Category: Jetë dhe Stil

  • Niseni mëngjesin me këtë pije

    Niseni mëngjesin me këtë pije

    Bananja është burim shumë i mirë i energjisë dhe është mirë ta nisim ditën me të.

    Gjithashtu është e mirë për humbjen e peshës falë kaliumit, i cili largon ujin e tepërt nga trupi dhe fibrave që përshpejtojnë metabolizmin.

    FOTO pa të brendshme pranë monumentit mbretëror, modelja 22-vjeçare rrezikon 5 vite burg dhe një gjobë të majme
    Smoothie me banane dhe manaferra1 banane
    1 filxhan manaferra ( boronica, mjedra, boronica të kuqe)
    1 lugë çaji mjaltë

    1 lugë çaji pluhur xhenxhefili
    Gjysmë filxhani ujë të vakët
    Përgatitja është tejet e lehtë – ju thjesht duhet të vendosni të gjithë përbërësit në blender (mikser elektrik).

    Ky smoothie i shëndetshëm duhet të konsumohet për mëngjes sepse trupi në atë kohë mund të absorbojë më së miri përbërësit e shëndetshëm.

  • “Djalin 13 vjeç ma shtypi makina, kishte ditëlindjen, po gatuaja kur…” rrëfimi mes lotësh i Florës

    “Djalin 13 vjeç ma shtypi makina, kishte ditëlindjen, po gatuaja kur…” rrëfimi mes lotësh i Florës

    Pak ditë më parë është mbajtur edicioni i dytë i “Miss Mama” një aktivitet ku morën pjesë 20 zonja nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Në studion e “Rreze Dielli” Xhilda Toska organizatore e eventit, 73 vjeçarja Fadile Skëndaj shoqëruesja e dytë, 62 vjeçarja Flora Agolli ekonomiste në profesion, shoqëruese e parë e “Miss Mama” dhe në një lidhje skype nga Zvicra, fituesja e vendit të parë Arsa Sopi ish-mësuese, ndajnë emocionet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet, ku me humor rrëfejnë se patën dhe pak xhelozi në ndarjen e çmimeve. Zonjat në studio ndajnë dhe disa histori personale të tyre duke dhënë mesazhe të forta frymëzimi, si rrëfimi prekës i Florës, e cila ka humbur djalin në moshë fare të re, por gjeti forcën për t’u ringritur dhe për të vazhduar jetën me pozitivitet.

    “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
    Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

    Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

  • Nga shpenzimet e kujdesit shëndetësor, te udhëtimet familjare, ja 7 gjërat që shtresa e mesme s’do mund t’i përballojë në 5 vitet e ardhshme

    Nga shpenzimet e kujdesit shëndetësor, te udhëtimet familjare, ja 7 gjërat që shtresa e mesme s’do mund t’i përballojë në 5 vitet e ardhshme

    Supozojmë se keni pasur sukses nga pikëpamja financiare. I përkisni shtresës së mesme dhe keni shijuar të gjitha përfitimet që vijnë me të: një shtëpi më të madhe, qëndrueshmëri financiare, rezerva më të mëdha parash.

    Por inflacioni po rëndon mbi të gjithë dhe sipas ekspertëve, ju nuk do të jeni dot në gjendje të përballoni disa gjëra në pesë vitet e ardhshme.

    “Shtresa e mesme tani gëzon një nivel të mirë”, tha Alyssa Huff, eksperte e pasurive të paluajtshme dhe pronare e firmës Sell House As Is. “Kjo pjesë e popullsisë mund të blejë shtëpi me hipoteka të përballueshme, të dërgojë fëmijët në universitet me ndihmën e kredive studentore, të paguajë kujdes shëndetësor, të ruajë kursime për daljen në pension dhe madje të shijojë edhe disa lukse të rastit”.

    Por Huff tha se është e shqetësuar për të ardhmen: “Rritja e kostove të strehimit, tarifave të shkollimit, shpenzimeve të kujdesit shëndetësor dhe inflacionit mund ta bëjnë jetën më të vështirë për familjet e shtresës së mesme në pesë vitet e ardhshme”.

