Prokuroria e posaҫme, ka evidentuar edhe një tjetër pasuri në pronësi të Arben Ahmetaj, ku sipas të dhënave ka të bejë me një apratemtn, e cila është qëndruar në Arbnb dhe e quajtuar CasaAlba.
Advertisements
Për ktë pasuri, dëshmi ka dhënë ish-bashkëshortja e Ahmetajt Albina Mancka.
Advertisements
E pyetur më date 15.03.2023, shtetêsja Albina Mançka ka deklaruar se: …..ne katin e dytë perfituam nje apartament që është bërë AIRBNB dhe aktualisht është në pronësi të Arbenit, pas divorcit dhe nje apartament ku jeton nêna e Arbenit.
AIRBNB dhe apartamenti i nënës së Arbenit janë në katin e dytë kurse unë jam në katin e dhjetë.
Me arredimin e AIR BNB jam marrë vetëm unë.
Punimet për këtë përshtatje nga zyra në AIRBNB, i kam ndjekur unë. Janë bërë ndërhyrje me gips, pak hidraulike dhe mobilim.
Nuk disponoj ndonjë dokument mbi shpenzimet e kryera… Mobiliet ca i kemi blerë tek Jysku, kurse disa na i ka bërë një marangoz, por nuk ia di emrin.
Hidrauliku ka punuar pak tek ai i pallati i cili quhet Pëllumb Arkitekt ka qenë Blerti Kroi …
Për leje për kryerje punimesh besoj se është marrë Blerti. Të gjitha shpenzimet për rregullimin e ambientit të AIRBNB i kam paguar personalisht vetë.
Pasi ambienti u përshtat ne AIRBNB ra covidi dhe për rreth një vit nuk është dhënë me qira.
I kemi vënë emer “Casa Alba”, megjithëse mua më therrasin shkurt Alba vajzat e mia.
Unë gjeta një shoqeria e cila quhet Choose Balkan, e cila merret me menaxhimin e dhënies me qira, prej 2000 euro në muaj.
Edhe ujin dhe dritat i paguan kjo shoqeri kurse tatimin nè burim e paguajmé ne.
Por kur këtë pronë e mori Arbeni, më duket se ai këmbënguli që ta paguante shoqeria tatimin në burim.
Unë pronën e kam administruar deri në fund të gushtit 2022 dhe kur është bërë kontrata e re, e mori Arbeni, pas divorcit. Të ardhurat e kishim ndarë qe do shkonin për shkollën e gocës së vogël…”