Category: Horoskopi

  • Horoskopi për sot 19 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Horoskopi për sot 19 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Dashi

    Kjo ditë do të jetë mjaft e ngarkuar dhe do ju lejojë që të merrni rezultate të rëndësishme për karrierën tuaj. Ndiqni gjithmonë instinktin dhe mos u bllokoni nga kritikat e të tjerëve. Në dashuri parashikohen përgjigje të rëndësishme, të cilat do ju bëjnë më euforik dhe pozitiv.

    Demi

    Mundohuni që të fokusoni më mirë energjitë tuaja në çështje të cilat i konsideroni vërtetë të rëndësishme, pasi në këtë moment nuk mund të rrezikoni të hidhni ndonjë hap të gabuar. Kjo e mërkurë do ju gjejë më të komunikueshëm. Pritet të merrni kënaqësi.

    Binjakët

    Merrni pak më shumë kohë për të menduar për veten dhe mirëqenien tuaj. Kjo gjë do ju shërbejë jo vetëm për tu karikuar me energji, por edhe për të reflektuar me më shumë vëmendje lidhur me disa çështje që në të kaluarën i keni lënë pezull. Në dashuri dhe në familje, këshillohet të mos jeni shumë agresiv.

    Gaforrja

    Hapet një fazë e rëndësishme për të marrë përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh. Mos jini nervoz, pasi të gjitha ndryshimet me të cilat po përballeni do ju lejojnë që të gjeni sigurinë në veten tuaj.

    Luani

    Duhet të mundoheni të mos lini pas dore sinjalet që po ju dërgon trupi, sidomos nëse së fundmi nuk keni pushuar mjaftueshëm. Një takim special do ju bëjë nervoz, por mos merrni vendime të nxituara sa i takon sferës së ndjenjave.

    Virgjëresha

    Duhet të mundoheni që të limitoni shpenzimet tuaja, sidomos nëse gjatë javëve të fundit keni bërë investime të rëndësishme për karrierën tuaj. Për shkak të natyrës që keni, jeni gjithmonë të organizuar dhe autoritar, por duhet të ndani përgjegjësitë edhe tek bashkëpunëtorët tuaj.

    Peshorja

    Do të riktheheni të jeni pozitiv dhe të gjallë dhe humori i mirë do të përdoret edhe për bashkëpunëtorët tuaj. Motivoni më mirë kolegët tuaj, në mënyrë që të krijoni një klimë më harmonike dhe të sheshoni mosmarrëveshjet e fundit. Në raport me parnterin/en, do të tregoheni më të kuptueshëm.

    Akrepi

    Kohëve të fundit keni qenë të mbushur me dyshime dhe kjo gjë edhe për shkak të disa konfirmimeve të cilat po vonojnë në vendin e punës. Mos jini shumë autokritik, pasi ndonëse bëhet fjalë për një periudhë të lodhshme, do të arrini rezultate të rëndësishme.

    Shigjetari

    Parashikohen ditë interesante për të rivlerësuar një raport, sidomos nëse gjatë muajve të fundit keni qenë mjaft konfuz nga pikëpamja sentimentale. Kjo e mërkurë do ju gjejë më të drejtpërdrejtë dhe skeptikë.

    Bricjapi

    Parashikohet një ditë e rëndësishme për të reflektuar lidhur me disa çështje sentimentale, të cilat së fundmi të kanë hutuar nga qëllimet kryesore, shkruan noa.al.. Para se të merrni vendime lidhur me çështje ekonomike, bëni mirë që të ballafaqoheni me kolegët tuaj.

    Ujori

    Kjo është një periudhë e cila ju sheh më të fortë, më aktiv dhe me më shumë ndikim në vendin e punës. Parashikohen objektiva të rëndësishëm, por duhet të mbani parasysh vonesa të vogla të cilat mund t’iu bllokojnë.

    Peshqit

    Parashikohen mundësi shumë të mira për të rizgjuar ndjenjat dhe pasionin, pas muajsh të tërë në gjendje jo shumë të mirë emocionale. Këshillohet që të jeni më romantik. Në sferën profesionale parashikohen të reja të rëndësishme. Bashkëpunimet dhe biznesi janë të favorizuara gjatë gjithë muajit.

  • Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi

    Kjo është një ditë e rëndësishme për tu përkushtuar më shumë në vendin e punës dhe për të pretenduar më shumë. Do t’iu rikthehet intuita dhe kurioziteti, ndaj nuk përjashtohen bashkëpunime të reja interesante. Në dashuri, sugjerohet të mos keni frikë të shfaqni emocionet dhe ndjenjat tuaja.

    Demi

    Mundohuni të mos përfshiheni në diskutime dhe debate që nuk ju interesojnë, pasi momentalisht nuk do të keni durimin për të menaxhuar çështje të padëshiruara. Duhet të jeni të gatshëm të vini në provë dashurinë, por mundohuni të mos tregoheni shumë të nxituar dhe impulsiv.

    Binjakët

    Do të jeni të fokusuar mirë në prioritetet tuaja, pasi në këtë moment nuk mund ti lejoni vetes që të shpenzoni energji dhe kohë pas personave dhe projekteve që nuk ju stimulojnë që të tregoni më mirë kapacitetin tuaj. Mundësi të mira paraqiten edhe për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.

