Category: Lajme

  • “Në PD asgjë nuk më është falur”, pjesë e listës së hapur, Tabaku: Betejat nuk më trembin!

    “Në PD asgjë nuk më është falur”, pjesë e listës së hapur, Tabaku: Betejat nuk më trembin!

    E vendosur për t’u përballur me beteja, deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka nisur punën për të fituar një mandat tjetër në Parlament, teksa është kandidate në listat e hapura.

    “Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin! Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur!

    Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani! Do të jem në Parlamentin e ri për të përfaqësuar jo vetëm demokratët që më votuan, por edhe ata që ende nuk e shohin veten të përfaqësuar. Për një ekonomi më të mirë, për shtresën e mesme, për familjet shqiptare, për integrimin Europian dhe për luftën ndaj korrupsionit!

    Betejat nuk më trembin! Nuk më trembi komisioni hetimor, as pronarët e inceneratorëve që sot janë në arrati apo në qeli. Nuk më trembi as beteja për profesionet e lira dhe të drejtat e qytetarëve. Ndaj nuk do të më trembë as kjo sfidë!

    Për mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë privilegj më të madh sesa të jem zëri i demokratëve dhe të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe vendosmëri!”

  • “Si kokosh…”/Aldo i kthehet Olës: Ke shpëtuar se do të të nxirrja bllof!

    “Si kokosh…”/Aldo i kthehet Olës: Ke shpëtuar se do të të nxirrja bllof!

    Ola ka diskutuar me tone të larta me Aldon ku i ka shprehur se:

    Ke thënë 3 herë që ke pëlqim ndaj meje. Më ke ftuar në takim.

    Aldo:

    E di sa bllof do të të nxirrja unë ty po të mos vinin çunat te sauna? Ke shpëtuar po hë.

    Ola:

    Ti prej meje vajte dhe iu ngrite si kokosh Laertit se nuk do ishe asgjëkundi.

  • “Kot votoni, Leskon dhe ‘qirje’ Dulen do çoni në Parlament nga Vlora”, Rama thirrje demokratëve: Më mirë jepjani votën PS dhe…

    “Kot votoni, Leskon dhe ‘qirje’ Dulen do çoni në Parlament nga Vlora”, Rama thirrje demokratëve: Më mirë jepjani votën PS dhe…

    Nuk ta jep dot tribuna VIP e kënetës. Merr e shih listën. Shih kë të kanë thënë “haje këtë çorbë” se nuk ke ku shkon. Merre shihe gjithë tribuna VIP e kënetës do shkojë në parlament do apo s’do ti. Ça të mire i doni Vlorës ju që shkoni me Leskon e ‘qirje’ Dulen. Doni s’doni ju do i çoni në parlament se s’merrni dot më shumë mandate. Atëherë për ça do shkoni të votoni. Ajo që po bëjmë ne është e kundërta. Unë i them të mijve doni a s’doni partia do hapet.

    Uji i ndenjur bëhet kënetë. Ka edhe kështu, një demokrat i njohur Me biznes me fabrike, 300 e kusur punëtor në Itali. Një person “X” i njohur me të, aplikon te deputeti që duam. Ky njeri habitet dhe regjistron emigrantë për të mbështetur këtë vajzë.

    Kemi dekanen e fakultetit Ekonomik në listën e mbyllur, ka qenë në çadër këtu poshtë. Sot është në listën e mbyllur, deri dje..2017 ishte këtu dhe mendonte që unë duhet të ikja. Tani mendon se unë duhet të rri. Do thani kënetën nëse jeni të PD dhe votoni PS”-u shpreh Rama.

  • Shumë zhurmë për asgjë! Sot ‘TikTok’ funksionon normalisht në Shqipëri

    Shumë zhurmë për asgjë! Sot ‘TikTok’ funksionon normalisht në Shqipëri

    Edhe pse u paralajmërua për një kohë të gjatë, rrjeti social TikTok nuk është mbyllur në Shqipëri. Përdoruesit e saj vijojnë normalisht të shikojnë postimet e madje edhe të publikojnë.