    Huff tha se mund të bëhet më e vështirë të përballosh një shtëpi, të dërgosh fëmijët në universitet ose të kursesh për pensionin. Edhe kënaqësitë e thjeshta, si pushimet apo blerja e gjërave të qejfit, mund të bëhen më të papërballueshme financiarisht.

    Lajmi i mirë është se ju mund të përgatiteni më mirë për të ardhmen duke e ditur se cilat kosto do të rriten.

    “Si dikush që kujdeset shumë për mirëqenien financiare, – tha Huff, – i bëj thirrje shtresës së mesme të popullsisë që të fillojë të planifikojë me mençuri që tani, për të përballuar këto stuhi të mundshme dhe për të mos sakrifikuar ëndrrat për të ardhmen”.

    Më poshtë janë disa kosto që do të vazhdojnë të rriten dhe për të cilat duhet të tregoni kujdes.

    Udhëtimet familjare

    “Do të thosha se tradita e udhëtimeve familjare, veçanërisht jashtë shtetit, ndoshta do të jetë diçka që shtresa e mesme nuk do mund ta përballojë në vitet e ardhshme”, tha David Kemmerer, shefi i kompanisë CoinLedger.

    “Në shumë mënyra, pushimet tradicionale familjare kanë rënë në dekadën e fundit, për shkak të një sërë faktorësh, midis të cilëve Covid-19 dhe inflacioni”.

    Duke qenë se të ardhurat e shtresës së mesme nuk pritet të rriten, ai shtoi se paratë për udhëtime, ndoshta do të shkojnë për gjëra si strehimi dhe nevoja të tjera.

    Makina të reja

    Melanie Musson, eksperte financash në firmën Clearsurance, tha se shtresa e mesme ndoshta nuk do të jetë në gjendje të përballojë financiarisht një makinë të re, në një të ardhme jo shumë të largët.

    “Çmimet e automjeteve janë rritur shumë në katër vitet e fundit dhe ka të ngjarë të vazhdojnë të rriten”, tha Musson. “Faktorë si siguria, teknologjia e lartë dhe bateritë e automjeteve elektrike, kontribuojnë në rritjen e çmimeve”.

    Tarifat e shkollave private

    Sipas Jake Hill, drejtuesi i kompanisë DebtHammer, nëse inflacioni dhe kërkesa e lartë do të vazhdojnë trajektoren e tanishme, atëherë shtresa e mesme nuk do të jetë në gjendje të përballojë shkollimin privat, në pesë vitet e ardhshme.

    “Tarifat e shkollimit janë rritur në mënyrë të qëndrueshme për vite me radhë, – tha ai, – dhe ka shumë të ngjarë që ato të tejkalojnë të ardhurat e shtresës së mesme në të ardhmen e afërt”.

    Ai shtoi se shpenzimet e një familjeje të shtresës së mesme do të rriten në tërësi, duke përfshirë kostot e strehimit.

    Pronësia e shtëpive dhe pasurive të paluajtshme

    “Sinqerisht, në mënyrën se si po shkojnë gjërat, një hipotekë ose blerja e një shtëpie mund të jetë e papërballueshme për shtresën e mesme në pesë vjet”, tha Carter Seuthe, drejtuesi i Bankës Credit Summit.

    Sidomos në zona të caktuara me kërkesë të lartë, tha ai, është shumë e vështirë të pranohet një ofertë për një shtëpi, përveç rasteve nëse ofroni shumë më tepër se çmimi i kërkuar, duke hequr dorë nga elementet kryesore të shitjes, duke ofruar para në dorë, etj.

    Ai tha: “Me siguri zotërimi i një shtëpie do të bëhet diçka gjithnjë e më e paarritshme për një qytetar të zakonshëm të shtresës së mesme”.