    Gaforrja

    Në momentin që ndiheni konfuz dhe të pavendosur shpesh prireni të mbylleni brenda një guaske ku nuk lejoni askënd të depërtojë. Mundohuni që të mos izoloheni shumë, pasi një ballafaqim me një person që e keni përzemër, do ju lejojë që të ndryshoni këndvështrim lidhur me çështje të së kaluarës tuaj.

    Luani

    Gjatë kësaj të marte duhet të lini mënjanë të gjitha shqetësimet e javëve të fundit, të cilat ju kanë tensionuar. Këshillohet që të vlerësoni më mirë kohën dedikuar dashurisë, familjes dhe miqve.

    Virgjëresha

    Ky është momenti më i mirë për të mbyllur të gjitha raportet me persona negativ dhe që ju kanë tensionuar. Jeni në prag të nisjes së një rrugëtimi interesant i cili do ju japë mundësi që të ripërkufizoni projektet tuaja dhe të zbuloni veten nga pikëpamja emocionale.

    Peshorja

    Ky është një moment i rëndësishëm për të rimarrë në dorë jetën tuaj dhe për tu për tu përfshirë në çështjet e biznesit. Ndërkohë takime stimuluese do të rindezin pasionin.

    Akrepi

    Ky është momenti ideal për të marrë rezultate të mëdha të cilat do ju lejojnë që të besoni sërish në veten tuaj. Fati do të jetë në anën tuaj dhe mundësitë e shumta nuk do të mungojnë.

    Shigjetari

    Mos u druani të merrni vendime pa u kushtëzuar në vendin e punës, pasi strategjitë tuaja të reja, ndonëse mund të jenë të pazakonta dhe unike do ju lejojnë që të merrni rezultate të mëdha. Në dashuri ka disa çështje të cilat duhen riparë bashkë me partnerin/en. Nëse nuk jeni të sigurtë në ndjenjat tuaja, qartësohuni me veten para se të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm.

    Bricjapi

    Mbrëmja do të jetë mjaft intriguese për të bërë njohje të reja dhe për të zgjeruar rrethin tuaj miqësor. I keni lënë shumë pas dore, ndaj ka ardhur momenti për kompensim dhe argëtim. Mundohuni vetëm që të mos lini pas dore projektet tuaja më të rëndësishme.

    Ujori

    Parashikohet një ditë e cila ju fton që të mendoni më shumë për veten tuaj, sidomos nëse gjatë muajve të fundit keni dhënë shumë pa pretenduar asnjë në këmbim. Do të jeni shumë emotiv dhe kjo e martë do të ushqejë tensione në dashuri, të cilat mund të jenë të rrezikshme për stabilitetin në çift.

    Peshqit

    Në vendin e punës duhet të jeni shumë të kujdesshëm, pasi së fundmi jeni ndjerë të venë në provë dhe nuk përjashtohet mundësia që dikush të dojë t’iu pengojë. Mos merrni përsipër rreziqe të mëdha dhe tregohuni gjithnjë e më shumë autoritar dhe të sigurtë në veten tuaja për të shmangur tensione të kota. Në dashuri parashikohet të bëni paqe me partnerin/en tuaj.

  • 12 shenjat e horoskopit, ja çfarë ju pret këtë javë

    12 shenjat e horoskopit, ja çfarë ju pret këtë javë

    Dashi-Ç’domethënie ka “shtëpia” për ty? Mërkuri do të hyjë në Gaforre për të të rikujtuar se është e rëndësishme t’u përgjigjesh pyetjeve të ndërlikuara. Më pas, me sezonin e ri të Gaforres, do të kesh më shumë parasysh veten dhe shëndetin tënd mendor dhe emocional. Bëj kujdes me disiplinën dhe ji lideri/ja që duhet të jesh!

    Demi-Zgjero aftësitë e tua në komunikim dhe kështu, do të mund të zgjerosh horizontin dhe këndvështrimet e tua. Mërkuri në Gaforre të frymëzon të shprehesh më mirë, të lexosh, të shohësh filma, pse jo, edhe të presësh një biletë avioni. Më pas, me Hënën e plotë në Bricjap, një arratisje e vogël të thërret. Mos e refuzo. ?

    Binjakët-Në këtë pikë të jetës tënde, paratë punojnë për ty. Mërkuri do të motivojë financat e tua që të shkojnë në një rrugë të re, për të të dhënë më shumë shpërblime se zakonisht. do të zgjedhësh vlera të reja në të cilat do të bazohesh dhe mos harro se para ke edhe 6 muaj të tjerë, të mbushur me surpriza.

    Gaforrja-Kjo javë të sjell mundësinë e re për një agim simbolik në jetën tënde. Mjegulla do të largohet, errësira gjithashtu dhe pas kaq shumë kohësh, do të shohësh dritën dhe realitetin ashtu siç janë. Gjatë kësaj jave nis edhe sezoni yt, ndaj është e rëndësishme që të shprehësh dëshirat e tua. Me shumë gjasa, do të realizohen të gjitha.

    Luani-Kjo është një javë e zënë për ty, pasi do të kesh më shumë reflektime se zakonisht. Sezoni i Gaforres të bën ta nisësh javën me shumë përkujdesje ndaj vetes, me pak pushim dhe me një humor më të mirë. Më pas, Hëna e plotë në Bricjap, e cila do të ndodhë të premten, të motivon të ndjekësh praktika të shëndetshme për mirëqenien tënde.