    Mesa duket masa që Qeveria donte të merrte, s’ka funksionuar.

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) kërkoi nga kompanitë e internetit marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar.

    Tik Tok në Shqipëri është një platformë me mbi 1 milionë përdorues, gjerësisht në funksion edhe për biznes. Vendimi për mbylljen e TikTok u mor nga qeveria pas një konsultimi të gjerë publik në dhjetor 2024. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale, ku viktima nuk kishte llogari ne Tik tok

  • “E turpshme”! Baçi sulmon Bashën: Në Fier po përdor emrin e një zonje fisnike për të penguar fitoren tonë

    “E turpshme”! Baçi sulmon Bashën: Në Fier po përdor emrin e një zonje fisnike për të penguar fitoren tonë

    Deputeti demokrat Luan Baçi ka shprehur kritika të forta ndaj listës së koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 majit, duke e quajtur përdorimin e emrit të Sabrie Hoxhajt në listën e Fierit si një manovër për të penguar fitoren e Partisë Demokratike.

    Baçi ka theksuar se Hoxhaj, e cila mohon se ka plotësuar formularin për të qenë kandidate, është shfrytëzuar pa dijeninë e saj për interesa të ngushta politike.

    Ai i ka bërë thirrje koalicionit të heqë dorë nga këto veprime, duke shtuar se abuzimet e vazhdueshme me emra të njohur dhe të respektuar të PD-së do të lënë pas një imazh të keq. “Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme, boll abuzuat dhe luajtët me demokratët, do të mbaheni mend si njerëzit më qesharakë që kanë ekzistuar ndonjëherë!”, ka shkruar Baçi.

    Postimi:

    SABIRE HOXHAJ nje zonje fisnike, perfaqsuese e denje e Mallakastres, mesuese e shkelqyer, demokrate e nderuar, drejtuese e strukturave te larta te partia demokratike ne Mallakaster, ish kryetare komune ne Mallakaster, perfaqsuese e partise demokratike, kontribuese dhe faktor i rendesiahem ne proçesin e rithemelimit te partise demokratike, me kryetar profesor, doktor Sali Berishen!

    Euroatlantiket qesharak dhe te shitur, duan te perdorin emrin e saj te nderuar ne listat e tyre te turpit, per te penguar demokratet dhe partine demokratike ne fitoren e sigurt te 11 Majit!

    Hiqni dore nga keto veprime te turpshme, boll abuzuat dhe luajtet me demokratet, do te mbaheni mend si njerezit me qesharak, qe kane ekzistuar ndonjehere!

    Lista e Koalicionit Euroatlantik në Fier:

    Vjola Avdulaj

    Ali Bendaj

    Dajela Daka

    Amarildo Filaj

    Burbuqe Goxhaj

    Sabire Hoxhaj

    Afrim Kokla

    Gerard Komini

    Gezim Maloku

    Klejdan Mehmetaj

    Burhan Misiraj

    Florentina Nushi

    Gjergji Peri

    Elvis Pisku

    Fatjon Pollozhani

    Ermal Sefa

  • “Drejt 12 mandateve të sigurta”- Ilir Meta nga burgu: Lista e hapur e Tiranës do të jetë surpriza historike e këtyre zgjedhjeve, përzgjedhja nuk është e lehtë…

    “Drejt 12 mandateve të sigurta”- Ilir Meta nga burgu: Lista e hapur e Tiranës do të jetë surpriza historike e këtyre zgjedhjeve, përzgjedhja nuk është e lehtë…

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas zyrtarizimit të listave zyrtare të koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore”. Ai shpreh bindjen se Partia e Lirisë do të fitojë 12 mandate ne zgjedhjet e 11 majit.

    Ilir Meta shprehet se Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.

    Presidenti i PL-se thote se për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar nuk kane mundur te kene kandidatë në 4 Qarqe.

    Sipas tij, lista e hapur e Tiranes do te jete surpriza historike.

