Burg pa afat për Simon Gjokën! U arrestua për vjedhje, por përgjimet zbuluan se ngacmonte një 13 vjeçare

Gjykata e Lezhës ka vendosur burg pa afat për Simon Gjokën i cili u arrestua si hajdut por me pas rezultoi se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur 13 vjeçare.

Advertisements

Arrestimi i tij u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas vendosjes në përgjim, u zbulua se komunikonte me të miturën me biseda me kontekst seksual. E mitura ishte vajza e një lidhjeje miqësore që Simon Gjoka kishte me të ëmën e cila ishte invalide.

Advertisements

Menjëherë është bërë shoqërimi dhe marrja në pyetje në praninë e psikologut dhe nënës së saj të 13 vjeçares që ka dëshmuar se lidhja me 38 vjeçarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Në telefonin e së miturës janë gjetur videot intime dhe foto por vajza ka pranuar gjithashtu se 38 vjeçari e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion. Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar për prostitucion.

Nëse vërtetohen këto akuza pritet që ccështja ti kalojë krimeve të rënda. E mitura shiste qirinj në Kishën e Shna Ndout në Lacc, gjë që ka lehtësuar kontaktet e 38 vjeccarit Simon Gjoka me të miturën.