Category: Lajme

  • Ky është 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Orange Club, punonte si kamerier (Emri, foto)

    Ky është 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Orange Club, punonte si kamerier (Emri, foto)

    Ky është Antonio Delilaj, 17-vjeçari gjeti vdekjen tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm në Orange Club në Sarandë ku punonte si kamerier.

    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″ në lokalin në pronësi të Spiro Iliazit. Sipas policisë kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur duke zënë poshtë A. D., 17 vjeç, ndihmës/kamarier në këtë lokal. Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën

    Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Pronari i lokalit Spiro Iliazi është larguar dhe është shpallur në kërkim.

  • U helmuan gjatë turit me anije në Sazan/ Fëmijët polakë dalin nga urgjenca,19 të tjerët në gjendje të stabilizuar

    U helmuan gjatë turit me anije në Sazan/ Fëmijët polakë dalin nga urgjenca,19 të tjerët në gjendje të stabilizuar

    Përmirësohet gjendja shëndetësore e 41 turistëve polakë, të cilët u paraqitën pranë urgjencës së Vlorës. Mbrëmë nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijë, të cilët ishin në gjendje më të mirë, ndërsa pjesa tjetër do të dalin nga spitali këtë mëngjes.

    Turistët me kërkesë të institucioneve shëndetësore janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore ende të brishtë, ndërsa akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistik.

    Turistët nga Polonia, ishin duke bërë një tur me anije në Sazan, ku kanë konsumuar pulë të pjekur, sallatë, patate të skuqura, ujë, kola, lëngje dhe pjepër. Pasi kanë konsumuar ushqimet, ata janë paraqitur me të vjella dhe simptoma helmimi në urgjencën e spitalit të Vlorës.

    Fëmijët polakë u nisën në 5 të mëngjesit nga Barbullushi dhe u nisën rreth orës 9-10 me anijen ‘Black Pearl’ në Karabun. Ata kanë konsumuar pulë, sallatë patate, kola dhe pjepër. Mjeket shpjeguan se helmimi mund të këtë ardhur si pasojë edhe e lodhjes, qëndrimit gjatë në det dhe ekspozimi në diell arsye që mund të kenë përkeqësuar gjendjen e tyre.

  • Të qara dhe të bërtitura/ Pamjet nga ngjarja në Shëngjin, sherri nisi në lokal dhe u mbyll me krisma arme në rrugë

    Të qara dhe të bërtitura/ Pamjet nga ngjarja në Shëngjin, sherri nisi në lokal dhe u mbyll me krisma arme në rrugë

    Albert Gjinaj dhe Gentian Nikolli mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në Shëngjin, pas një sherri që degradoi dhe në përdorimin e armëve.

    Ngjarja ndodhi pranë Ranës së Hedhun, teksa policia ka indetifikuar dhe autorët e plagosjes, që janë Bledar Curri, Frajd Curri dhe Kristian Curri.

    Në fakt, personat që e kanë nisur sherrin janë dy të plagosurit, pasi ata kanë qenë të dehur në një lokal dhe kanë nisur të krijojnë probleme. Më pas, pasi kanë dalë jashtë lokalit, konflikti ka zgjatur dhe në rrugë, ku janë përdorur dhe armët.

    Nga videot e siguruara nga vendngjarja shihen forcat e policisë që kanë rrethuar zonën, teksa në sfond dëgjohen të qara dhe të bërtitura. Autorët që qëlluan me armë ende nuk janë kapur, teksa janë shpallur në kërkim.

  • Temperatura ekstreme/ Rikthehet i nxehti përvëlues, ja cilat janë qytetet në alarm të kuq

    Temperatura ekstreme/ Rikthehet i nxehti përvëlues, ja cilat janë qytetet në alarm të kuq

    Temperaturat e larta kanë pushtuar sërish Italinë. Mediat e huaja raportojnë se 17 qytete janë në alarm të kuq sot dhe 19 nesër.

    Ndër zonat më të prekura nga vala e të nxehtit janë rrafshinat e Emilias, ku termometri pritet të kalojë 38 gradët Celsius. Qytetet si Bolonja, Bolzano, Brescia, Firence, Frosinone, Genoa, Latina, Milano, Napoli, Perugia, Rieti, Roma, Torino, Trieste, Venecia, Verona dhe Viterbo janë të kuqe.

    Ndërkohë këtyre zonave u shtohen në listën e qyteteve në pikë vlimi Barin dhe Campobasso.

    Pjesë të Evropës kanë përjetuar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere, por disa vende kanë pësuar viktima në njerëz edhe nga stuhi të furishme dhe përmbytje.

  • Majmuni në kafaz i vjedh celularin turistes dhe e filmon teksa tmerrohet nga paniku

    Majmuni në kafaz i vjedh celularin turistes dhe e filmon teksa tmerrohet nga paniku

    Çifti më i përfolur i showbizit shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kaluan së fundmi një ditë plot aventura në Velipojë.

    Dyshja të cilët kanë bërë shëtitje me skaf dhe “Jet Ski” ishn nën shoqërinë e miqve të tyre gjithashtu.