    Sipas David Brillant, avokat në Shoqërinë Juridike Brillant në Kaliforni, një kategori që duhet pasur kujdes janë pasuritë e paluajtshme.

    “Me rregullimet e fundit në ligjet e tatimit mbi pronat dhe ndryshimet e mundshme në taksat mbi pasurinë dhe trashëgiminë, – tha ai, – ka shumë mundësi që zotërimi dhe trashëgimi i një pasurie të paluajtshme, do të bëhet gjithnjë e më i vështirë për klasën e mesme.

    “Duke punuar me klientët, kam vënë re sa e madhe mund të jetë barra financiare për ta”.

    Shpenzimet e kujdesit shëndetësor

    Një fushë tjetër kritike, sipas ekspertëve, është kujdesi shëndetësor.

    “Shpenzimet shëndetësore janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, duke tejkaluar normat e përgjithshme të rritjes së inflacionit për vite me radhë dhe nuk ka asnjë shenjë se kjo prirje po ndryshon”, tha Mike Kojonen, këshilltar financiar dhe pronari i kompanisë Principal Preservation Services.

    Ai shtoi se shumë familje të shtresës së mesme mund të ndodhen të papërgatitura nga rritja e kostove të kujdesit shëndetësor, qoftë për veten apo për prindërit e moshuar.

    “Në punën time me klientët, kam nënvizuar rëndësinë e integrimit të planifikimit të kujdesit shëndetësor në një strategji gjithëpërfshirëse të daljes në pension”, tha ai.

    “Pa planifikimin e duhur, përballueshmëria e shërbimeve të nevojshme të kujdesit shëndetësor afatgjatë, mund të bëhet një sfidë e madhe, duke shteruar para kohe kursimet e pensionit”.

    Argëtimet dhe udhëtimet si pensionist

    Për ata që kërkojnë të dalin në pension në pesë vitet e ardhshme, Kojonen tha se duhet pasur parasysh rritja e kostove të veprimtarive çlodhëse dhe udhëtimeve.

    “Për shumë njerëz, dëshira për të eksploruar dhe për të shijuar veprimtari çlodhëse, është një pjesë e madhe e ëndrrës së daljes në pension”.

    Por, ndërsa kostot në rritje dhe trysnitë inflacioniste po prekin gjithçka, nga çmimet e biletave të avionëve te hoteleria dhe restorantet, ai tha se ajo që dikur shihej si një qëllim i arritshëm për shtresën e mesme, së shpejti mund të bëhet një luks.

    “Ju duhet të bëni rregullimet e nevojshme në planifikimin e daljes në pension, duke ndërtuar një strategji kursimi më të fuqishme që merr parasysh kostot më të larta të veprimtarive çlodhëse dhe udhëtimit”.

    Investimet “e sigurta” për pensionistët

    Sipas Kojonen, koncepti i investimeve “të sigurta” gjithashtu mund të ndryshojë.

    “Tradicionalisht, – tha ai, – bonot dhe të ardhurat fikse janë parë si gurët e themelit të portofolit të një pensionisti, duke siguruar të ardhura dhe qëndrueshmëri financiare”.

    Megjithatë, ndërsa normat e interesit janë në nivelet më të ulëta historike dhe inflacioni është në rritje, ai tha se kthimet reale të këtyre investimeve, mund të mos kapin dot ritmin e inflacionit.

    “Ky realitet përbën rrezik për ruajtjen e fuqisë blerëse për shumë pensionistë të shtresës së mesme”, shpjegoi ai.

    “Në këshillimin e klientëve, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme që të eksplorohen strategji të larmishme investimi që mund të ofrojnë mbrojtje kundër inflacionit, duke siguruar që kursimet e pensionit të mbështesin stilin e jetesës dhe qëllimet e klientëve”. /finance.yahoo.com

  • Zakonet e mëngjesit që do t’ju ndihmojnë të humbni kilogramët e tepërt

    Zakonet e mëngjesit që do t’ju ndihmojnë të humbni kilogramët e tepërt

    Zakonet e mëposhtme të mëngjesit do t’ju ndihmojnë në përpjekjen tuaj për të humbur kilogramët e tepërt. Ato janë të lehta dhe çdokush mund t’i adoptojë.

