Category: Lajme

  • Tërmete të vazhdueshme në Napoli, sizmologët i frikësohen zgjimit të vullkanit

    Tërmete të vazhdueshme në Napoli, sizmologët i frikësohen zgjimit të vullkanit

    Një tërmet i dobët me magnitudë 4.2 që goditi Napolin herët të mërkurën ka rindezur frikën se metropoli italian është në rrezik nga një fushë vullkanike aty pranë.

    Lëkundja sizmike ishte më e forta në 40 vjet dhe epiqendra ishte në Fushat Phlegraean, një zonë me kratere të formuara rreth 40,000 vjet më parë. Fushat janë gjeologjikisht më aktive se Vezuvi aty pranë.

    Aktivitetet sizmike janë rritur në muajt e fundit, raporton Guardian. Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi nga një grup prej 80 pasgoditjesh.

    “Për momentin nuk shohim fund të aktivitetit”, thonë sizmologët italianë, të cilët besojnë se skenari më i mirë do të jetë që aktiviteti të ulet, siç ndodhi me një shpërthim të ngjashëm në fillim të viteve 1980.

    Më e keqja, për të cilën ata nuk do të donin të mendonin, është një shpërthim i ngjashëm me atë të vitit 1538 që shkaktoi kratere të rinj në Fushat. Edhe një shpërthim i vogël do të shkaktonte një shqetësim në një zonë me popullsi të dendur.

    Mijëra tërmete të vogla që nga vitet 1950 kanë dobësuar Fushat, duke bërë që gjeologët italianë të besojnë se kushtet janë gati për një shpërthim.

    Rreth 360,000 njerëz jetojnë në Fushat Phlegraean, disa prej tyre në Napoli. Ekspertët rekomandojnë jo vetëm teste për qëndrueshmërinë e ndërtesave, por edhe ushtrime evakuimi për shkolla, spitale si dhe shtëpi.

  • Si u arrestua Artan Tafani? Klodiana Lala tregon detajet: Për herë të parë u përdor pajisja IMSI Catcher, ka rrëfyer 20 vrasje

    Si u arrestua Artan Tafani? Klodiana Lala tregon detajet: Për herë të parë u përdor pajisja IMSI Catcher, ka rrëfyer 20 vrasje

    Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga operacioni që zbardhi 6 vrasje të grupit të Laert Haxhiut, pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Artan Tafani.

    Në emisionin “Opinion”, Lala tha se për herë të parë policia përdori pajisjen IMSI Catcher për të arrestuar Artan Tafanin, i cili pak kohë më parë grabiti një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit në Tiranë.

    Sipas gazetares, Artan Tafani ka rrëfyer rreth 20 vrasje, nga të cilat 6 janë zbardhur dhe janë me autorësi. Ndërsa të tjera janë në fazë verifikimi.

    “Për herë të parë policia shqiptare përdori IMSI Catcher për ta identifkuar dhe e identifikoi në një hotel në zonën e Lushnjes. Nga ky moment u shoqërua dhe u vu përpara faktit që ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Alban Semakut që dikur kja qenë pjesë e bandës së Aldo Bares. Flimisht i kundështoi por kur prokurorët i vunë një pamje filmike ku e kishte marrë viktimën në shtëpinë e vetë, pra e kishte pritur përjashta dhe e kishte shoqëruar në drejtim të Peqinit ku i gjet i vrarë, pranoi të bashkëpunonte dhe në fakt ka rrëfyer jo vetëm 6 vrasje që mendohet se janë zbardhur. Ka rrëfyer shumë, 6 janë me autorësi dhe disa atentate te tjera. Po ka rrëfyer të paktën te rreth 20 vrasje për të cilat është duke u punuar. Ka dijeni për disa prej tyre”, tha Lala.

    Laert Haxhiu konsiderohet kreu i grupit të vrasësve dhe policia arrestoi sot 12 persona, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.