    Virgjëresha-Mërkuri në Gaforre të ndihmon të bashkëveprosh me të tjerët dhe të takohesh më shpesh me miqtë. Ky sezon i ri i Gaforres të fton në një kapitull të ri, ku kryefjala është sigurisht, komunikimi. Do të jesh më pak produktive, por më shumë e lidhur me ata që të rrethojnë.

    Peshorja-Do të zgjidhësh me shpejtësi të paparë problemet me të cilat do të hasesh në punë, duke i thjeshtuar jetën vetes dhe kolegëve. Sezoni i Gaforres nis këtë javë dhe ti do të përqendrohesh më shumë tek udhëheqja dhe do të mund të shohësh më qartë qëllimet që do të të çojnë përpara.

    Akrepi-Epo, udhëtim të mbarë, Akrep! Do të ndërmarrësh aventura të reja, të cilat do të të bëjnë të eksplorosh vende dhe kultura të reja. Sezoni i Gaforres të inkurajon që të shkosh edhe në vende të largëta, të cilat e ushqejnë dëshirën tënde për të mësuar më shumë.

    Shigjetari-Ty të interesojnë të vërtetat e të tjerëve, por mos po harron edhe të vërtetën tënde? Mërkuri hyn në Gaforre të hënën dhe të ndihmon që të fuqizosh autenticitetin dhe aftësitë që të bëjnë ty një shenjë unike. Pasioni, erosi dhe intimiteti do të jenë në vëmendjen tënde gjatë kësaj jave.

    Bricjapi-Kjo javë të tregon se të kundërtat tërhiqen dhe ti do ta gjesh veten duke shkuar drejt tyre. Sezoni i ri i Gaforres të sjell një ndër momentet më romantike të këtij viti dhe do të jesh një ndër shenjat më të parezistueshme. Hëna e plotë që do të ndodhë në shenjën tënde të motivon që t’i dorëzohesh të tashmes dhe ta lësh pas të shkuarën.

    Ujori-Sekretet fshihen te detajet e vogla, i dashur Ujor. Mërkuri do të të bëjë një shenjë më vigjilente dhe më në fund, do ta kuptosh që sa me më shumë detaje të shohësh, aq më shpejt do ta gjesh zgjidhjen. Do të kesh disa hapa të vegjël, por domethënës në punën tënde të vazhdueshme për të arritur mirëqenien që kërkon.

    Peshqit-Këtë javë dil nga shtëpia dhe tako miqtë dhe njerëzit që ke për zemër. Do ta shohësh veten si një person që ia vlen ta duash, të kalosh kohë dhe të shpenzosh energji, ndaj rrjedhimisht, do të jesh një shenjë interesante për të gjithë. Rilidhu me miqtë e vjetër dhe krijo kujtime të reja.

  • Horoskopi ditor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, shenjat më me fat

    Dashi

    Zjarri i pasionit do rindizet gjate kësaj dite dhe çdo gjë do jete me e bukur për jetën tuaj ne çift. Shfrytëzojeni çdo sekonde sepse nuk do përsëriten serish momente te tilla. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe ata me pak e presin. Ne planin financiar mos hidhni asnjë hap pa reflektuar apo pa qene te sigurte. Do keni probleme te mëdha me vone.

    Demi

    Dite mjaft dinamike dhe e mbushur me emocione te forta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni ndjesi te papërshkrueshme dhe here herës do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Beqaret nuk duhet te tregohen mendjemëdhenj sepse askush nuk do dëshirojë te qëndrojnë pranë tyre. Ne planin financiar ka ardhur koha te ndërtoni një program strikt.

    Binjaket

    Qielli i dashurisë do jete i kthjellet gjate kësaj dite. Do keni një komunikim mjaft te mire me partnerin tuaj dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqaret do jene mjaft ambicioze dhe nuk do kënaqen me ato takime qe do realizojnë sot. Do bënit mire t’i shtrinit këmbët sa keni jorganin. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

    Gaforrja

    Dite e mbushur me pasion dhe emocione pa fund kjo e sotmja. Do ndiheni shpesh si ne ëndërr dhe do dëshironi qe dita te mos mbaroje kurrë. Beqaret do vendosin arsyen para zemrës dhe nuk do hedhin asnjë hap te nxituar gjate kësaj dite. Me financat do tregoheni te kujdesshëm dhe situata do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme si me pare.

    Luani

    Nuk do jete shume thjeshte sot për te gjetur ekuilibrin ne jetën tuaj ne çift sepse si ju ashtu edhe partneri do dëshironi te dale e juaja. Me këtë kokëfortësi nuk keni për te shkuar askund. Beqaret do pëlqejnë shume një person qe nuk është i lire. Kujdes mos hidhni hapa te nxituar. Ne planin financiar duhet ta studioni mire situatën para se te kryeni shpenzime.

    Virgjeresha

    Ata qe janë ne çift nuk do kuptohen si duhet me partnerin dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te mëdha. Vetëm ne mbrëmje situata do përmirësohet paksa. Beqaret do kenë mundësi për takime serioze dhe jo thjesht për aventura kalimtare. Shfrytëzojeni ditën! Merkuri do jete planeti qe do ua mbroje financat dhe nuk do ju lejoje te tundoheni për te kryer shpenzime marramendëse.

