë të mbrojtjes civile bëhet fjalë për 93 viktima. Në brendësi të vendit, në qytetin Albacete në rajonin Kastilia-La Mancha dhjetëra persona konsiderohen të humbur.
Advertisements
Të mërkurën pas stuhive të forta në mjaft rajone, forcat e shpëtimit po përballen me vështirësi që të hyjnë në zonat veçanërisht të prekura, sidomos në Valencia.
José Miguel Basset nga forcat e emergjencës në provincën Valencia tha, se shumë zona nuk mund të arrihen për shkak të rrugëve të bllokuara apo të përmbytura. Forcat e shpëtimit po përdorin helikopterë.
Advertisements
Përveç reshjeve të dendura të shiut, pati edhe breshër dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë, njoftoi shërbimi meteorologjik Aemet. Lumenjtë dolën nga brigjet, rrugët, shtëpitë dhe fushat u përmbytën në shumë vende, makinat dhe pemët u rrëzuan nga masat ujore. Si shkak autostradat dhe rrugët e vendit duhet të mbylleshin në jug dhe lindje të Spanjës. Trafiku ajror dhe hekurudhor gjithashtu u prek. Mësimet u anuluan në shumë shkolla dhe universitete. Në qytetin bregdetar të Andaluzisë, El Ejido, jo shumë larg nga Almeria, ku breshri kishte goditur veçanërisht rëndë mbrëmjen e së martës, fusha dhe qindra automjete u dëmtuan rëndë. “Breshri ishte i madh sa topat e golfit,” tha fermerja Mercedes González për “El Pais”.
Qeveria spanjolle në Madrid ka ngritur një shtab krize që u mblodh për herë të parë vonë të martën në mbrëmje për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga stuhia. Nga Madridi u dërguan njësi ushtarake të specializuara në operacionet e shpëtimit në Valencia për të mbështetur shërbimet lokale.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në një adresim publik për kombin, tha se dhjetëra fshatra dhe qytete janë përmbytur, ndërsa shumë rrugë e ura janë shkatërruar.
“Në emër të qeverisë dhe të popullit spanjoll, përcjell solidaritetin dhe ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi. Për të gjithë ata që po kërkojnë të zhdukurit, Spanja qan me ju, dhe është prioriteti ynë absolut për t’ju ndihmuar”, tha Kryeministri Sanchez.
Shumë të tjerë janë të zhdukur dhe autoritetet spanjolle dyshojnë se numri i viktimave mund të rritet.
“Ne jemi të bashkuar dhe do të rindërtojmë rrugët”, theksoi Kryeministri i Spanjës.