    Uluni në diell. Studimet kanë treguar se ata që kalojnë më shumë kohë në dritë në mëngjes kanë peshë më të ulët se ata që nuk e pëlqejnë diellin e mëngjesit. Pse; Drita e mëngjesit ndihmon në përcaktimin e orës tuaj të brendshme, e cila ndihmon orarin tuaj të gjumit (jetik për humbjen e peshës). Rrezet e diellit të mëngjesit kanë efektin më të fortë në ritmin tuaj cirkadian. Duhen vetëm 20-30 minuta në diell, në mëngjes, për të marrë të gjitha përfitimet.

    Hani një mëngjes të shëndetshëm. Një mëngjes i shëndetshëm është thelbësor për humbjen e peshës. Ata që kombinojnë të gjitha grupet ushqimore, karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat në mëngjes ndjehen më pak të uritur gjatë ditës dhe kanë më shumë energji.

    Flini mirë. Shpenzimi i më shumë kohë në gjumë të çmuar mund t’ju ndihmojë të hani më pak. Mesatarisht, ata që flenë më shumë përjetojnë një ulje të oreksit dhe një ulje të dëshirës së tyre për ëmbëlsira. Prandaj përpiquni të bëni një gjumë cilësor, për të pasur një jetë të shëndetshme.

    Një tjetër strategji kryesore kur bëhet fjalë për humbjen e peshës është qëndrimi pozitiv. Kur i qaseni jetës pozitivisht, atëherë trupi juaj është në harmoni me mendjen tuaj. Edhe më mirë, mund të stabilizoni emocionet tuaja, dhe ndoshta të mos konsumoni ushqim për të eliminuar stresin e ditës. Pra, zgjohuni në mëngjes dhe meditoni për pak, duke u fokusuar në ritmin e frymëmarrjes tuaj

    Ushtrimi. Kur ushtroheni në mëngjes, i jepni metabolizmit një nxitje që zgjat gjithë ditën. Studimet kanë zbuluar se gratë që ushtrojnë në mëngjes mbajnë peshë më lehtë dhe janë më pak të interesuara për të ngrënë ushqime të pashëndetshme.

  • Nga pijet e gazuara, tek ëmbëlsirat, ja disa produkte që konsumojmë çdo ditë, por janë “armiqtë” e zemrës

    Nga pijet e gazuara, tek ëmbëlsirat, ja disa produkte që konsumojmë çdo ditë, por janë “armiqtë” e zemrës

    Dëshironi ta mbani zemrën të shëndetshme për shumë vite me rradhë? Siç e dini, rruga drejt zemrës fillon nga stomaku, ndaj duhet të tregoni mjaft kujdes ndaj disa ushqimeve.

    Bëhet fjalë për ushqime që duhet t’i konsumoni rrallë ose më e mira e të mirave t’i zëvëndësoni me alternativa më të shëndetshme për zemrën.

    Mishrat e përpunuar

    Mishrat e përpunuar si sallamrat ose salçicet kanë nivele të larta të yndyrnave të ngopura. Ndonëse mund të gjeni në treg alternativa me më pak yndyrë, ato me siguri janë të mbushura me kripë. Edhe copa më e hollë e një produkti të tillë përmban gjysmën e dozës së rekomanduar të kripës.

    Ushqimet e skuqura

    Shumë studime kanë zbuluar se ngrënia e ushqimeve të skuqura – siç janë patatet, pula apo çdo ushqim tjetër i shpejtë- rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Metodat konvencionale të skuqjes varen tërësisht në përdorimin e yndyrnave trans që rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Njerëzit duhet të kuptojnë që çdo ushqim tjetër që nuk skuqet në shtëpinë e tyre duhen shmangur tërësisht.

