Category: Lajme

  • Operacioni i SPAK në prag të zgjedhjeve/ Arrestime në PS dhe PSD në Shkodër e Laç

    Operacioni i SPAK në prag të zgjedhjeve/ Arrestime në PS dhe PSD në Shkodër e Laç

    Agjentët e BKH-së dhe policia e Shkodrës kanë kryer kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona të Qarkut të Shkodrës, përfshirë Malësinë e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë.

    Kontrollet kryhen në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.

    Burime për CNA bëjnë me dije se janë kryer disa arrestime.

    Mësohet se të arrestuar janë eksponentë të PS dhe një prej tyre i PSD-së.

    Të njëjtat burime bëjnë me dije për CNA që SPAK po bën arrestime në Laç.

    Dyshohet se të arrestuarit janë eksponentë të PS-së.

  • U arrestua me kokainë ditën e djeshme, ish-kandidati i Lapajt: Nuk kam qenë përdorues droge

    U arrestua me kokainë ditën e djeshme, ish-kandidati i Lapajt: Nuk kam qenë përdorues droge

    Ergys Isufi, ish-kandidati për deputet i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar sot publikisht përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale pas incidentit të një dite më parë, ku u kap nga policia me një dozë kokaine.

    Në mesazhin e tij, Isufi i kërkoi ndjesë publikut, qytetarëve të Sarandës, familjes, miqve dhe kolegëve të tij në lëvizjen “Shqipëria Bëhet”. Ai e cilësoi ngjarjen si një situatë e vështirë, por u shpreh se ka hyrë në politikë me bindje dhe dëshirë për të kontribuar, pavarësisht zërave që i kanë thënë se “nuk është për politikë”.“Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në çështje penale apo me lëndë narkotike,” – deklaroi Isufi, duke sqaruar se ngjarja nuk duhet të ndikojë te perceptimi për lëvizjen që përfaqëson. Ai falënderoi Policinë e Shtetit për profesionalizmin dhe për faktin që nuk u bë pjesë e një “dashakeqësie të mundshme të inskenuar”, sipas fjalëve të tij.

    Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur Isufi u ndalua nga policia në rrugën Sarandë–Borsh, ndërsa udhëtonte me një të mitur për të marrë pjesë në një miting elektoral. Gjatë ndalimit, ai fillimisht tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një dozë kokaine, e dyshuar për përdorim vetjak.

    Pavarësisht incidentit, Isufi mbetet i lirë dhe është shprehur se vazhdon të mbështesë lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, duke kërkuar mirëkuptim dhe duke theksuar se përgjegjësia është personale dhe nuk duhet të rëndojë mbi kolegët e tij.

  • Giro d’Italia, policia në Tiranë “pastron” rrugën nga makinat

    Giro d’Italia, policia në Tiranë “pastron” rrugën nga makinat

    Në kuadër të masave të ndërmarra nga për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara.

    Automjetet po largohen me karrotrec dhe po dërgohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës

    Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim për zbatimin e këtyre kufizimeve, të cilat do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie.

    Gjithashtu, policia apelon që të shmangen parkimet e gabuara në akset e përfshira në itinerarin e garës.

    Policia thekson se mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në imazhin e vendit.

    Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara e çiklizmit “Giro d’Italia”, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike.

    Në tre etapa në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës, 180 çiklistë profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona.

    Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00 dhe do të vijojë sipas itinerarit të planifikuar, duke përfunduar në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.

    Ndryshimet në qarkullimin e automjeteve:

    Ndalimi i qarkullimit të automjeteve në kuadër të mbarëvajtjes së aktivitetit madhor “Giro d’Italia Grande Partenza 2025”, gjatë tre tureve të para në territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 13:00 deri në 18:00 të datës 09.05.2025, në itinerarin e Etapës së Parë:
    Rruga “SH3” (nga fshati Gracen deri në rrethrrotullimin TEG);
    Rrethrrotullimi TEG deri te rrethrrotullimi Sauk;
    Rruga e Elbasanit, Bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Ali Shefqeti”, rruga “Alajdin Frashëri”;
    Rruga “Rexhekrit”, rruga “SH54” – “Unaza e Madhe”, rruga “Sotir Çaci”;
    Rruga “Xhanfize Keko”, rruga “Arkitekt Kasemi”, Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
    1.1. Devijimi i linjave urbane:

    Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish-Stacioni i Trenit” devijohet te Sheshi “Wilson” për në rrugën “Sami Frashëri”.
    Linja Nr. 5/a “Ish-Kombinati i Autotraktorëve – Qendër”, pezullohet përkohësisht.
    Linja Nr. 8, 9, 10/a, 10/b, 10/c, 11, 13, 15, 16, 16/2, 16/7, 14/11 dhe linjat Tiranë – Baldushk, Petrelë, Farkë, Bërzhitë, Dajt, Shëngjergj, Krrabë, Vrap, pezullohen përkohësisht.
    1.2. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve:

    Nga ora 08:00 deri në 18:00 të datës 09.05.2025, në:

    Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”
    Segmentin pas Pallatit të Kulturës
    Brenda ish-Gardës së Republikës
    1.3. Qarkullimi i mjeteve do të lejohet në:

    “Unaza e Madhe”, rrugët “Perlat Rexhepi”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, dhe “Ali Demi”.
    Ndalimi i qarkullimit më 10.05.2025, nga ora 08:00 deri në 18:00, në itinerarin e Etapës së Dytë:
    Sheshi “Skënderbej”, rrugët “Urani Pano”, “Ded Gjo Luli”, “Ibrahim Rugova”, “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Bulevardi “Gjergj Fishta”, rruga “Muhamet Gjollesha”, Bulevardi “Bajram Curri”, “Lek Dukagjini”, “Dervish Hima” dhe rruga e “Elbasanit”.
    2.1. Devijimi ose pezullimi i linjave urbane:

    Linjat 1/a, 1/b, 2, 3, 4, 5/a, 5/b, 6, 8, 9, 10/a, 10/b, 10/c, 12, 13, 15, 16 devijohen ose pezullohen sipas specifikimeve.
    Disa linja do të devijohen te Sheshi “Karl Topia” ose te Fakulteti i Ekonomisë.
    2.2. Qarkullimi i mjeteve do të bëhet në:

    Rrugët “Ibrahim Rugova”, “Perlat Rexhepi”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Dervish Hima”.
    Ndalimi i qarkullimit dhe parkimit:
    Nga ora 06:00 e datës 09.05.2025 deri në 23:00 të datës 10.05.2025 në:

    Rrugët brenda ish-Gardës së Republikës, rruga “Abdyl Frashëri”, “Urani Pano”, rruga pas Pallatit të Kulturës
    Segmenti i Bulevardit “Zogu I”, nga kryqëzimi me rrugën “Dervish Hatixhe” deri në atë me rrugën “Urani Pano”.
    Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha segmentet e përmendura më sipër.

  • E rëndë/ Babai “monstër” mbante ‘të burgosura’ vajzat dhe i abuzonte se*sualisht

    E rëndë/ Babai “monstër” mbante ‘të burgosura’ vajzat dhe i abuzonte se*sualisht

    Një 68-vjeçar nga Brazili ua kishte kthyer jetën fëmijëve të tij në një makth.

    Babai akuzohet se i ka mbajtur robër dy vajzat e tij, i ka droguar dhe i ka përdhunuar.
    68-vjeçari nga Juazeiro do Norte e kishte shndërruar shtëpinë në një burg të improvizuar për dy vajzat, duke mbajtur të lidhura.

    Dy motrat, të moshës 36 dhe 38 vjeç, u gjetën nga policia të kequshqyera dhe të dehidratuara, me njërën të lidhur në shtrat dhe tjetrën pa ndjenja, sipas Daily Mail.
    Rasti u zbulua pas një ankese të bërë nga një fqinj. Sipas autoriteteve braziliane motrat ishin abuzuar për të paktën një vit.

    Policia beson se babai i tyre filloi të abuzonte me ta pasi nëna e tyre u largua nga shtëpia një vit më parë dhe nuk u kthye më.

    68-vjeçari akuzohet për dhunë në familje, abuzim, dhunë psikologjike dhe ndalim të paligjshëm.

  • Kërkimet për trupin e 29-vjeçarit në Klos, shtohen forca nga Kosova për të vijuar gërmimet nën masivin e dheut!

    Kërkimet për trupin e 29-vjeçarit në Klos, shtohen forca nga Kosova për të vijuar gërmimet nën masivin e dheut!

    Kur kanë kaluar ditë nga shembja e digës së rezervuarit të një fabrike e pasurimit të kromit në Burrel, nuk ka ende asnjë shenjë nga 29-vjeçari Ardit Beshiri, që u zu poshtë nga masivi i dherave.

    Kërkimet kanë vijuar që prej pasditen e të shtunës, por nuk kanë dhënë rezultat në gjetjen e trupit të tij. Në disa dalje publike babai i 29-vjeçarit dhe të afërm të tij kanë kërkuar ndihmë nga shtetit për vënien në dispozicion të mjeteve të tjera më të sofistikuara për gjetjen e trupit të të riut.

    Këtë të enjte janë shtuar dhe forca të tjera nga Kosova.

    Njoftimi i plotë:

    Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.

    Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit:

    Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit:

    * Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.

    * Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve.

    * Policia e Shtetit: 24 efektivë.

    * Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme.

    * Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës.

    * Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja.

    * Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.

    Mbështetja ndërkombëtare:

    Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim.

    Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.

    Kushtet në terren:

    Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.

    Koordinimi i operacionit:

    Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur.

  • Çfarë po ndodh!? Zgjerohet lufta Indi-Pakistan, raportohen 31 viktima, mes tyre dhe turistë!

    Çfarë po ndodh!? Zgjerohet lufta Indi-Pakistan, raportohen 31 viktima, mes tyre dhe turistë!

    Pakistani tha se kishte rrëzuar 25 dronë të Indisë në hapësirën e vet ajrore ndërsa India pretendon se ka neutralizuar përpjekjet e Pakistanit për të goditur shënjestra ushtarake me dronë dhe raketa teksa luftimet mes dy superfuqive bërthamore zgjerohen.

    Shkëmbimet e fundit vijnë një ditë pasi India tha se kishte goditur infrastrukturë terroriste në Pakistan, 2 javë pasi akuzoi shtetin mysliman për vrasjen e 26 turisteve në Kashmirin indian. Islamabadi ka mohuar akuzat dhe është zotuar të hakmerret ndaj sulmit raketor që e cilësoi një akt lufte.

    Të mërkurën tha se kishte rrëzuar 5 avionë luftë të palës kundërshtare por ambasada Indiane në Pekin i hodhi poshtë pretendimet.

    Të enjten, zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze Ahmed Sharif Chaudhry bëri të ditur se Pakistani kishte rrëzuar 25 dronë të prodhuar në Izrael nga India, në disa lokacione të ndryshme përfshirë edhe 2 qytetet e mëdha Karachi dhe Lahore.

  • Policia merr me karrotrec makinat që bllokojnë rrugën e “Giro d’Italia”, thirrje shoferëve: Ja ku mund t’i tërhiqni

    Policia merr me karrotrec makinat që bllokojnë rrugën e “Giro d’Italia”, thirrje shoferëve: Ja ku mund t’i tërhiqni

    Për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet në Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara.

    Policia bën me dije se makinat do të largohen me mjet ngritës (karrotrec) dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.

    Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës.

    Njoftimi i policisë:

    Në kuadër të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet në Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, për një kohë të gjatë, në rrugët e njoftuara zyrtarisht si të bllokuara.

    Automjetet do të largohen me mjet ngritës (karrotrec) dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.

    Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie. Gjithashtu, apelon që të shmangen parkimet e gabuara, në akset e përfshira në itinerarin e garës.

    Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejt në imazhin e vendit.

  • Vrasja në Has/ Dhunoi prindërit e Ylber Jakut, merret vendimi për motrën e viktimës!

    Vrasja në Has/ Dhunoi prindërit e Ylber Jakut, merret vendimi për motrën e viktimës!

    Gjykata ka lënë nën masën “arrest shtëpie” Artjola Sallahu, motra e viktimës së djeshme në Has. Një vrasje me armë zjarri ndodhi ditën e djeshme në Has ku viktimë mbeti 34-vjeçari Rushit Sallahu. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt për prona.

    Mësohet se familja Jaku, e autorit të dyshuar të vrasjes Ylber Jakut, ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin.

    Siç raportohet kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit. Por me sa duket autoritetet nuk kanë ndërhyrë për të zgjidhur konfliktin. Përplasja mes familjeve Sallahu dhe Jaku ka pasur në thelb mosmarrëveshje për çështje pronësore, që kanë degjeneruar në dhunë fizike dhe përfunduan tragjikisht me humbjen e një jete. Sakaq Artjola Sallahu, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahu, që u vra djenga Ylber Jaku në fshatin Pla, ka dhunuar fizikisht dy prindërit e autorit të krimit.

  • Emrat/ Policia greke kontrollon burgun e 3 shqiptarëve të rrezikshëm, ja çfarë u gjet!

    Emrat/ Policia greke kontrollon burgun e 3 shqiptarëve të rrezikshëm, ja çfarë u gjet!

    Policia greke ka kryer kontrolle në një qeli të tre të burgosurve shqiptarë në burgun e Nafplios, pas informacioneve për mbajtje të sendeve të paligjshme nga ana e tyre. Kontrolli është ushtruar në qelinë e Gëzim Hamiti, 51 vjec i cili ndodhej së bashku me 38-vjecarin Geni Cato nga Përmeti dhe 45-vjeçarin Edmond Perbasha nga Mirdita.

    Cato është person me precedentë të rëndë penalë, i akuzuar si pjesë e grupeve mafioze greke që kontrollojnë jetën e natës. Ai ndodhet i arrestuar si autor i një atentati, ku nga një motorr u hap zjarr ndaj një automjeti në lëvizje, si dhe për “shkatërrim prone me eksploziv” të një karburanti.

    Ai ka edhe precedentë të mëparshëm për ngjarje të tjera.

    Edmond Perbasha ndërkohë, ndodhet i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal të cilin ai e drejtonte, të akuzuar për “trafik droge”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “shkatërrim prone me zjarr” e “rrahje”. Përbasha ka qenë më parë në burgun e Janinës, nga ku u transferua, pasi gjatë një hetimi u zbulua se bashkëpunonte me gardianë për shitje droge e pastrim parash. Ai është i dënuar edhe me 20 vjet burg për grabitje me armë.

    Gëzim Hamitit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një shkop metalik 48.5 cm, 1 celular dhe 1 modem, Catos i janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë, ndërsa Edmond Përbashës, i janë gjetur dhe sekuestruar po ashtu 2 celularë.

  • Berisha tha se mund të udhëtojë drejt SHBA, në faqen zyrtare të DASH vijon të jetë vendimi ‘non grata’ i vitit 2021

    Berisha tha se mund të udhëtojë drejt SHBA, në faqen zyrtare të DASH vijon të jetë vendimi ‘non grata’ i vitit 2021

    Në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit vijon të jetë vendimi i vitit 2021, ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha thotë se mund të udhëtojë drejt SHBA dhe u dënua vendimi i firmosur nga ish sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

    Ndërsa u shpreh se për momentin nuk do të udhëtojë drejt SHBA pasi këto ditë ishte kulmi i fushatës elektorale para zgjedhjeve të 11 majit, ai theksoi se “non grata është konsideruar vendim politik, është dënuar, ky është dënim i atij vendimi. Se është tjetër kur shqyrtohet dhe kjo apo ai qëndrim, por është shpallur; vendime të politizuara të administratës Biden, është paekuivok. Pra është e pashpresë”.

    Ende nuk ka një reagim zyrtar të Departamentit të Shteti në lidhje me vendimin.

    Blinken në 19 maj 2021 shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe familjen e tij non grata “për korrupsion madhor”.

    Në një njoftim për shtyp, Blinken deklaroi: “Sot unë po shpall publikisht Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor.”

    Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

    Bashkë me Berishën u shpallën ‘non grata’ bashkëshortja e tij Liri Berisha, i biri, Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij, Argita Berisha Malltezi.

    Vendimi i DASH në vitin 2021

    TopChannel