    Peshorja

    Dite tërësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ketë as probleme serioze, por edhe as pasion te zjarrte ashtu si ju mendonit. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë shume pamjeve vizuale sepse ato shpesh zhgënjejnë. Ne planin financiar do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe do e gjeni shpejt ekuilibrin e dëshiruar.

    Akrepi

    Flisni sa me hapur me partnerin tuaj sot për gjithçka qe ju mundon sepse po i anashkaluar gjerat situata do ndërlikohet me vone. Beqaret do tërhiqen se tepërmi nga personat qe kane ardhur rishtazi ne zyre ose ne pune. ara se te hidhni çdo hap njihuni me mire me ta. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa para hua për t’ia dale mbanë.

    Shigjetari

    Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do dëshironi ta keni gjithë kohës ne mbikëqyrje. Mos e teproni sepse debatet mund te jene aq te mëdha saqë nuk do dini nga t’ia mbani. Beqaret do jene te pasigurte dhe konfuze për atë qe duan te bëjnë. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me surpriza te këqija për shkak te pamaturisë qe keni treguar.

    Bricjapi

    Do jeni gjithë kohës ne dispozicion te partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia ne çift do filloje te ngrohet. Ai qe keni ne krah nga ana e tij do mendoje për ndonjë dhurate surprize. Beqaret do jene te kthjellet dhe mjaft realiste. Ëndrrat me sy hapur nuk janë për ta. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje dhe durim. Do e përmirësoni shpejt situatën po vazhduat kështu.

    Ujori

    Sot ne vend qe te mendoni aventura kalimtare me dike tjetër, kushtojini me tepër vëmendje personit qe keni ne krah. Ai do ketë me shume se kurrë nevoje për ju. Beqaret do takojnë një person te shenjës se binjakeve me te cilin do kenë një komunikim te mire. Zemra do ju rrahe fort qe ne takimin e pare. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet.

    Peshqit

    Te dashuruarit, fale ndihmës qe do iu japë Plutoni, do e përmirësojnë marrëdhënien ne çift duke u treguar me tolerante dhe me bashkëpunues. Beqaret do kenë takime dashurie te mrekullueshme gjate kësaj dite dhe me siguri do mendojnë te krijojnë një lidhje serioze me ata persona. Sektori i financave do jete thuajse perfekt, megjithatë nuk rekomandohen shpenzime pa mase.

  • Një fundjavë interesante dhe me plot ngjarje, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju ditën e sotme

    Një fundjavë interesante dhe me plot ngjarje, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju ditën e sotme

    Dashi

    Hëna në aspektin e mirë do t’ju japë një fundjavë plot ngjarje dhe interesante. Ditët e ardhshme mund të jenë mjaft të ndritshme, por shumë, sipas parashikimeve të sotme të yjeve, do të varen nga ajo që po bëni, nga ajo që dëshironi të bëni. Ju ndoshta keni vendosur të ndiqni një rrugë të re. Ka një çështje ligjore për t’u zgjidhur, një çështje që ka vënë në provë portofolin muajt e fundit: tani është e mundur të rregullohen gjërat. Fundjava u hap dritën jeshile emocioneve.

    Demi

    Herë pas here jeni shumë të paduruar dhe rrezikoni të kaloni limitet ose të zemëroheni për asgjë. Kjo fundjavë paralajmëron disa bezdi të vogla nga ky këndvështrim, ndoshta për shkak se tashmë jeni duke luftuar me probleme të ndryshme që nga e premtja. Nëse mes së shtunës dhe të dielës gjërat vazhdojnë të shkojnë keq, përpiquni të lini gjithçka të kalojë: në këtë moment është më mirë të shmangni të gjitha shqetësimet. Keni diçka për të bërë ose për të kapërcyer, ndërkohë që çiftet në dashuri afatgjatë mund të gjenden përballë situatave të çuditshme për t’u përballur. Ju ndoshta e konsideroni të papjekur një person që e doni: ka diçka për të sqaruar.

    Binjakët

    Mund të mbështeteni në një hënë të bukur të favorshme dhe në Marsin dhe Jupiterin aktiv: kjo mund t’ju japë reagime pozitive dhe t’ju bëjë të përjetoni emocione të bukura. Këta yje sjellin ndjesi të rëndësishme: aktualisht, sipas horoskopit të Paolo Fox, ju keni një marsh shtesë. Mund të filloni të shikoni të ardhmen me shumë qetësi. Për disa, disa lajme të mira tashmë kanë ardhur. Në muajt e fundit Jupiteri ka qenë kundër, por tani është në favor: është koha për të filluar përsëri në një mënyrë fantastike. Shmangni ankthin.

    Gaforrja

    Më në fund keni lënë pas një muaj maj për ta harruar, plot probleme fizike apo personale. Sidoqoftë, mos u shqetësoni: ngadalë filloni ringritjen. Ajo që të tjerët arrijnë të kapërcejnë shpejt bëhet një gur pothuajse i pakalueshëm për ju. Kjo ndodh sepse u jepni shumë peshë emocioneve dhe kapeni nga pak me gjithçka. Sidoqoftë, mos u shqetësoni: mundësitë janë atje, yjet do t’ju japin një fundjavë rikuperimi. Gjithçka varet nga ju.