    “Ndërkohë lista e hapur e Tiranës do të jetë supriza historike e këtyre zgjedhjeve. Këtë më mirë se kushdo e ndjeu Kryetari i çoroditur i Organizatës, i cili u gafur njëherë se do të dilte në listë të hapur por kur kuptoi listën e hapur të kundërshtarëve i shkoi njëherë në mendje të mos e vinte emrin fare në listë për t’u dhënë një garanci të rreme të gjithë të tremburve nga aferat e panumërta që ende nuk janë prekur, se fitorja do ishte e sigurtë”, shkruan Meta.

    Reagimi i Ilir Metes

    Një nisje kuptimplotë drejt 12 mandateve të sigurta!

    Gongu ra! Partia e Lirisë si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale në ndeshjen më historike të 11 Majit, që shkallmon Narkoregjimin, që tashmë ka hyrë në bunker duke kuptuar se fillim-Maji është fundi i hidhur për diktatorët dhe gjithmonë një Pranverë Çlirimtare.

    Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.

    Nuk mundemi dot për më tepër për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të patur kandidatë në 4 Qarqe.

    Asnjëherë përzgjedhja nuk është e lehtë, por pa asnjë diskutim kjo është përzgjedhja më përfaqësuese që kemi bërë sepse bazohet në tre Qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan.

    Kemi dy personalitete me histori dhe që kanë lënë gjurmë në Partinë e Lirisë dhe LSI, që nga themelimi i saj.

    Edmond Haxhinasto, një nga politikanët më të shkolluar, më të formuar, më të edukuar, vizionar dhe kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.
    Znj. Erisa Xhixho, themeluese e LSI që maturante, me një histori 20-vjeçare, plot sakrifica, durim dhe ringritje dhe një nga deputetet më aktive të kësaj legjislature, që ka përfaqësuar me dinjitet kryeqytetin.

    Por kemi edhe dy figura të reja për Kuvendin e ri të Shqipërisë.

    Zonjën e mrekullueshme Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Çështjet e Familjes, një nga prioritetet tona më madhore. Një fierake autoktone, që do ta përfaqësojë me shumë dinjitet Fierin dhe të gjithë Qarkun, ndaj të cilit kemi shumë detyrime si Parti e Lirisë (LSI) dhe që sidomos do të përfaqësojë gratë e mrekullueshme të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.

    Në këtë mënyrë ne garantojmë dhe një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë gjinor 50% me 50%, siç e kemi të sanksionuar në Statutin tonë të miratuar në Konventën historike të 27 Prillit.

    Dhe padyshim kush mund t’i mbrojë më mirë interesat e Tiranës se sa Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi, simboli i antikorrupsionit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, denoncuesi i paepur i aferave të përbindshme, në kurriz të qytetarëve taksapagues të kryeqytetit.

    Ndërkohë lista e hapur e Tiranës do të jetë supriza historike e këtyre zgjedhjeve. Këtë më mirë se kushdo e ndjeu Kryetari i çoroditur i Organizatës, i cili u gafur njëherë se do të dilte në listë të hapur por kur kuptoi listën e hapur të kundërshtarëve i shkoi njëherë në mendje të mos e vinte emrin fare në listë për t’u dhënë një garanci të rreme të gjithë të tremburve nga aferat e panumërta që ende nuk janë prekur, se fitorja do ishte e sigurtë.

    Por kur e kuptoi se ndëshkimi do të jetë fatal, vrapoi për t’u futur në bunker dhe ne në 11 Maj do t’i çojmë atje edhe rezultatet e “Barometrit” të tij.

    Partia e Lirisë drejt një Fitoreje Historike. Listat e hapura kanë qenë kauza jonë nga viti 2008 dhe do të jenë në 11 Maj edhe Triumfi ynë.

  • Ndodh puthja e parë e Valbonës në shtëpi…jo me Laertin!

    Ndodh puthja e parë e Valbonës në shtëpi…jo me Laertin!

    Teksa ishin duke qëndruar e duke kënduar më njeri-tjetrin, Gjesti është afruar dhe ka puthur Valbonën me maskën e gjelit në kokë.

    Valbona:

    Puthja e parë në BBV nga mua. Puthe Laertin e tani mua.

  • Emri/ Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

    Emri/ Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

    Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.

    Viktima është Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit. Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

  • Përpara i del një person! Me kë takohet Rozana në dhomën e dëshirave?

    Përpara i del një person! Me kë takohet Rozana në dhomën e dëshirave?

    Një video e publikuar në TikTok po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta. Në video, shihet Rozana Radi e cila po futet në “Dhoma e Dëshirave”.

    Aty shihet se dikush po e pret Rozanën brenda. Klipi, ka nxitur shumë komente dhe spekulime nga ndjekësit, duke e bërë këtë moment viral në rrjetet sociale.

    Përdoruesit e TikTok kanë pasur teori të ndryshme për këtë takim, disa duke thënë se po takon një psikolog e të tjerë thonë se personi që po takon është Egli Tako.

  • Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

    Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

    Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj, i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok, cenonte lirinë e shprehjes dhe bie ndesh me Kushtetutën.

    “Ne e konsiderojmë këtë veprim të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe kemi nisur tashmë punën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, tha Myzyraj.

    “Çdo veprim që cenon lirinë e shprehjes do të sfidohet nga ne në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, shtoi ai.

    Me kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP), kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend, pritet të bllokojnë të enjten qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

    Ky bllokim, ndjek vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 6 mars, 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

    TikTok, është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm.

    Kryeministri Edi Rama, deklaroi në një postim në rrjetin social ‘X’, që vendimi për mbylljen e platformës Tik Tok, është marrë nga qeveria pas konsultimeve të gjëra me prindër dhe mësues.

    “Ky është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues, dhe e dyta është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, shkruan Rama.

    Shifrat e ofruara nga kryesministri nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, pasi takimet e tij nuk janë mbajtur në prani të medias.

    Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë.

    Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e qendrës SCiDEV i tha BIRN se ky është një precedent që cënon të drejtat themelore të njeriut.

    “Ne na shqetëson precedenti që krijohet me mbylljen totale të Tik Tok, pra një precedent i “internet shutdown” duke cenuar kështu të drejtat themelore të qytetarëve siç është liria e shprehjes”, u shpreh Bino.

    “Nën justifikimin e sigurisë për fëmijët qeveria me të njëjtën mënyrë mund të mbyllë nesër platforma të tjera, media apo internetin vetë, sepse shkaktojnë ‘dëm’”, shtoi ajo.

    Drejtuesja e SCiDEV shtoi më tej se marrja e një dakordësie nga prindërit në kushte emocionale të ngarkuar nga një tragjedi, nuk është proces i rregullt i konsultimit dhe nuk mund të shërbejë si justifikim për mbylljen totale të platformës.

    “Nuk ka asnjë raport publik të këtij konsultimi të pretenduar veç daljeve mediatike të Kryeministrit dhe Ministres përkatëse në shkolla”, tha Bino, teksa theksoi se të gjithë janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, por ka masa proporcionale të tjera që mund të merren.

    “Shqipëria ndodhet dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare dhe mbyllja e një platforme që është shndërruar në një medium të rëndësishëm për zërat e rinj në politikë dhe jo vetëm, ngre shqetësime të tjera për qëllimin pas saj”, theksoi Bino.

    Edhe kreu i AGSH-së Isa Myzyraj, tha se ky vendim është praktikisht një precedent për akte të tjera të censurës në një vend me një qeveri autokratike.

    “Kjo tregon qartë se institucionet tona janë autokrate dhe nuk reflektojnë pavarësisht se dhjetra organizata vendase dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për mbylljen e Tik Tok”, tha ai.

    “Jemi të shokuar që qeveria nuk ka bërë asnjë reflektim dhe asnjë hap pas në lidhje me këtë situatë”, përfundoi Myzyraj./BIRN