Cahet diga e HEC-it në Lukovë, përmbyten 12 biznese, evakuohen banorët e zonës

Diga e hidrocentralit ne Bunec te Lukoves eshte demtuar diten e sotme duke shkaktuar rrjedhje uji dhe rrezik permbytje.

Advertisements

Policia tha se ka nisur evakudimi i banoreve dhes e deri tani, ka vetem deme materiale.

Advertisements

Sipas njoftimeve, uji ka hyrë në 2 biznese bar restorante në Bunec, ndërsa nga vërshimi i ujit dëme kanë pësuar edhe 10 biznese të tjera.

Hidrocentrali Sasaj është ndërtuar nga kompania ENERGO-SAS, e AGNA (ISH ANONIME KAKAVIJE) me aksionerë Aleksandër Naçi, 5%, Kosta Sotiri 32.5%. Vasil Naçi 32.5% dhe Kristo Naçi 30%

Punimet për HEC-in Sasaj kishin nisur 4 vite më parë, ndërsa vitin e kaluar banorët protestuan kundër projektit pasi u kishte dëmtuar rrugën.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik.