Category: Lajme

  • Berisha premton taksën e sheshtë 10% për të ardhurat: TVSH do të zbresë në 15%. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël

    Berisha premton taksën e sheshtë 10% për të ardhurat: TVSH do të zbresë në 15%. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar planin e tij ekonomik dhe fiskal për uljen TVSH dhe taksave për prodhimin vendas dhe sipërmarrjen.

    Berisha është zotuar se do kthejë taksën e sheshtë 10% për te ardhurat. Kreu i PD është shprehur se taksa sheshtë do të vendoset 10 % për mbi të ardhurat dhe jo nga paga. Sipas tij do të ketë: “Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël”

    “Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore. Vendoset taksa e sheshtë 10 përqind mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen. Taksa e sheshtë 10 përqind mbi të ardhurat jo nga paga. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël. Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore. TVSH do ulet në 15 përqind, ikën tabuja 20 përqind. Taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet nga 18 përqind e çmimit të shitjes në 2 përqind të preventivit”, u shpreh Berisha.

    “Ekonomia, ekonomia, ekonomia është programi i Shqipërisë Madhështore.

    Konsulta intensive janë zhvilluar me biznesin, me grupet e interesit ndaj dhe ato janë pasqyruar në programin tonë.

    Kështu që sot po ju paraqes ju edhe njëherë të plotë programin e Made in Albania, programi që synon të nxisë prodhimin në Shqipëri, të ndezë motorët e prodhimit që po shuhen, po bien nga viti në vit në mënyrë të pandalshme.

    Përveç garancive ligjore të një kodi fiskal që do miratohet tre muajt dhe nuk do mund të ndryshohet, përveçse në rast se lehtësohet, jo rëndim për biznesin gjatë 4 viteve.

    Pra, kodi fiskal që do miratohet 3 muajt e parë do mund të ndryshohet gjatë 4 viteve për rëndime, por vetëm për lehtësime.

    Do të ulet numri i shkallëve të ndryshme tatimore.

    Vendoset taksa e sheshtë 10 përqind mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.

    Taksa e sheshtë 10 përqind mbi të ardhurat jo nga paga. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

    Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.

    Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore.

    TVSH do ulet në 15 përqind, ikën tabuja 20 përqind.

    Taksa e ndikimit në infrastrukturës do ulet nga 18 përqind e çmimit të shitjes në 2 përqind të preventivit.

    Shkak themelor i çmimeve strastosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat në fakt sipas rastit, minumimi 10-fishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe 20 apo 30-fishuan atë.

    Dhe e gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje.

    Ose duke i shndërruar apartamentet në molla të ndaluara.

    Jo vetëm kaq, por kjo ka një ndikim shumë të fortë tek qiratë. Dhe në vendin me rrogat më të ulëta në Euiropë, qiratë janë në nivelet më të lartat.

    Ne e ndryshojmë rrënjësisht këtë situatë. Taksa 3 përqind e strehimit social mbi çmimin e shitjes shfuqizohet. Nuk do ekzistojë.

    Tarifa 1 përqind e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit shfuqizohet. Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5 në 1 përqin”- tha Berisha gjatë prezantimit të planit.

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

  • Berisha: Shqipëria me këto rroga që ka, nuk pranohet kurrë në Bashkimin Europian!

    Berisha: Shqipëria me këto rroga që ka, nuk pranohet kurrë në Bashkimin Europian!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për programin e PD-së, pasi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë.

    Berisha tha se rrogat aktuale që ka vendi ynë, i pengojnë Shqipërisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Berisha: Shqipëria me këto rroga nuk pranohet kurrë në BE. Rrogat janë kriter por i pa shpallur dhe ky e frenoi rritjen e rrogave. Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter. Po i panë rrogat kaq të ulëta leje do thonë.

  • “Ulje e çmimit të karburanteve dhe energjisë për bizneset”- Premtimi i Sali Berishës: Taksa e shitjes së pronës do të shkojë nga 15% në 2%

    “Ulje e çmimit të karburanteve dhe energjisë për bizneset”- Premtimi i Sali Berishës: Taksa e shitjes së pronës do të shkojë nga 15% në 2%

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do të ulen çmimet e karburanteve dhe energjisë për bizneset.

    Kryedemokrati, theksoi gjithashtu se taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.

    “Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë kë do të shitet me 6 lekë, zbret 3-4 herë. Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%, taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e karburantit nuk do të mund të shitet karburant me ndryshimi plus minus 10% me pompat e vendeve fqinje përreth, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Berisha në konferencë me gazetarët.

    Deklarata e Berishës:

    Në konsultat tona, akciza për birrën do jetë me dy fasho.

    600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit.

    Dhe duke respektuar standardin e BE, 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.

    Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.

    Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.

    Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit.

    Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.

    Ajo që kanë vendosur këta mbi 12.5 përqind është një absurditet me brirë. Ne do nxisim prodhimin vendas. Natyrisht respektojmë rregullat e BE.

    Edhe njëherë, në qoftë se në nga aktet e para, hedhim në Lanë Ballkanin e Hapur, ne u qëndrojmë besnikë detyrimeve që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe procesi i integrimit në BE, pasi ato janë të studiuara.

    Psh BE pranon diferenca në akciza midis prodhuesve të mëdhenj dhe të vegjël dhe kjo është e bazuar në kostot që ka prodhuesi i madh me prodhuesin e vogël, por brenda një diapazoni të caktuar, pra nuk mund të jetë më shumë se 50 përqind diferenca.

    Por, siç e shihni, ne arrijmë të nxisim prodhimin në këtë mënyrë.

    Shpërblimet e dhëna me dëshirë dhe pa shtrëngesë nga klientët në njësitë që ofrojnë ushqime dhe pije janë të ardhura të përjashtuara nga tatimi si për kompaninë ofruese të shërbimit edhe për të punësuarit si kamarierë që përfitojnë prej tyre.

    Pra, ai që në botë quhet tip, në Shqipëri e quajnë bakshish, nuk tatohet.

    E kam theksuar edhe herën tjetër, energjia elektrike për biznesin nga 18-24 orë që është sot, do shitet në 6 lekë. Zbret pra 3-4 herë.

    Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15 përqind në 2 përqind.

    Taksa Rama e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10 përqind me pompat e vendeve fqinje.

    Bimët medicinave marrin një mbështetje preferenciale të fuqishme krahas ullirit dhe arrorëve dhe bimëve aromatike.

    Ato janë dhe duhet të jenë një burim i fuqishëm i të ardhurave të zonave ku ato rriten dhe nuk ka një vend tjetër të ketë biodiversitetin e Shqipërisë. Do ofrohen lehtësira logjistike dhe të llojeve të tjera. Linja kredi dhe nxitje e fuqishme e barabartë me ullirin dhe arrorët, të cilët ngelen përparësi të pandryshueshme dhe të suksesit tonë.

  • Rrëfimi tronditës i miqve të palestinezes që u vra nga babai në Tiranë: E ëma e viktimës ishte punonjëse se*si! Tha për mediat libaneze se e bija vdiq në aksident, kishte frikë se…

    Rrëfimi tronditës i miqve të palestinezes që u vra nga babai në Tiranë: E ëma e viktimës ishte punonjëse se*si! Tha për mediat libaneze se e bija vdiq në aksident, kishte frikë se…

    Miqtë e 24-vjeçares palestineze, e cila u vra në shkurt të këtij viti nga babai i saj në një apartament me qira ditore në Tiranë, rrëfejnë detaje tronditëse lidhur me planin djallëzor sipas tyre të prindërve të viktimës për të vrarë vajzën e tyre.

    Ata pretendojnë se nëna e Rayyan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte.

    Nëna e 24-vjeçares sipas tyre ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën, raporton gazetarja Sonila Topalli.

    Miqtë e viktimës kanë treguar se prindërit e 24- vjeçares kanë inskenuar gjithçka duke menduar se nëse vrasja kryhej në vendin tonë, atëherë miqtë e saj nuk do të zbulonin të vërtetën.

    “Rayyan kishte pasaportë greke por nuk mund të udhëtojë nga Gjermania sepse nuk ka leje qëndrimi gjermane, vetëm status azili. Ata besuan se nëse ajo vritet atje, ne nuk do të mësonim asgjë për fatinë saj pasi shtypi gjerman nuk publikoi asgjë për lajmin. Ne e kërkojmë prej një muaji, por deri dje nuk dinim asgjë. Ishte një lajm i publikuar në BalkanWeb ai që na zbuloi fatin e mikeshës tonë”, thanë ata.

    Sipas tyre, nëna e Rayyan Alwan ka njoftuar 2 ditë më parë familjen në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Madje për këtë është publikuar edhe një artikull në mediat libaneze.

    “Nëna e saj, dy ditë më parë, njoftoi familjen e saj në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Kjo është arsyeja pse ne nisëm të dyshonim dhe nisëm të kërkonim në internet, derisa hasëm në lajmin e publikuar nga ju. Ajo po ua fsheh krimin të gjithëve, por ne kemi zbuluar të vërtetën. Thjesht duam që të gjithë ta dinë se nëna dhe babai i saj ishin ata që e vranë. Ne duam vetëm trupin e saj që ta varrosim në Berlin”, u shprehën ata.

  • Banorët e Tropojës ngrihen në këmbë: Duam rrugën që e premtojnë për vota e s’e bëjnë kurrë (Video)

    Banorët e Tropojës ngrihen në këmbë: Duam rrugën që e premtojnë për vota e s’e bëjnë kurrë (Video)

    Për një orë rruga kombëtare Krumë – Qafë-Prush – Gjakovë u bllokua të dielën nga banorët e dy fshatrave të Golajt dhe Hasit.

    Me pankarta në duar, ata kërkuan përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, duke kërkuar një rrugë të kalueshme dhe të sigurt në aksin që lidh 20 fshatra.

    Ata paralajmërojnë Bashkinë se nuk do ndalen duke protestuar deri sa të kenë një zgjidhje.

    Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse zgjidhjen e kësaj çështjeje që prej vitesh është lënë në harresë duke ngelur vetëm premtime elektorale.