    Luani

    Luani është padyshim ndër shenjat më magjepsëse të kësaj fundjave. Marsi dhe Jupiteri janë në aspekt të mirë dhe ju japin emocione të bukura, ndjesi të bukura. Megjithatë, ky moment ju jep jo vetëm suksese, por edhe disa mosmarrëveshje të vogla. Në ditët në vijim do të jeni aq të sigurt në veprimet dhe emocionet tuaja, saqë mund të nervozoheni edhe nëse dikush është kundër jush. Do të duhet pak durim për t’u marrë me gjithçka: mos u dorëzoni.

    Virgjëresha

    Jupiteri nuk është më kundër dhe për këtë arsye shumë prej jush kanë zgjidhur së fundmi një problem pune. Gjithçka që po bëni tani dhe ajo që dëshironi të filloni do të jetë një shenjë e mirë për të ardhmen. Mund të mbështeteni në një Venus të bukur, që në astrologji përfaqëson dashurinë, estetikën: më në fund mund të fitoni një sfidë. Ka mundësi të bukura që lindin nga brenda: përfitoni prej tyre. Projektet që do të nisin këtë vit ose vitin e ardhshëm janë të favorizuara: është koha për t’u angazhuar tani që Jupiteri nuk është më kundër.

    Peshorja

    Tani për tani po dilni nga një situatë e vështirë dhe mund të shijoni momente relaksi, pauzë dhe qetësie. Të shtunën do të jetë Hëna në aspekt të mirë për t’ju ndihmuar. Duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur kohët e fundit. Disa prej jush përpiqen të nxjerrin më të mirën nga një situatë e keqe dhe, përballë situatave që nuk janë të mira, vazhdojnë të pretendojnë se gjithçka është në rregull. Duhet pak durim. Është e rëndësishme të çlironi zemrën nga kaq shumë probleme. Së shpejti do të ketë një rikuperim të qartë në nivelin sentimental, ndaj përpiquni të jeni optimistë dhe të keni një qëndrim konstruktiv.

    Akrepi

    Ato të së shtunës dhe të dielës do të jenë, për ju, ditë nën presion, ndoshta edhe pak nervoze. Do të jetë e nevojshme që në 48 orët e ardhshme t’i bëni gjërat me qetësi. Ju po kaloni një periudhë reflektimi në lidhje me marrëdhëniet ndërpersonale. Ndoshta thjesht jeni të shqetësuar për partnerin tuaj. Sipas yjeve, në përgjithësi, kjo nuk është një periudhë e komplikuar: dy ditët e ardhshme, megjithatë, do të merren me rezerva. Vëzhgoni të gjitha marrëdhëniet, madje edhe ato midis prindërve dhe fëmijëve: nëse diçka nuk shkon më mirë ta diskutoni, ndoshta me qetësi.

    Shigjetari

    Midis të shtunës dhe të dielës mund të mbështeteni në Hënën, Marsin dhe Jupiterin së bashku me Saturnin: ky nuk është vetëm një qiell me fuqi të madhe, por mund të jetë edhe një horoskop zbulimesh të rëndësishme. Ata që kanë qëndruar të qetë për një kohë, më në fund mund të fillojnë përsëri: është koha të filloni të privilegjoni ndjenjat, tani gjithçka mund të ndodhë, thjesht duhet të dëshironi. Kjo është një kohë e mirë dhe ju mund ta kërkoni dashurinë, sepse ajo nuk vjen vetë. Kohë pozitive për çiftet që kanë pasur probleme kohët e fundit.

    Bricjapi

    Diçka nuk është më mirë për ju, jeni të lodhur dhe dëshironi të ndryshoni. Në këtë moment, në realitet, ende mungon njëfarë konfirmimi: kjo është arsyeja pse ju po përjetoni këtë gjendje trazirash të mëdha të brendshme. Nuk mungojnë përgatitjet dhe forcat: ka disa marrëveshje që do të shqyrtohen në orët e ardhshme. Ndjenjat janë në rikuperim të qartë krahasuar me muajin maj. Nga sot dhe nesër mund të bëni paqe me një person ose të dilni nga një situatë problematike: yjet ju hapin rrugën.

    Ujori

    Ju ndjeni, në këto ditë, një tension të madh në ajër. Keni menduar se keni të drejtë për pak qetësi, dikush ka vendosur të bëjë më pak duke pritur për diçka më të mirë por momenti nuk është ende i favorshëm. Megjithatë, durimi është në kufi. Në fakt po kaloni një periudhë të rëndësishme. Mirëpo në ditët në vijim do të ndihen pakënaqësi. Hëna në opozitë mund të gjenerojë gjithashtu pak përpjekje: kini kujdes!

    Peshqit

    Venusi i favorshëm është padyshim një ogur i mirë. Ju keni një horoskop të vlefshëm dhe për këtë arsye në çdo rast bini në këmbë: ata që kanë përjetuar një ndarje mund të heqin qafe më në fund një peshë. Nga ana tjetër, ata që po përjetojnë një histori të bukur dashurie mund të bëjnë plane të mëdha. Fundjava do të kalohet me miq të dashur: dëshironi shumë të qeshni dhe të jeni të qetë, të harroni një të kaluar të trishtuar. Ka muaj që është e vështirë të lihen pas përgjithmonë.

