Policia ka reaguar në lidhje me një informacion të qarkulluar ditën e sotme, ku thuhej se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët.
Advertisements
Pas publikimit të këtij informacioni Policia sqaron se kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave”, thuhet në deklaratë.
Advertisements
Sakaq, vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar.