Category: Lajme

  • Zbardhen krimet e grupit të Laert Haxhiut/ Nga rrëmbimi tek mbytja në rezervuar, ja vrasjet e zbërthyera

    Zbardhen krimet e grupit të Laert Haxhiut/ Nga rrëmbimi tek mbytja në rezervuar, ja vrasjet e zbërthyera

    Zbardhen të tjera detaje në lidhje me megaoperacionin e policisë, që çoi në lëshimin e 15 urdhër-arresteve për shkatërrimin e grupit të Laert Haxhiut. Ky i fundit është person i arrestuar për masakrën e Lushnjës, një armik i përbetuar i Aldo Bares.

    Mësohet se është zbardhur vrasja Alban Semakut që njihet dhe me emrin Elton Mermali. Ky i fundit njihet si anëtar i bandës së Aldo Bares, ndërsa u mor peng në Lushnjë dhe më pas u ekzekutua në Peqin. Sakaq, nga hetimet është arritur që të zbardhet dhe vrasja e Albi Bashaliut në Elbasan, apo eliminimi i Fridmand Xhaferrajt në Korçë. Xhaferraj u gjet i lidhur dhe i hedhur në një rezervuar në këtë qytet.

    Po ashtu janë zbardhur dhe vrasjet e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, ngjarje të ndodhura në shtetin grek.
    Grupi në fjalë u godit pas rrëfimit të të penduarit Artan Tafani, i cili ndodhet pas hekurave për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në Astir. Kujtojmë se Laert Haxhiu, i dyshuar si kreu i grupit, ndodhet në Greqi i arrestuar, ndërsa po përballet në gjykatë për ekstradimin. Ndërkohë, Bledar Berberi, i akuzuar për vrasje, është arrestuar. Po ashtu pas hekurave është dhe Mariglen Topuzi, i dyshuar për vrasje, ndërsa Firdeus Berberi, pjesë e grupit akuzohet për kanosje të punonjësve të policisë, vjedhje automjeti që me pas është përdorur në vrasje. Po ashtu bëhet e ditur se dy anëtarë të tjerë të grupit janë të arrestuar me herët për krime të tjera dhe ndodhen në burg. Nga ana tjetër Lala raporton se grupi në fjalë akuzohet dhe për vrasjen e Çajup Selimit në 2021 në Tepelenë.

  • Dëshmia e të penduarit të drejtësisë “fundos” dhe një vajzë, shkon në 20 numri i të arrestuarve

    Dëshmia e të penduarit të drejtësisë “fundos” dhe një vajzë, shkon në 20 numri i të arrestuarve

    Ka shkuar në 20 numri i të arrestuarve në Elbasan nga operacioni i kryer mbrëmjen e së mërkurës.

    Mësohet se në prangat e bluve, ka rënë dhe një vajzë, përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, vrasje.

    Klea Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim, duke konfirmuar kështu përfshirjes e saj.

    Klea Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim, duke konfirmuar kështu përfshirjes e saj.

    Ndërkohë, disa ditë më parë është arrestuar dhe Artan Tafani, i riu i shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Këtë të enjte policia ka zbardhur dhe vrasjet e kryera nga ai.

  • Ekzekutimi i Fatjon Dervishit në Sukth, policia dyshon për “killera” me pagesë, ja pistat ku po heton

    Ekzekutimi i Fatjon Dervishit në Sukth, policia dyshon për “killera” me pagesë, ja pistat ku po heton

    Policia dhe prokuroria e Durrësit vijojnë hetimet në lidhje me vrasjen e 37-vjecarit, Fatjon Dervishi alias Toni Margen. Grupi hetimit ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe po kontrollojnë pamjet filmike.

    Të 7 personat e shoqëruar janë lënë sërish të lirë, ndërsa grupi hetimit ka ngritur dy pista hetimi: prishja e pazareve të drogës, pasi viktima ishte përfshirë në grupe kriminale që veprojnë në trafikimin e kokainës në Holandë, si dhe hakmarrje për shkak të vellait të tij, i cili akuzohet për zhdukjen e një personi në Spanje si dhe disa krime të tjera që ka marrë pjesë.

    Sipas hetuesve, mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, të cilët kanë qenë shumë të saktë, pasi kanë qëlluar vetëm objektivin dhe personi që e shoqëronte s’ka marrë asnjë lëndim.

    Prokuroria e Durrësit do të kërkojë bashkëpunimin e homologëve holandezë dhe atyre spanjollë për të hedhur më tepër dritë mbi këtë atentat ku mbeti i vdekur 37 vjeçari.

  • Arrestohet e dashura e Laert Haxhiut, Klea Gjata, dëshmia e të penduarit fundosi grupin

    Arrestohet e dashura e Laert Haxhiut, Klea Gjata, dëshmia e të penduarit fundosi grupin

    Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut, eshte mes personave te arrestuar ne aksionin e fundit te policise qe ka zbuluar autoret e disa vrasjeve.

    Artan alias Marjus Tafani, një nga ushtarët e bandës së Laert Haxhiut në Lushnjë, ka rënë në prangat e policisë kriminale, duke u kthyer më pas në bashkëpuntorin e prokurorisë së Elbasanit.

    Ndalimi i tij është realizuar në Tiranë nga një skuadër operacionale në Policinë e kryeqytetit, e cila kishte disa kohë që kishte lokalizuar vendodhjen ku fshihej Tafani.

    Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut, eshte mes personave te arrestuar ne aksionin e fundit te policise qe ka zbuluar autoret e disa vrasjeve.

    Artan alias Marjus Tafani, një nga ushtarët e bandës së Laert Haxhiut në Lushnjë, ka rënë në prangat e policisë kriminale, duke u kthyer më pas në bashkëpuntorin e prokurorisë së Elbasanit.

    Ndalimi i tij është realizuar në Tiranë nga një skuadër operacionale në Policinë e kryeqytetit, e cila kishte disa kohë që kishte lokalizuar vendodhjen ku fshihej Tafani.

  • Policia operacion në disa qytete, bashkëpunëtori i drejtësisë zbardh 6 vrasje. Firmosen 15 urdhër-arreste për grupin e vrasësve me pagesë

    Policia operacion në disa qytete, bashkëpunëtori i drejtësisë zbardh 6 vrasje. Firmosen 15 urdhër-arreste për grupin e vrasësve me pagesë

    Një operacion i madh policor po zhvillohet në disa qytete të vendit. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci mëson se me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit janë lëshuar 15 urdhër-arreste.

    Sipas informacioneve të gazetares, janë zbardhur 6 vrasje të kryera për llogari të grupit të Laert Haxhiut, të arrestuar në Janinë të Greqisë pak muaj më parë. (Lexo më shumë)

    Sipas informacioneve të gazetarit të Klan News Besar Bajraktari, ngjarjet kriminale të kryera ndër vite janë zbardhur nga Artan Tafani, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

    Ai ka rrëfyer se vrasjet janë kryer në Greqi, Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.

    Sipas të dhënave të gazetarit Bajraktari, në mesin e personave që Tafani ka përmendur si autorë vrasjesh, janë edhe emra të njohur të botës së krimit. Që prej identifikimit policia ka pasur dyshime të përfshirjes së Tafanit në aktivitet të theksuar kriminal, pjesë e grupit të Laert Haxhiut me bazë në disa qytete.

    Ai ishte mbajtur në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për arrestimin e tij. Kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale.

    Artan Tafani u arrestua disa ditë më parë nga Policia e Lushnjes, pasi ishte shpallur në kërkim si autor i grabitjes së 40 mijë Eurove në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë në muajin Qershor 2023.

    Operacioni është në vijim dhe në shumë akse kombëtare e qytete ka pika të shumta kontrolli për kapjen e personave në kërkim.