  • Parashikimi i horoskopit 15 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 15 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi

    Jeni duke u përballur me një rrugëtim i cili do ju lejojë që të përcaktoni qartë jo vetëm objektivat tuaja, por edhe pritshmëritë në sferën sentimentale dhe familjare. Këshillohet që të jeni më të kujdesshëm në çështje që kanë të bëjnë me investimet.

    Demi

    Parashikohet një javë, e cila do ju gjejë më të qetë dhe më të relaksuar, edhe në situata të cilat prej kohësh ju kanë gjetur të acaruar. Në këtë moment, është e rëndësishme që të përmblidhni disa vendime që keni marrë në të kaluarën. Këshillohet që të jeni më të përqendruar.

    Binjakët

    Do të jeni mjaft të befasuar nga një fitore e papritur, e cila do ju lejojë që të merrni rezultate të mëdha. Nga pikëpamja sentimentale, kjo ditë ju fton që të kaloni më shumë kohë cilësore me familjen dhe partnerin/en tuaj. Shfaqini hapur ndjenjat tuaja.

    Gaforrja

    Do të shfaqeni të suksesshëm në vendin e punës dhe kjo edhe për shkak të rigjetjes së sigurisë, e cila do ju lejojë që të rikuperoni të gjithë kohën e humbur gjatë javëve të fundit. Parashikohen mundësi shumë të mira edhe për të rikuperuar një raport.

    Luani

    Parashikohet një periudhë mjaft e frytshme për ndjenjat dhe dashurinë. Megjithatë duhet të jeni gati që të hidhni hapin të parët. Nga pikëpamja profesionale, ka disa negociata të cilat duhen mbyllur sa më parë që të jetë e mundur.

    Virgjëresha

    Kjo fundjavë është mjaft e favorshme, për gjithë ata që kanë në plan të çojnë përpara projekte të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar në dashuri.

    Peshorja

    Ka disa eksperimente të cilat do të rezultojnë mjaft premtuese, sa i takon karrierës tuaj aktuale. Do të jeni mjaft kreativ dhe kjo gjë do ju lejojë që të përpunoni strategji të reja inovative, për të arritur rrugën e suksesit.

    Akrepi

    Duhet të përpiqeni të merrni në konsideratë disa vendime të së kaluarës dhe të bëni disa ndryshime thelbësore për shumë nga projekte tuaja. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv, por mundohuni të planifikoni çdo lëvizje me saktësi, në mënyrë që të shmangni të papritura të mundshme. Përgjigje pozitive, janë fare pranë.

    Shigjetari

    Ky është momenti më i mirë për të shmangur konfliktet në dashuri dhe në vendin e punës. Jeni lodhur shumë ditëve të fundit, ndaj mundohuni që të shmangni ngarkesën.

    Bricjapi

    Kjo është një periudhë shumë e mirë për të nisur negociata të reja dhe investime interesante për karrierën tuaj profesionale. Merrni më shumë kohë për të menduar për veten dhe për të rigjetur harmoninë në të gjitha raportet tuaja ndërpersonale.

    Ujori

    Gjatë kësaj fundjave do të keni mundësi që të rishikoni disa nga projektet tuaja dhe të përpunoni zgjidhje të vlefshme për të zgjidhur të papriturat me të cilat jeni ndeshur gjatë javëve të fundit.

    Peshqit

    Kjo fundjavë është mjaft interesante për të gjetur interesa të reja apo për të bërë njohje interesante si nga pikëpamja sentimentale edhe nga ajo profesionale. Një raport miqësor mund të kthehet në diçka më shumë. Sa i takon punës, duhet të jeni të gatshëm që të përballeni me negociata të rëndësishme.

  • Arsyeja astrologjike pse nuk duhet t’i besoni askujt këtë javë, madje as vetes!

    Arsyeja astrologjike pse nuk duhet t’i besoni askujt këtë javë, madje as vetes!

    Lumturisht, periudha astrologjike për sezonin e Binjakëve dhe muajin e gëzuar të qershorit ka qenë pothuajse e qetë. Këtë javë, Mërkuri, planeti i komunikimit dhe Venusi, planeti i estetikës dhe tërheqjes, janë te Binjakët dhe të dy po formojnë një shesh të përafërt me Neptunin, planetin e ëndrrave, drogave dhe iluzioneve te Peshqit.

    Ky tranzit pengon aftësinë tonë për të dëgjuar dhe parë njerëzit qartë. Mos i beso askujt dhe asgjëje, as asaj që thonë, as asaj që sheh, as vetes.

    I emëruar për perëndinë e detit, Neptuni na bën thirrje të besojmë te demat–t. Kjo valle katrore zhvillohet në dy shenja të njohura për dispozitat e tyre. Të dy Binjakët dhe Peshqit përfaqësohen respektivisht nga dy figura, binjakë të pavdekshëm dhe peshq kundërshtarë. Këto shenja përcaktohen nga aftësia e tyre për t’u përshtatur, për të mbajtur perspektiva kontradiktore.

    Në këtë mënyrë, gjithçka shërben si një ftesë për të vlerësuar kuriozitetin mbi sigurinë, konsideratën mbi angazhimin e plotë të dërgimit ose refuzimin. Është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të eksperimentuar.

