‘Camp Nou’ kthehet në arenë dhune/ Punëtorët shqiptarë përleshen me ata rumunë

by editor

Një përleshje mes punëtorëvë shqiptarë dhë rumunë është regjistruar pasditen e sotme në kantierin e stadiumit të “Camp Nou”.

Advertisements

Barcelona prej kohësh është duke ndërtuar stadiumin e ri ndërsa pjesë e punëtorëve që punojnë në kantier ka edhe shqiptarë.

Advertisements

Por kjo pasdite ka sjellë që kantieri i ndërtimit të kthehet në një arenë përleshjesh mes punëtorëve. Sot pasdite rreth orës 15:00 mësohet se ka pasur një përleshje mes punëtorëve nga Shqipëria dhe Rumania.

Gazetarja e “SER Catalyna”, Anna Punsi tregon se janë përdorur armë të ftohta dhe se u vendos që gjithë të përfshirët të pushohen nga puna.

Advertisements

Kjo nuk është përleshja e parë mes punëtorëve të “Camp Nou”, teksa një tjetër u zhvillua në maj kur të përfshirët mbanin madje armë, me policinë që duhej të ndërhynte.

“Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit”, shkruan gazetarja.

You may also like