    Momentet më të bukura ata i kanë ndarë me ndjekësit e tyre nëpërmjet postimeve në InstaStory. Mirëpo, ajo çka tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fotoja e “wallpaper”-it që moderatorja kishte vendosur në telefonin e saj.

    Me postimin të cilin e publikoi vetë ajo, Kiara kishte vendosur një foto të kapur gjatë momentit kur ajo dhe Luizi po bënin xhiro në mes të detit, duke i shtuar imazhit dhe një emoji me zemër, një kyç që simbolizon lidhjen dhe simbolin e infinitit.

  • ‘Hapni derën, tani!’ Del video e 60 minutave të pengmarrjes në Sarandë. Pronari bën sherr me turistët italianë (Video)

    ‘Hapni derën, tani!’ Del video e 60 minutave të pengmarrjes në Sarandë. Pronari bën sherr me turistët italianë (Video)

    Publikohen pamje nga pengmarrja në Sarandë, ku një grup prej 6 turistësh italianë u mbajtën të izoluar në një shtëpi, pasi pronari i saj, Jashar Azemi, dyshonte se i kishin dëmtuar pajisjet.

    Siç shihet nga videoja, turistët i kërkojnë pronarit të hapë derën, duke e cilësuar ilegale atë që po ndodh. Ata janë të veshur, me valixhet dhe gati për t’u larguar, por 59-vjeçari iu kontrollon valixhet dhe iu ka kyçur derën e apartamentit, teksa iu kërkon të paguajnë.

  • “Uli duart me mua”, e mitura dhunohet dhe bullizohet nga bashkëmoshatarët, reagon policia dhe zbardh detaje të reja

    “Uli duart me mua”, e mitura dhunohet dhe bullizohet nga bashkëmoshatarët, reagon policia dhe zbardh detaje të reja

    Një video virale ka qarkulluar në rrjete sociale ku shihet se si një e mitur dhunohet fizikisht dhe ofendohet nga disa bashkëmoshatare.

    Në video shihet se si vajza dhunohet dhe tërhiqet zvarrë nga bashkëmoshatarja dhe shkelmohet, teksa ofendohet dhe filmohet nga të tjera.

    Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Vlorës e cila ka bërë me dije se janë ndjekur procedurat e nevojshme në prani të prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit.

    Njoftimi policisë:

    DVP Vlorë

    Si rezultat i verifikimeve të kryera për një video të shfaqur në një portal, në të cilën ishin filmuar disa të mitura që dhunonin dhe bullizonin një bashkëmoshatare të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë identifikuar të miturat që shfaqen në këtë video, konkretisht 2 shtetase 14 vjeçe dhe një shtetase 15 vjeçe.

    Veprimet procedurale të kryera për këtë rast janë bazuar në udhëzimin nr. 15, të datës 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe janë kryer në praninë e prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

  • Bllokohen 15 mjete lundruese përgjatë vijës bregdetare

    Bllokohen 15 mjete lundruese përgjatë vijës bregdetare

    Pothuajse në fundin e sezonit turistik, Policia Kufitare vijon monitorimin e vijës bregdetare, ku gjatë 24 orëve të fundit nga Ksamili në Shëngjin janë bllokuar 15 mjete lundruese. Bëhet fjalë për 6 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone të bllokuar për disa shkelje.

    -Në Dhërmi është bllokuar një mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar.

    -Në Palasë, Qeparo, Dhërmi, Himarë, Ksamil dhe Karaburun, janë bllokuar 2 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone dhe secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.

    -Në Shëngjin janë bllokuar 3 mjete lundruese Jet Ski. 2 nga drejtuesit janë ndëshkuar secili me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, te Rana e Hedhun, ndërsa drejtuesi tjetër është ndëshkuar me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues brenda afatit ligjor.

    Njëri nga mjetet e bllokuara për lundrim në zonë të ndaluar, te Rana e Hedhun, është filmuar dhe publikuar edhe në rrjetet sociale.

    Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

    Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

    https://www.cdnimpuls.com/video/64e74a866148c.mp4?_=2

  • Britania shënon një rekord të ri të azilkërkuesve/ Shqipëria mban vendin e parë me mbi 11 mijë aplikime

    Britania shënon një rekord të ri të azilkërkuesve/ Shqipëria mban vendin e parë me mbi 11 mijë aplikime

    Numri i kërkesave për azil në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur nivelin më të lartë në dy dekada.

    Daily Mail teksa citon shifrat e Home Office thotë se gjithesej kishte 78 768 aplikime që lidhen me 97,390 persona deri në qershor të këtij viti, një shifër kjo 19 % më e lartë se një vitë më parë.

    Shqipëria ishte kombësia më e zakonshme që aplikonte për azil në Britani, me 11,790 aplikime – 7,557 prej të cilave erdhën nga mbërritjet me anije që kalonin Kanalin.

    Afganët ishin kombësia e dytë më e zakonshme, me 9,964 aplikime, pothuajse dyfishi i numrit në 12 muajt e mëparshëm (5,154).