  • U kap në shtëpinë e barit, 19-vjeçari shqiptar kërcen me pantofla nëpër çati për të shpëtuar nga policia (Video)

    U kap në shtëpinë e barit, 19-vjeçari shqiptar kërcen me pantofla nëpër çati për të shpëtuar nga policia (Video)

    Arrestimi i një shqiptari në Britaninë e Madhe është kthyer në kryefjalë për mediat vendase, për shkak të rrethanave në të cilat u krye.

    Sipas Daily Mail, 19-vjeçari nga shqipëria u gjet duke punuar në një shtëpi bari, ndërsa sapo pa policinë, u përpoq të kapërcente çatinë i veshur me pantofla.

    19-vjeçari doli nga dritarja e katit të parë për të shmangur policinë, e cila kishte ndërmarrë një aksion pas një informate se në banesë kultivohej kanabis.

    I riu u detyrua të kalonte mbi çati për të shmangur arrestimin, por shumë shpejt u arrestua në një kopsht aty pranë.

    Oficerët gjetën 60 bimë të mëdha në shtëpinë në Cofton Hackett, Ëorcestershire, të cilat vlerësoheshin rreth 50,000 paund. Ata mundën të sekuestronin edhe 198 bimë të tjera më të vogla, të cilat mund të kishin vlerën 1000 paund secila.

  • 3 të vrarë dhe 5 të plagosur, Artan Hoxha zbardh prapaskenat e frikshme të ekzekutimeve: Ja arsyeja e vërtetë përse larja e hesapeve nis në këtë kohë, zonë kampion mbahet…

    3 të vrarë dhe 5 të plagosur, Artan Hoxha zbardh prapaskenat e frikshme të ekzekutimeve: Ja arsyeja e vërtetë përse larja e hesapeve nis në këtë kohë, zonë kampion mbahet…

    3 të vrarë dhe 5 të plagosur në 36 orë, në Koplik, Dukagjin, Rrëshen e Durrës, janë pasqyra e ftohtë e krimit që ka pllakosur territorin gjatë ditëve të fundit.

    Lidhur me këtë fakt, gazetari Artan Hoxha tha se vrasjet rëndom nisin përgjatë sezonit të vjeljes së kanabisit, për çka edhe kërkohen hesape mes grupeve kriminale.

    Ishin tre ngjarje të menjëhershme, vendi dukej se ka pasur qetësi dhe sapo ndodhi vrasja e parë e shoqëruar me dy të tjera, tregoj që në vend mund të eskalojë situata në terrenet me kanabis.

    Duke qenë se Shkodra është zona kampion për sasi të mëdha të kultivuara të kanabisit, në këtë periudhë të vitit, është koha kur fillon vjelja e kanabisit, dhe këtu fillon edhe larja e hesapeve mes grupeve.

    Personat që janë goditur janë ata që kanë historik për çështjen e kanabisit.

  • Greqia përfshihet sërish nga stuhitë. Rrëzohet një helikopter, piloti rezulton i zhdukur

    Greqia përfshihet sërish nga stuhitë. Rrëzohet një helikopter, piloti rezulton i zhdukur

    Greqia qendrore dhe jugore është mbërthyer nga moti i keq që ka sjellë stuhia e dytë e fuqishme këtij muaji “Elias”. Piloti i një helikopteri rezulton i zhdukur pas rënies së mjetit fluturues në veri të ishullit Eubea, ndërsa situata më e vështirë me përmbytjet është në Volos.

    Ky filmim tregon momentet e rënies së një helikopteri civil në veri të ishullit Eubea në Greqi, paraditen e kësaj të Enjteje.

    Piloti i një helikopteri rezulton i zhdukur pas rënies së mjetit fluturues në veri të ishullit Eubea, ndërsa shkak i rënies janë erërat e forta dhe shikueshmëria jo shumë e qartë si pasojë e motit të keq që ka sjellë me vete stuhia e fuqishme “Elias”.

    Helikopteri po fluturonte drejt Volosit. Pikërisht, ky qytet dhe zonat përreth janë të goditurit më rëndë gjatë orëve të fundit nga përmbytjet masive që shkaktuan reshjet e dendura të shiut.

    Përmbytjet prekën çdo cep të qytetit, deri në qendër, duke shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturore dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Deri më tani nuk flitet ende për të lënduar apo viktima.

    Autoritetet po evakuojnë qytetarët nga zonat ku situata është më e vështirë, ndërsa thirrje u është bërë të qëndrojnë në katet e larta të ndërtesave. Pritet që stuhia e dytë e fuqishme e këtij muaji të sjellë vështirësi gjatë orëve në vazhdim edhe në të tjera zona të Greqisë jugore e qendrore./Tv Klan

  • Rrëfimi i Artan Tafanit, gazetarja: Ja çfarë tregon fakti që ai pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë

    Rrëfimi i Artan Tafanit, gazetarja: Ja çfarë tregon fakti që ai pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë

    Gazetarja Etleva Delia ka folur lidhur me arrestimin e Artan Tafanit dhe pranimin e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë, duke çuar më pas në zbardhjen e disa vrasjeve.

    “Vrasës që kryejnë krime për llogari të dikujt, në momentin që arrestohen për të shpëtuar veten, për të siguruar familjen dhe për t’i shpëtuar një dënimi të rëndë, pranojnë të bashkëpunojnë me policinë dhe të rrëfejnë krimet dhe emra personazhesh, siç në këtë rast është Laert Haxhiu” tha Delia për “Real Story”.

    Tafani doli në skenë për shkak të grabitjes në një Exchange në Astir, por gazetarja shprehet se paralelisht për këtë, Tafani po hetohej edhe për një vrasje, pasi në makinën e tij kishin gjetur prova që e lidhnin me një vrasje në Greqi.

    “Paralelisht për këtë po hetohej edhe për një vrasje, pasi në makinën e tij ishin gjetur prova që lidheshin me një vrasje ne Greqi.

    Fakti që ai pranoi të bashkëpunojë, tregon në një lloj forme rrezikshmëri e Haxhiut. Sic duket për këtë arsye ai ka pranuar, pasi nuk ka kaluar shumë kohë” shtoi ajo.

    Lidhur me Laertin, Delia shton se ai është një person që ka nisur të kryejë krime që në moshën 18 vjeçare dhe ka një CV të pasur kriminale.

    Sipas saj, Haxhiu akuzohet edhe për dy vrasje që ndodhen në shtetin grek dhe ai mund ta vuajë dënimin atje, në Janinë ku momentalisht është i arrestuar dhe ndoshta nuk ka për t’u ekstraduar në Shqipëri.

  • “Mos e hapni deri në vitin 2085″/ Çfarë fshihet pas letrës misterioze të mbretëreshës Elizabeth II

    “Mos e hapni deri në vitin 2085″/ Çfarë fshihet pas letrës misterioze të mbretëreshës Elizabeth II

    Një vit pas ndarjes nga jeta të monarkes më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe, misteri i letrës mbretërore ka “pushtuar” mediat sociale.

    Detaji i vetëm që është zbuluar është fakti që marrësi i kësaj letre të mbyllur në zarf është populli australian. Mbretëresha Elizabeth II e pëlqente shumë Australinë dhe e ka vizituar këtë kontinent zyrtarisht mbi 16 herë gjatë jetës së saj.

    Monarkja e ka shkruar letrën në vitin 1986 gjatë një vizite në Sidnei për të festuar restaurimin e ndërtesës së mbretëreshës Victoria. Në zarf, Elizabeth shkroi udhëzime për kryetarin e bashkisë që do të ishte në detyrë në vitin e caktuar, pra dikush që as nuk kishte lindur në atë kohë: “Në një ditë të zgjedhur nga ju në vitin 2085 ju mund ta hapni këtë zarf dhe të përcillni mesazhin tim për qytetarët e Sidneit,” ka cilësuar mbretëresha, që ka lënë dhe nënshkrimin në zarf “Elizabeth R.”, që specifikon në latinisht dhe jo në anglisht se ajo është mbretëresha e Anglisë.

    Zarfi iu dorëzua administratës së qytetit në atë kohë, e cila e vendosi në një kuti qelqi, ndërsa kjo e fundit u ruajt në një kasafortë bronzi brenda ndërtesës së mbretëreshës Victoria.

    Çfarë shkroi Elizabeta në letër? Misteri është shumë i madh sepse asnjë nga pjesëtarët e stafit të mbretëreshës nuk e kanë idenë më të vogël për përmbajtjen e saj. Por, hamendësimet janë nga më të ndryshmet, nga zbulimi historik i diçkaje të bujshme, deri te rrëfimi i një sekreti që lidhet me familjen mbretërore dhe popullin australian.

    Ndoshta, është thjesht një letër mirënjohjeje për këtë vend ose një “marifet” i mbretëreshës për të mbajtur zgjuar vëmendjen e australianëve rreth figurës së saj dhe familjes mbretërore. Ku i dihet…Duhet të presim deri në 2085-ën që të hapet letra!

  • Tha se kishte 1 vit pa takuar vajzën, Rudina Dembacaj nuk ia përton ish-bashkëshortit: Gjithçka për ‘show’, do e gjejmë të drejtën kush mendon që i ka rënë në qaf njëri-tjetrit

    Tha se kishte 1 vit pa takuar vajzën, Rudina Dembacaj nuk ia përton ish-bashkëshortit: Gjithçka për ‘show’, do e gjejmë të drejtën kush mendon që i ka rënë në qaf njëri-tjetrit

    Rudina Dembacaj ka folur së fundmi rreth pretendimeve të bashkëshortit te saj se vajza nuk e takon, duke u shprehur se gjithçka është një “show” dhe se do që të përfitojë nga fama e saj.

    Edhe pse fillimisht ndarja e Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj është dukur miqësore, kohët fundit ish-çifti ka përfunduar në gjyq dhe duket se shkak për këtë është bërë vajza e tyre.

    Sipas pretendimeve të ngritura, Aleksandri nuk e takon vajzën e tij shpesh dhe shkak për këtë është Rudina, e cila mesa duket nuk dëshiron që Viktoria të takojë të atin.

    Disa muaj më parë, Aleksandri pretendoi se kishte një vit pa e takuar vajzën e tij ndërsa Rudina në atë kohë u betua se për kokën e vajzës së saj, që nuk e ka ndaluar kurrë vajzën të takohet me babain e saj.

    Ndërkaq në korrikun e këtij viti, Aleksandri bëri një postim në profilin e tij të Instagramit, duke treguar se pas shumë kohësh, më në fund kishte patur mundësinë të takonte vajzën e tij.

    Në një intervistë të dhënë së fundmi, e pyetur në lidhje me pretendimet e bashkëshortit të saj, Rudina është shprehur:

    “Unë nuk kam absolutisht aspak problem tashmë kur njerëzit kërkojnë vëmendje dhe famë, t’i injoroj. Patjetër që e drejta është shumë e thjeshtë për t’u gjendur dhe do e gjejmë të drejtën se kush mendon që i ka rënë në qaf njëri-tjetrit apo çdo njeri që shënjestron dikë.

    Eshtë e rëndësishme që të ketë tentuar ta zgjidhë njëherë përtej poraleve. Nëse unë dal sot dhe bëj ‘show’. E di çfarë më kujton kjo situatë, ishte një blogere e huaj në rrjetet sociale që jepte këshilla për fëmijët dhe ndërkohë fëmijët e vet i abuzonte, i linte pa ngrënë etj. Pra me pak fjalë çfarë shfaqim ne dhe çfarë bëjmë në realitet është shumë relative”.

