Britania rrit tarifat për vizat/ A preken edhe shqiptarët? Avokati i njohur zbulon detajet e para: Ja sa do të paguajnë emigrantët nga kjo datë

by editor

Avokati, Naim Hasani, në një intervistë dha më shumë detaje në lidhje me vendimin e Britanisë së Madhe për rritjen e tarifave të vizave për emigrantët.

Advertisements

Avokati bëri me dije se nga data 4 tetor lejet hyrëse apo edhe lejet e qëndrimit do të rriten me 15- 20% për të gjithë emigrantën që duan të futen apo të qëndrojnë në Britani.

Advertisements

Hasani tha se nga 1560 paund që paguanin për dy vite e gjysmë, tani duhet të paguajnë 2584 paund për një leje.

Ai shtoi se nga ky vendim preken të gjithë emigrantët e huaj përfshirë dhe ata shqiptarë.

‘Do të ketë rritje 15-20% të të gjitha tarifave për shërbimet, për marrjen e lejeve hyrëse, ose leje qëndrimi për qytetarët e huaj. Padyshim kjo prek drejtpërdrejtë qytetarët shqiptarë që kanë lejeqëndrimi në Britani, ose që duan të bëjnë bashkim familjar, por dhe aplikimet për të drejtat e njeriut, ose aplikimet që bëjnë për të qëndruar me fëmijët e tyre. Pra një kategori të madhe të qytetarëve shqiptarë do të ketë një rritje që nga data 4 tetor. Dua të kujtoj se ligji për emigracionin në Britani është i tillë që amendamentet ligjore, hyjnë në fuqi në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa pasur nevojë për miratimin e parlamentit, mjafton që brenda një jave të paraqiten në parlament dhe do të përfundojnë në fletoren zyrtare” tha Hasani.

You may also like