    Më shumë se 19,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin deri më tani këtë vit, me 345 persona që kaluan të mërkurën.

    Statistikat e sotme të emigracionit zbuluan se numri i rasteve të azilit ka arritur një rekord të ri, shkruan tabloidi britanik.

    Një total prej 175,457 personash prisnin një vendim fillestar për një kërkesë për azil në MB në fund të qershorit 2023, 44% më shumë nga 122,213 në fund të qershorit 2022, shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimeve aktuale në 2010.

    Numri i azilkërkuesve që prisnin më shumë se gjashtë muaj për një vendim fillestar ishte 139,961 në fund të qershorit, 57% më shumë nga viti në vit nga 89,231 dhe një tjetër rekord.

  • “Të dhënat nga TIMS fshihen për të humbur provat që lidhin krimin e organizuar me pushtetin”- Deputeti demokrat: SHBA dhe vendet partnere të ndërhyjnë urgjentisht!

    “Të dhënat nga TIMS fshihen për të humbur provat që lidhin krimin e organizuar me pushtetin”- Deputeti demokrat: SHBA dhe vendet partnere të ndërhyjnë urgjentisht!

    Deputeti demokrat Flamur Noka, ka deklaruar se dosja operacionit “Metamorfoza”, sipas tij, “i ka futur në punë të paligjshme, në ekstra time, krimo-hajdutët e qeverisë dhe administratës”.
    Në deklaratën e tij, deputeti Noka është shprehur se e gjitha kjo po bëhet “për të fshirë gjurmët e provave që lidhin krimin e organizuar me pushtetin dhe majat e tij”.

    Noka i ka bërë thirrje vendeve partnere, me në krye SHBA, të ndërhyjnë urgjentisht në kanale zyrtare ose jo.

    “Çdo kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë është kërcënim edhe për NATO-n. Çdo vonesë në reagim është një ditë më shumë për krimin e organizuar me proteksion shtetëror që i ka duar në të dhëna sensitive”, ka deklaruar Noka.

    Deklarata e Flamur Nokës

    Paniku i dosjes voluminoze të operacionit ‘Metamorfoza’ i ka futur në punë të paligjshme, në ekstra time, krimo-hajdutët e qeverisë dhe administratës.

    Çdo gjë për të fshirë gjurmët e provave që lidhin krimin e organziuar me pushtetin dhe majat e tij.

    Mënyra më e mirë për të fshirë gjurmët është magazina e të dhënave, apo databaza, dhe sistemi TIMS është vetëm një prej sirtarëve në depon e madhe të informacionit.

    Edi Rama angazhon ata që kanë përvojë në vjedhje dhe tjetërsim të të dhënave publike. Ndër ta Ervin Muçën që, pasi vodhi serverin e tatimeve, targat e makinave, nr e telefonave etj, në vend që të dënohej, u gradua drejtor IT në Policinë e Shtetit. Qëllimi ishte i qartë: fshirja e gjurmëve që do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza” në sistemin TIMS dhe databaza të tjera të të dhënave të shtetit.

    Frika e tyre është me bazë të fortë. Ata e dinë se gjithë qeveria është këmbë e kokë në atë dosje. Për këtë kishte vetëm një rrugë: shkatërrimi i të dhënave, sepse te ato të dhëna është fundi i Qeverisë.

    Shërbëtori i Edi Ramës dhe bandës së tij, Ervin Muça kaloi nga Tatimet te Policia, edhe pse ai ishte në krye të vjedhjes së të dhënave të 630 mijë shqiptarëve nga database e Sistemit Cats të tatimeve. Dy vartës të tij u dënuan me shërbim prove, ndërsa Muça u gradua sepse e priste një detyrë e re kur të vinte koha.

    Ervin Muça mbrohet nga Ardi Veliu, kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore, famëkeq për përfshirje në të gjitha dekonspirimet e informacioneve të krimit të organizuar. Veliu është ushtari i Ramës që inskenoi bllokimin e Komisariatit nr, 3 ku ndodhen serverat e policisë.

    Kjo vjedhje e kryqëzuar dhe e organizuar, detyroi me të drejtë, Ambasadën Amerikane të ndërhynte. Por jo Prokurorinë, jo SPAKU-n, jo drejtësinë e rilindur të partisë së punëve të zeza dhe socializmit anti-shqiptar.

    I vetmi angazhim shtetëror kane qenë kërcënimet ndaj eksperit të IT Gent Progni, që e zbuloi dhe e publikoi këtë batërdi, këtë hedhje në erë të të dhënave, kufijve dhe databazës së shtetit shqiptar.

    Partia Demokratike e dënon me forcë këtë bashkim forcash për të fshehur të vërtetën, për të rrënuar shtetin, dhe u bën thirrje vendeve partnere, me në krye SHBA, të ndërhyjnë urgjentisht në kanale zyrtare ose jo. Çdo kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë është kërcënim edhe për NATO-n. Çdo vonesë në reagim është një ditë më shumë për krimin e organizuar me proteksion shtetëror që i ka duar në të dhëna sensitive.