Burg për 4 shqiptarët në Angli/ Rrëmbyen italianin dhe e torturuan për 36 orë, për borxhin e drogës (EMRAT)

by editor

Në vendin ku 30-vjeçari u mbajt peng, policia gjeti sende të muluara me gjak që dëshmonin torturat të cilave ai u ishte nënshtruarKatër shqiptarë kanë përfunduar në burg, pasi akuzohen se kanë rrëmbyer një shtetas italian, i cili nuk iu kishte bërë pagesën për një borxh droge.

Shqiptarët e dënuar janë identifikuar si Ervis Ademi, Xhekson Malollari, Mariglen Elezi dhe Hydajet Kadriu, teksa Malollari dhe Elezi u shpallën fajtorë për komplot për rrëmbim, ndërsa Elezi u shpall fajtor edhe për posedim të një sasie të vogël kokaine.

Advertisements

Italiani, rreth të 30-tave, u mbajt për 36 orë kundër dëshirës së tij në një apartament në Cricklewood, në veriperëndim të Londrës, pasi u josh në një lokal në shkurt të këtij viti. Ndërsa ishte atje, ai bëri disa telefonata me ish-partneren dhe miqtë e tij për ta ndihmuar të paguante 110,000 paund, pasi po ia kërkonin në lidhje me një borxh droge që i detyrohej mikut të tij. Kur policia kishte hyrë në banesë më 18 shkurt, e gjeti të riun të gjakosur me disa plagë thike dhe mavijosje.

Pas arrestimit të shqiptarëve, oficerët kërkuan prova në banesë, ku gjetën kapuçët, sende të lyera me gjak, telefona celularë dhe çelësat e një makine që kishte qenë në skenën e rrëmbimit. Pamjet e kamerave të lokalit tregonin Malollarin si një nga personat që takoi viktimën në lokal. Po ashtu, pamjet e kamerave të sigurisë të marra nga një biznes aty pranë treguan të njëjtën makinë në vendin e rrëmbimit dhe të parkuar jashtë banesës.

Advertisements

You may also like