    Aktorja e njohur është pyetur gjithashtu nëse ndihet keq për këtë situatë të krijuar, kur njerëzit duan të përfitojnë nga fama e saj.

    “Të them të drejtën, unë dua të shoh anët pozitive. Mua më vjen jashtëzakonisht mirë që kam një fëmijë të shëndetshëm, të lumtur, që kalojmë shumë kohë bashkë. Patjetër që ka shumë problematika në rritjen e një fëmije por sot unë ia kam dalë që me ndihmën e shumë profesionistëve, Viktoria të jetë një fëmijë i qetë dhe nuk dua që në rrjetet apo në tituj të qarkullojnë lajme se si Viktoria e ka kaluar këtë“, shton aktorja.

    Rudina dhe Aleksandri kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2016-të dhe u ndanë në vitin 2019-të.

  • Keni bërë plane për fundjavën? Zbuloni surprizat e motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Keni bërë plane për fundjavën? Zbuloni surprizat e motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Në rajonin tonë ende po ndikon cikloni i cili po sjellë reshje intensive në shumë pjesë të Greqisë dhe Turqisë, por ndikimi i tij në territoret tona është shumë i dobët sidomos në Kosovë ku dominant kemi ndikimin anticiklonik.

    Sidoqoftë, të premten do të ketë fuqizim të këtyre masave ciklonike në rajonin tonë por jo në tërë territoret tona. Zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë pasditen e së premtes parashihet të ketë në gjysmën jugore të Shqipërisë, sidomos në zonat kontinentale e me theks të veçantë në zonat kodrinore-malore. Rrebeshet lokale pritet të përfshijnë gati tërë lindjen e Shqipërisë deri afër kufirit me Republikën e Kosovës si dhe zhvillime parashihen edhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut.

    Këto zhvillime mund të arrijnë deri në skajin jugor të Kosovës ku mund të ketë ndonjë rrebeshe lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të gjitha këto zhvillime do të janë kalimtare dhe të karakterit lokal, pra nuk priten reshje me ndonjë intensitet të lartë dhe që zgjasin shumë.

    Në anën tjetër në fundjavë do të kemi një front të dobët të ftohtë ajror i cili do të arrijë deri në territorin e Republikës së Kosovës duke sjellur shtim të vranësirave dhe ndonjë rigë lokale shiu. Do të ketë rritje të përkohshme të intensitetit të erërave dhe ulje e përkohshme e temperaturave.

    Ky front do të jetë kalimtar dhe nuk do të jetë i pasur me lagështi, prandaj nuk priten reshje, përpos ndonjë rrebesh ose rigave lokale kalimtare.

    Në përgjithësi vazhdon mot kryesisht stabil vjeshtor, përpos rajoneve të lartëcekura ku do të ketë zhvillime kalimtare lokale. Reshje atmosferike që do të mund të zbusin thatësinë ende nuk shihen në horizont.

  • I veshur me rroba ushtarake, një person hap zjarr në një qendër mjekësore në Hollandë. Disa të vdekur

    I veshur me rroba ushtarake, një person hap zjarr në një qendër mjekësore në Hollandë. Disa të vdekur

    Ngjarje tragjike në Roterdam.

    Disa persona kanë humbur jetën pas disa të shtënave me armë zjarri në qytetin holamdez raporton The guardian.

    Numri i viktimave nuk është raportuar akoma.

    Mësohet se fillimisht autori ka hapur zjarr në një banesë dhe më pas në një qendër mjekësore në qytetin holandez. Autoritetet holandeze bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 32-vjeçar, si i dyshuar.

    Policia njoftoi se i dyshuari kishte veshur rroba “të stilit ushtarak”, me flokë të zeza dhe mbante një çantë shpine.