    Duke vënë në dukje se gjithçka zhvillohet në shenja të ndryshueshme, astrologu Evan Nathaniel Grim sugjeron se:

    Njerëzit kanë më shumë gjasa të jenë mendjehapur por edhe me dy fytyra dhe mashtrues. Aplikoni një sy kritik ndaj çdo situate dhe merrni parasysh motivet e fshehta sa herë që dikush ju premton diçka.

  • Parashikimi i horoskopit 14 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 14 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Dashi

    Duhet të jeni të duruar me partnerin/en dhe t’i kushtoni më shumë rëndësi ëndrrave që keni bashkë. Këtë ditë do të keni keqkuptime me të tjerët. Lajme të mira për beqarët. Ata do jenë mjaft joshes dhe priten zhvillime të reja. Financat të kënaqshme.

    Demi

    Për të lindurit e kësaj shenje këshillohet të shohin gjithnjë përpara dhe mos të ndikohen nga ajo që ndodh me të tjerët. Duhet të keni ide të qarta lidhur me marrëdhënien tuaj në çift, sepse disa çështje do të komplikohen. Beqarët nuk do arrijnë dot qëllimin. Buxheti do jetë i mirë.

    Binjakët

    Një ditë jo e mirë. Një problem mund t’ju duket më i komplikuar nga se e kishit imagjinuar përsa i përket marrëdhënies suaj me partnerin/en. Do të kaloni një provë të vërtetë kuraje dhe iniciative. Beqarët do ndihen më të lirë të bëjnë atë që kanë dëshiruar dhe mund të ndryshojnë edhe statusin. Financat duken të mira.

    Gaforrja

    Do të ndjeni nevojën për të qëndruar në një ambient të bukur me njeriun tuaj të zemrës dhe kjo do të ndodhë pas një ftese interesante që do të merrni. Beqarët mund të kenë dashuri me shikim të parë dhe jeta mund të marrë një tjetër drejtim. Në planin financiar nuk do keni ide shumë të qarta për shpenzimet.

    Luani

    Nëse diçka nuk shkon ashtu siç ju dëshironi nuk duhet të kapeni apo fajësoni partnerin/en sepse në të vërtetë, situata mund t’ju dalë dhe jashtë kontrollit. Beqarët do realizojnë një takim interesant i cili do i bëjë t’i mendojnë gjërat ndryshe. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe.

    Peshqit

    Një ditë me luhatje për të lindurit e kësaj shenje kjo e premte. Nëse jeni në një lidhje dashurie ju duhet të jeni më tolerantë me partnerin/en sepse përveç jush ai duhet t’i kushtojë kohë punës. Beqarët shans për lidhje që as e kanë ëndërruar kurrë më parë. Në planin financiar gjërat duken mirë.

  • Horoskopi ditor, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, shenjat më me fat

    Dashi

    Kjo është një periudhë shumë e mirë për të rigjetur dashurinë dhe shpirtin binjak. Më në fund do të ndiheni gati për të lënë mënjanë të gjitha keqkuptimet që keni patur në të kaluarën, për të rivendosur harmoninë dhe stabilitetin në të gjitha raportet. Bashkëpunime dhe miqësi të reja janë shumë të favorshme.

    Demi

    Nëse nuk jeni të sigurtë për një marrëveshje të disa kohëve më parë, ky është momenti më i mirë për të hequr dorë nga çdo kompromis dhe për të gjetuer strategjitë më të mira të cilat do ju lejojnë që të merrni rezultate më të mëdha. Kjo e enjte, mundëson takime të frytshme.

    Binjakët

    Do të arrini të tregoni se keni kurajo dhe karizëm, sidomos në vendin e punës, ku do të keni mundësi të mbyllni një çështje shumë të rëndësishme. Në dashuri do të rigjeni sigurinë dhe stabilitetin e humbur në të kaluarën, ndaj jini sa më romantik dhe mos hiqni dorë nga mundësitë për të përforcuar një histori.

    Gaforrja

    Parashikohet një mesjavë e cila do ju gjejë tejet të acaruar, ndoshta për shkak të keqkuptimeve të vogla në vendin e punës. Mos e humbni asnjëherë përqendrimin dhe qetësinë, pasi ndonëse mund të keni të drejtë për disa çështje, rrezikoni të kaloni në anën e gabuar.

    Luani

    Do të dini të jeni shumë të zgjuar dhe strategjik dhe do të keni mundësi të përfitoni nga humori dhe intuita juaj e mirë, për të zgjidhur disa problematika në vendin e punës. Disa konflikte mund të kalohen lehtësisht, në sajë të kompromiseve të mira. Në dashuri, shmangni sa më shumë tensionet.

    Virgjëresha

    Parashikohet një ditë interesante për të rikthyer stabilitetin në jetën tuaj, duke nisur nga raportet ndërpersonale, do të mund ti jepni një drejtim tjetër gjithë atyre historive që nuk ju kënaqin më. Në vendin e punës, parashikohet të merrni role të reja.

    Peshorja

    Ky është momenti më i mirë për të riorganizuar totalisht rutinën tuaj të përditshme. Do të jeni krijues dhe nuk do të keni limite, pasi në këto momente intuita juaj do ju lejojë që të arrini synime të mëdha.

    Akrepi

    Shmangni absolutisht shfaqjet negative dhe pesimiste, pasi pikërisht kur nuk e prisni, mund të arrini në strategji të mëdha suksesi. Në dashuri do të ndiheni të pamotivuar dhe kjo për shkak të një zhgënjimi të fortë të së kaluarës. Megjithatë, ky është momenti më i mirë sa i takon ndjenjave, ndaj mund të rikuperoni.

