Peshëngritja shqiptare e ka mbyllur me një medalje të bronztë pjesëmarrjen e saj në Çmimin e Madh të Katarit.
Advertisements
Kjo medalje mban firmën e Briken Caljas.
Advertisements
Në stilin e shkëputjes, Briken Calja shkëlqeu, duke kaluar me sukses provën me 155 kg.
Ky është një rezultat i rëndësishëm për Caljen, i cili rikthehet te medaljet në evente prestigjioze ndërkombëtare pas rreth 2 vitesh.
“Të jeni të bindur që ky do të jetë viti i Brikenit, do të jap maksimumin tim jo vetëm në Lojrat olimpike por pse jo të këndohet himni ynë në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Sofie”, tha Briken Calja para disa ditësh.
Nga ana tjetër, peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka arritur të sigurojë pikët e nevojshme për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Në Kampionatin “Grand Prix II” që po zhvillohet në Doha të Katarit, Qerimaj garoi këtë të shtunë, ku dhe siguroi pikët.
Erkandi garoi në kategorinë 81kg dhe arriti vendin e katërt në stilin e shkëputjes me 153kg, stilin e shtytjes me 183kg si dhe në dygarësh 336kg në total.