“Ça ke që shef?!”

by editor

Nga Erges Eskiu

Advertisements

“-Pse u godite me thike?
-Se po na shikonte.”

Advertisements

Per kaq po vriten e plagosen sot shqiptaret?!
-Po mire mo xhan se te pa te hengri?
Se te pa, te rrezoi krenarine ne toke?

Se te pa, te zhburreroi?
Se te pa, duhet ta godasesh? Me thike? Ne gjoks? Ta vrasesh? T’i marresh jeten? Po kush te ka edukuar ty mor xhan te mbash thike me vete?
Po kush te ka lene ty more xhani vogel te mbash thike me vete?
Ç’te duhet thika me vete ty o xhan?

Po e kupton ti se mbajtja e asaj thike me vete, te ben te papergjegjshem, te rrezikshem per veten dhe shoqerine?
Po provoje tek vetja njehere dhimbjen qe te shkakton prerja me thike, traumen, vuajtjen, rrezikun qe te shkakton ajo thike qe eshte krijuar per te prere ushqimin ose kafshen, por jo njeriun?!

Po e kupton ti mor xhan qe i ndalove jeten nje nje njeriu qe donte te jetonte, te gezonte, te shijonte, te festonte, te qante, te qeshte sipas qejfit te vet?
Po sikur dikush tjeter te te godiste ty me thik o xhan, te vendoste me shkarjen e vet te trurit, siç te shkau ty, te te ndalonte ty se jetuari e te te fuste 2 metra nen dhe ku trupin do te ta hanin krimbat, ti çfare do mendoje kur ta ndieje ate thike ne gjoksin tend?
Duke te rrjedhur gjaku mbi trup e toke… duke t’u paralizuar trupi… duke ndier dhimbjen ne gjoks… duke tu marre fryma, duke ngadalsuar zemra jote e brishte… duke te kapluar frika e humbjes se jetes… duke shpresuar se doktori, qe ti kurre nuk e kishe llogaritur, kurre nuk e kishe menduar deri ne ate moment sepse ti mendoje se gjithçka fluturonte mund te ishte e jotja, sepse mbajtja me vete e asaj thike ty te jepte pushtetin e me te fortit, mund te te shpetoje ty se mund te arrish ne kohe, se zoti do te ndihmoje se je djale i mire? Duke t’u ftohur trupi, çfare do mendoje?
-Pse dikush tjeter duhet te ta ndalte jeten ty?
Se e pe?

Keto ka ndjere edhe engjelli, qe ti e nise per ne parajse, nderkohe qe i “preve bileten” vetes per ne ferr ne toke e boten e pertejme.
Po kush je ti mor xhan, qe i merr jeten tjetrit?

Po a e kupton ti mor xhan, o njeri i brishte, dhimbjen, qe i shkakton nenes dhe babait te engjellit qe e dergove ne parajse?
A e kupton qe ia vrave zemren nenes se tij, ia preve gjunjet e krahet babait te tij?
Kush je ti? Kush te ka edukuar? Kush te ka lejuar ty te bredhesh lart e poshte me thike me vete?

Ne burg do te mbyllesh per 25 vitet e ardhshme! Jeten tende e flake, te ardhmen tende e shkaterrove. Mes kater murreve do jetosh…pas tre dyerve te hekurta do jesh.
Edhe kur te dalesh per te marre ajer, do jesh serish brenda nje kafazi. Liri nuk do kesh, as gocat nuk do i shikosh me, ose mund t’i shikosh ne revista, por ato as do te shohin e as do e dine qe ti ekziston per 25 vitet e ardhshme… dhe nuk jane 25 dite xhani vogel, por 9125 dite, 219000 ore qe ti nuk i numeron dot, aq kohe nuk do jesh i lire.
Po hyn me kockat e brishta dhe do dalesh atehere kur edhe mundesine per te krijuar familje do e kesh te vogel, se ndoshta askush nuk do te te doje te martohet me nje vrases, me nje burgaxhi, me nje njeri te rrezikshem.
Ti ndoshta pasi e godite engjellin me thiken gjithe gjak, te ka kapluar frika pernjehere dhe une e besoj keshtu ka ndodhur. Gjithe pushteti yt, gjithe fuqia qe mendoje se kishe u shemb pernjehere.
Ke shpresuar te shpetonte, te mos vdiste, shume ke shpresuar qe dikush ta çonte shpejt ne spital dhe ai te shpetonte se ti realisht ia mbathe nga frika dhe tentove te fshiheshe.

Aty je ndier shume i vogel para ligjit. Shpresove se policet nuk do vinin te te kapnin, se ti mund te fshiheshe, se askush ndoshta nuk te ka pare, se kjo qe ndodhi ishte nje enderr e keqe, por gjumi tu prish nga dje edhe ty siç ia prishe prinderve te tij.
Jeta t’u shkaterrua nga dje edhe ty siç ia shkaterrove nenes e babait te engjellit te cilit jeten ia ndalove me thiken tende.
Po e kupton qe shkaterrove edhe jeten e neses e babait tend o xhan?

Ishe i lire, levizje me makine fuoristrade, vije verdalle neper Tirane, doje te ishe ne qender te vemendjes, te kishe goca te bukura, te dilje per jete nate, ndersa tani do shtrengosh hekurat e ftohte te burgut te frikshem per 25 vitet e ardhshme!
Jeta jepet veç njehere o xhan dhe ajo eshte e shtrenjte. Jeta duhet jetuar pa cenuar lirite dhe te drejtat e tjetrit. Jeta eshte e çmuar dhe ajo duhet mbrojtur. Jotja dhe e tjetrit.
Konfliktet ne kete, zgjidhen me mire me bisede, me diskutim, pa dhune, me kulture.
Keto ti mund t’i kuptosh tani prapa hekurave, por une shpresoj qe ata qe jane te lire t’i lexojne leto rreshta e te mos gabojme si ty!

You may also like