Bushati ‘shpërthen’ ashpër: Veliaj po hetohet si hajdut ordiner, jo si pjesë e makinerisë kriminale të rilindjes

Andi Bushati, tha për një emision televizizv se Rama është ai që ka marrë në pushtet SPAK-un, ku hoqi emrin e vëllat të tij Olsi Ramës nga çdo dosje e prokurorisë dhe se Veliajn po e heton jo për vjedhjet me 5D apo inceneratorët por për vjedhje që i ka kryer jashtë makinerisë kriminale të rilindjes.

Advertisements

I ftuar në intervistën e ditës në edicionin informativ të lajmeve me Armela Ferkon, gazetari Andi Bushati foli mbi amnistimin e Olsi Ramës nga SPAK dhe drejtësinë e cila po funksionon me standarte të shumëfishta.
Bushati i pyetur mbi çështjen e Olsi Ramës ka cilësuar se SPAK e fshiu atë nga çdo dosje dhe nuk morëm asnjë përgjigje se pse ky emër u fshi nga çdo dosje e prokurorisë.

Advertisements

Ai cilësoi se Rama është ai që drejton faktet dhe kalendarin e SPAK, çka duket qartazi në informacionet që ky i fundit ka mbi ngjarjet dhe dosjet në SPAK.

Bushati, i pyetur edhe mbi çështjen Veliaj tha se negociatat për këtë çështje janë mbyllur dhe ai nuk po hetohet për vjedhjet e kryera në bashkëpunim me Ramën por për vjedhjet të lejeve të ndërtimin, duke e shitur Veliajn si një hajdut ordiner dhe jo si një pjestarë të makinerisë kriminale të rilindjes.

Andi Bushati:

Jemi në informacionet e para dhe nuk kemi diçka zyrtare nga SPAK. Për të qenë i saktë unë mund ta besoj që SPAK thotë që Olsi Rama nuk është i përfshirë në trafik droge, pra kanë hetuar dhe nuk kanë gjetur fakte dhe këtë mund ta besoj kushdo se fundja, çdo kishte vëllai i kryeministrit të merej me trafik droge.

Por thënë ktë pyetje që shtrohet është, a na ka zbardhur ne SPAK apo drejtësia faktin se pse emri i Olsi Ramës duhet të fshihej nga dosjet e prokurorisë? A duhet të kishim një zbardhje pse u fsheh ky emër, mos kemi një drejtësi që shërben si fshesë propagandistike e Ramës dhe qeverisjes së tij?

Fakti që kjo u fsheh dhe ne nuk kemi përgjigje nga drejtësia e vendit tonë pse u fsheh, e njollos keq këtë lloj drejtësie që nga prokuroria e Olsi Çelës e deri tek SPAK-u i Altin Dumanit.

Në raport me SPAK, Rama është padron i fakteve dhe i kalendarit. Duket qartë që nga detyrimi për dorëheqje e Lefter Kokës e deri sot Edi Rama përcakton kalendarin e SPAK. Ai është në dijeni të ngjarjeve, është i paralajmëruar për to dhe nuk ka më skrupuj për ti shpallur publikisht ato dhe për të treguar se ai është padroni i SPAK se ai e krijoj sic thot ai rëndomt.

SPAK ka krijuar besimtarë të religjionit SPAK, por po ti hysh analizës rezulton e kundërta. Më thoni një dosje ku SPAK e ka zbardhur nga fillimi në fund, si është vjedhur, si është kryer krimi, përmendi inceneratorët, Xibrakën, vetëm më thoni njëherë se kë dosje ka zbardhur nga kreu deri në fund.

Këtë përgjigje e kërkoj prej më shumë se një viti dhe skam marrë asnjë përgjigje…

Negociatat për çështjen Veliaj nuk është në zhvillim por ka përfundur. Edi Rama ka pranuar që Veliajn mund ta shesë po mund ta çoj dhe për dhjam qeni. Negociata është, jo për të njejtat vepra që Veliaj ka mëkatuar sëbashku me Ramën. Dhe Veliaj do shkojë si një njeri që ka zbatuar alibinë e Ramës. Nëqoftëse shohim hapat e intensifikimeve drejt Veliajt e gjitha po përmblidhet as për 5D as për inceneratorët por çfarë ka quar nga lejet e ndërtimit që i ka dhënë Abdylës në shtëpinë e Ajolës.

Pra çfarë ka vjedhur pa lejen e organizatës. Tendenca dhe negociata është që po e shitëm Veliajn ta shesim si një hajdut ordiner dhe jo si pjes e makinerisë kriminale të rilindjes.

Ky pakt është bërë mes SPAK dhe Ramës.