  • “Betohu që…”/ Egli e indinjuar pas lojës së Gjestit dhe Kellyt!

    “Betohu që…”/ Egli e indinjuar pas lojës së Gjestit dhe Kellyt!

    Gjesti pasi i ka treguar se i ka bërë një Prank i ka shprehur Eglit se:

    Betohu që je nervozuar me mua.

    Egli:

    Betohem në Zot që jam nervozuar.

    Gjesti:

    Pse moj?

    Gjesti:

    Ik se nuk dua të diskutoj më. E bëra edhe njëherë gabimin. Ah çfarë je ti i aftë me bë.

    Gjesti:

    Pasha shpirtin hajde pimë cigare.

    Egli:

    Të thash mos ma kthe në hajgare. Ik më lë në terezinë time. Futjani ndonjë raspodi tani.

  • “S’po kërkojmë luks”/ Banorët e Tropojës dhe Hasit protestë për amortizimin e rrugës: Premtime pafund, gropa pafund

    “S’po kërkojmë luks”/ Banorët e Tropojës dhe Hasit protestë për amortizimin e rrugës: Premtime pafund, gropa pafund

    Banorët e Tropojës dhe të Hasit kanë dalë paraditen e kësaj të hëne në protestë për amortizimin e rrugës që lidh fshatrat në këto zona.

    Bëhet me dije se banorët në shenjë revolte kanë dalë në rrugën kombëtare Krumë-Qafë Prush-Gjakovë dhe kanë bllokuar qarkullimin për rreth një orë. Sipas banorëve, kjo rrugë është ndërtuar që në vitin 1938 dhe nuk ka pësuar asnjë riparim që prej asaj kohe, pavarësisht premtimeve të shumta nga autoritetet gjatë tre dekadave të fundit.

    “Nuk e kemi partiake, e kemi jetike, nuk po kërkojmë luks, po kërkojmë rrugë. Këtë vetëm rrugë nuk mund ta quajmë, është në gjendje kaotike. Asnjë cent nuk është investuar. Kemi të gjithë të drejtën e botës, jo vetëm të dalim në rrugë, por edhe të bllokojmë aksin. Nuk do ndalemi deri në plotësimin e kërkesave tona. Jemi mashtruar mjaftueshëm, nuk pranojmë më me premtime boshe elektorale”, shprehet një protestues.

    Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e saj, duke theksuar se infrastruktura e dëmtuar ka vështirësuar ndjeshëm jetesën dhe lëvizjen e tyre të përditshme.

  • “Është në finale, është më inteligjenti…”/ Për cilin nga banorët e ka Gjesti?

    “Është në finale, është më inteligjenti…”/ Për cilin nga banorët e ka Gjesti?

    Gerta ka diskutuar me Loredanën për emrat e finalistëve që u dhanë nga banorët në shtëpi.

    Gerta:

    Egli po bën prapë lojën e Gjestit dhe kjo më bën të mendoj që e nuk meriton finalen. Këta kanë dalë jashtë, e dinë se çfarë do publiku dhe thonë që pse nuk thua emrin tim.

    Gjesti-Loredanës:

    A e mendon Jozin ti në finale? Vetëm se je çift thua emrin e atij? Ju asnjëri nuk e mendoni njëri tjetrin në finale.

    Gerta:

    Pse ti e mendon Laertin në finale?

    Gjesti:

    Po, e mendoj. Është në finale, është më inteligjenti i shtëpisë.

  • Parashikimi i motit për javën e parë të prillit, meteorologia: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

    Parashikimi i motit për javën e parë të prillit, meteorologia: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

    Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje live në News24, ka treguar sesi do të nisë java dhe njëherësh edhe muaji i prillit.

    Sipas Porjas, “dita e sotme ka nisur me vranësira. Java do të vetë e zymtë, me intervale kthjellimet. Pas pasdites do të ketë reshje, kryesisht në jug.”

    Meteorolologia theksoi se java kryesisht do të jetë paradite kthjellime, pasdite reshje por afatshkurta. Ndërsa fundjava do të dobësojë reshjet duke i zhvendosur në zonat malore.

    “E gjithë java me luhatje të lehtë temperaturash. Do të duket si një javë vjeshte, me lagështirë gjatë gjithë javës”, tha ajo.

    Për muajin prill tha se do t’i ketë të gjitha nuancat e motit, ndërsa paralajmëroi se në mes të prillit, në periudhën të njohura si “plakat”, do të ketë reshje dëbore në zonat malore.

    “Në mes të prillit, apo siç njihet në zhargon për plakat, temperatura të ulëta që do sjellin reshje dëbore në zonat malore, 3-4 ditë të ftohta”, tha Porja.

  • “Hiqmu qafe…”/ Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

    “Hiqmu qafe…”/ Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

    Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia.

    Egli

    Mu hiq qafe.

    Gjesti:

    I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj moj. A nuk më shikojë duke qeshur.

    Egli

    Tallni menderen ju me mua.

    Gjesti

    Bëra thjesht një prank.

    Egli

    Boll më lë rehat.