  • Prifti shqiptar i bën thirrje KFOR-it dhe Kurtit të kontrollojnë për armë kishën serbe (Video)

    Prifti shqiptar i bën thirrje KFOR-it dhe Kurtit të kontrollojnë për armë kishën serbe (Video)

    Me të marr lajmin dhe deklaratën që e lëshoi Dioqeza e Kishës Serbe në Prizren lidhur me sulmin në Banjskë të Lepozaviçit, prifti ortodoks shqiptar, At Nikolla Xhufka, bashkë me moderatorin e njohur Sadri Imeri, kanë vizituar në mbrëmje këtë kishë serbe.

    Pranë kishës prifti At Nikolla Xhufka iu ka bërë thirrje KFOR-it dhe kryeministrit Kurti, që t’i kontrollojnë kishat serbe.

    Kjo pasi që dyshon se aty mund të gjejnë armatim.

    Policia Kosovës për shkak të situatës politike dhe insistimit të serbëve, aty ua ka ndërprerë xhirimin.

    Ndiqeni videon më poshtë për ta parë këtë moment:

  • Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Nesër pritet të kemi mot me diell dhe vranësira lokale, të herëpashershme. Reshje asmoferike nuk pritet të ketë ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 24 apo 25 gradë Ceslius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Më shumë vranësira priten në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në rajonte ku janë më afër Greqisë, ngase në Greqi priten stuhi të fuqishme shiu. Disa nga këto rrebeshe shiu do të zhvillohen edhe në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut.

    Ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë shiu, megjithatë në jug dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut nganjëherë mund të ketë rrebeshe intensive lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

  • Atentati ndaj babë e bir, reagon policia e Shkodrës dhe zbardh detajet e para

    Atentati ndaj babë e bir, reagon policia e Shkodrës dhe zbardh detajet e para

    Policia e Shkodrës ka dalë në njoftim zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur sot në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe u plagos i biri.

    Policia thotë se Gjin Guri po transportohet në spital i plagosur, ndërsa Gjini ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

    Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

    Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

    Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

  • E trishtë! Stjuardesa gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit, zbardhen dyshimet e para

    E trishtë! Stjuardesa gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit, zbardhen dyshimet e para

    Një stjuardesë e American Airlines u gjet e pajetë me një çorape në gojë në të hënën mbrëma, tha policia.

    Gruaja 66-vjeçare u gjet në dhomën e saj të hotelit pak pas orës 22:40, sipas zyrtarit të informacionit publik Shaën Richie.

    Sektori i Detektivëve të Vrasjeve në departamentin e policisë është duke hetuar, sipas zyrës së informimit publik, e cila shtoi se në vendngjarje nuk u gjet asnjë armë.

    Kryeinspektori i Policisë së Filadelfias Scott Small i tha NBC Philadelphia se policia po e heton incidentin si një vdekje e dyshimtë, megjithëse nuk kishte shenja të hyrjes me forcë dhe gruaja e paidentifikuar ishte duke marrë disa medikamente.

    Një deklaratë nga American Airlines tha se punonjësit janë “të shkatërruar nga ky lajm”.

    “Mendimet tona janë me familjen dhe kolegët dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të gjithë të prekurit të kenë mbështetjen që u nevojitet gjatë kësaj kohe të vështirë”, vazhdoi deklarata.

    “Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me zbatimin e ligjit vendas në hetimin e tyre.”

    Përfaqësuesit e Marriott dhe Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor nuk mund të kontaktoheshin menjëherë në mëngjesin e së mërkurës.

  • DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Dukagjin, shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë djali: Ja shkaku

    DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Dukagjin, shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë djali: Ja shkaku

    Pak minuta më parë një ngjarje e rendë u raportua nga Dukagjini i Shkodrës, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri.

    Sipas burimeve, shënjestër e këtij atentati mendohet të ketë qenë djali, Gjin Guri. Shkak paraprakisht dyshohen konfliktet për kultivimin e narkotikëve.

    Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

    Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zonën e Dukagjinit, ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

    Njoftimi i policisë:

    Shkodër/Informacion paraprak

    Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

    Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

    Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

    Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër./abcnews.al