    Shigjetari

    Parashikohet një ditë gjatë së cilës duhet të diskutoni qetësisht lidhur me çështjet e mbetura pezull prej kohësh. Duhet të jeni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe të shmangni sforcimet e tepërta fizike.

    Bricjapi

    Në këtë moment jeni në kërkim të një personi i cili di të kuptojë nevojat dhe ndjenjat tuaja, ndaj mos u dekurajoni, por shikoni mirë përreth pasi mundësitë e mira nuk do të mungojnë. Në vendin e punës parashikohen propozime të reja interesante.

    Ujori

    Parashikohet një ditë e cila do të jetë tejet produktive dhe dinamike, sidomos sa i takon jetës profesionale. Kjo e enjte kërkon që të jeni më të kuptueshëm në familje dhe në dashuri, pasi ka disa çështje që duhen sistemuar.

    Peshqit

    Kjo është një periudhë e rëndësishme për të rizbuluar veten dhe emocionet tuaja, ndaj përfitoni për të riparë natyrën e marrëdhënies suaj. Në vendin e punës do të ndërmerrni një rrugëtim të rëndësishëm, ndaj duhet të jeni të gatshëm për tu përkushtuar maksimalisht, në mënyrë që të merrni atë që dëshironi.

  • Horoskopi i ditës, 12 Qershor 2024

    Horoskopi i ditës, 12 Qershor 2024

    Dashi

    Ka disa keqkuptime të cilat janë shtuar dhe për këtë arsye, nuk keni pasur kohë të mendoheni për lodhjen e akumuluar gjatë javëve të fundit. Do të jeni shumë të zënë me punë, por në këtë moment duhet të mundoheni që të përcaktoni më qartë çështjet më urgjente dhe të pushoni më shumë.

    Demi

    Kjo ditë do ju gjejë të çlodhur dhe optimist dhe kjo edhe në sajë të lajmeve të mira të cilat do ju lejojnë që të punoni me më shumë qetësi. Në dashuri, këshillohet që të jeni më spontan.

    Binjakët

    Mundohuni të jeni të kujdesshëm dhe të kontrolloni më mirë emocionet tuaja. Kjo pasi vetëm nëse tregoheni diplomat do të arrini të shmangni disa konflikte të ndezura në familje ose në punë.

    Gaforrja

    Duhet të qartësoni mirë se cilat janë aktivitetet që keni në plan të zhvilloni këtë vjeshtë. Duhet të përcaktoni mirë prioritetet tuaja dhe sfidat që duhet të kaloni. Në dashuri duhet të jeni më të sigurtë dhe të vendosur.

    Luani

    Duhet të mundoheni të frenoni sa më shumë impulset tuaja, pasi në këtë moment ka disa diskutime të cilat duhet të zgjidhen me kujdesin maksimal. Zhvillime interesante dhe pozitive do të ketë në dashuri.

    Virgjëresha

    Parashikohet një mesjavë interesante për të ripërkufizuar disa vendime të marra në të kaluarën. Kjo e mërkurë ju fton të planifikoni deri në detaje projekte të reja të cilat keni ndërmend që ti çoni përpara gjatë muajve të ardhshëm. Në dashuri mund të rigjeni stabilitetin, por vetëm nëse do të përkushtoheni maksimalisht në jetën tuaj në çift.

    Peshorja

    Në këtë moment po mundoheni ende që të përshtateni me disa ndryshime që kanë ndodhur në raportet tuaja. Do të jeni të tensionuar, por kjo gjë nuk duhet t’iu pengojë në rigjetjen e qetësisë dhe harmonisë që keni humbur prej kohësh. Çështjet e biznesit janë mjaft të favorizuara.

    Akrepi

    Ka disa tensione të cilat nuk do ju lejojnë që të jetoni me qetësinë e duhur disa lidhje të nisura prej pak kohësh. Duhet të merrni më shumë kohë për të rigjetur sigurinë dhe për të sqaruar të gjitha dyshimet tuaja. Në vendin e punës do të jeni mjaft karizmatik.

    Shigjetari

    Mund të merrni disa mesazhe të dyshimta nga një person që e njihni prej kohësh. Mundohuni të qartësoni ndjenjat tuaja dhe të mos jeni shumë impulsiv. Duhet të mateni mirë, para se të bëni disa shpenzime.

    Bricjapi

    Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të jeni tejet aktiv dhe të qetësuar nga pikëpamja emocionale. Parashikohen konfirmime të rëndësishme për të zyrtarizuar një histori të rëndësishme dashurie.

    Ujori

    Gjatë kësaj dite parashikohen disa zgjedhje të rëndësishme të cilat do ju lejojnë që të pranoni ose jo, një rol të rëndësishëm profesional. Kjo e mërkurë parashikohet mjaft pozitive nga pikëpamja sentimentale, ku mjaft të favorizuara janë takimet e reja.

    Peshqit

    Përpiquni të planifikoni një arratisje romantike ose disa momente për ti kaluar në qetësi me familjen ose partnerin/en. Ka disa negociata në zhvillim të cilat ju bëjnë nervoz. Megjithatë mundohuni të mos dekurajoheni, pasi parashikohen përgjigje të mëdha.