    Karamelet

    Për shumë vite me rradhë, yndyrnat janë përmendur si një nga shkaktarët më në zë në mesin e ushqimeve të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, studime të kohëve të fundit, treguan se industria e produkteve të ëmbla, kishte iniciuar një pretendim të tillë.

    Ekspertët tani besojnë se niveli i lartë i sheqerit mund të jetë një kërcënim po aq i madh që kontribuon ndaj obezitetit, inflamacionit, kolesterolit dhe diabetit, të gjithë shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.

    Debatet mes kardiologëve janë përqendruar tek roli i yndyrnave të ngopura, kolesterolit dhe sheqernave. Nëse ka një një përbërës që pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose janë të rrezikuar prej tyre, është pikërisht sheqeri.

    Pijet me ëmbëlsues shtesë

    Shumë konsumatorë e gjejnë burimin më të madh të sheqerit të shtuar jo në ushqime por në pije. Studimet më të fundit kanë treguar se më shumë se 60% e fëmijëve, 54% e të rriturve, dhe 45 % e femrave kishin konsumuar të paktën një pije të gazuar ose të ëmbëlsuar në mes vitit 2011 dhe 2014.

    Drithërat e ëmbëlsuar

    Ushqimet që duket sikur janë pjesë e ushqimeve të shëndetshme siç janë drithërat për mëngjes, janë të mbushura me sheqer.

    Ngrënia e karbohidrateve të rafinuara dhe sheqernave në mëngjes nxit inflamacionin dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak ose e luhat atë duke i çelur rrugën tundimit për sheqer gjatë gjithë ditës. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e frutave, vezës, avokados, ose bukës me drithë të plotë.

    Ëmbëlsirat e pjekura

    Ëmbëlsirat e pjekura, veçanërisht ato që shiten të paketuara nëpër dyqane janë plot me sheqer dhe me gjasa janë të gatuara me yndyrna të ngopura siç është vaji i palmës ose margarina.

    Pica

    Shoqata Amerikane e Zemrës e ka renditur picën në mesin e gjashtë ushqimeve më të kripura, pas mishrave të lartpërmendur. Përmbajtja e kripës dhe yndyrnave të ngopura tek pica, është gjithnjë në rritje me çdo produkt shtesë që shtoni në brumin e picës.

    Kur hani jashtë, mundohuni të kufizoheni me një deri në dy copa picë, ose zgjidhni picë me perime.

    Pijet e gazuara dietike

    Ato mund të jenë pa yndyrë ose me zero kalori, por pijet dietike kanë një anë të errët. Njerëzit mendojnë që pije të tilla janë të shëndetshme, por jo.

    Studimet shkencore po provojnë dita ditës që pijet e gazuara që janë në treg, kanë lidhje me zhvillimin e obezitetit dhe diabetit që rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës./AgroWeb.org

  • Ja vendet më të lumtura në botë, Shqipëria shihet me teleskop(Raporti)

    Ja vendet më të lumtura në botë, Shqipëria shihet me teleskop(Raporti)

    Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, ka publikuar listën e vendeve më të lumtura dhe më të palumtura në planet ku Finlanda zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi.

    Ndërsa Afganistani, renditet në fund të listës, duke u bërë kështu vendi më i palumtur në botë.

    10 shtet të Europës janë në dhjetëshen e vendeve më të lumtura, me Danimarkën në vendin e dytë në listën e 140 vendeve dhe Islandën në të tretën.

    Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe Suedinë, Izraelin, Holandën, Norvegjinë, Luksemburgun, Zvicrën dhe Australinë.

    Britania duket se ka rënë në renditje, e cila ishte në vendin e 20-të pas vendeve si Lituania ose Republika Çeke, si dhe SHBA-të, të cilat ranë tetë vende në krahasim me vitin 2023 (vendi i 23-të këtë vit – i 15-ti në 2023).

    Sipas njoftimit, Shqipëria është në vendin e 87-të këtë vit, duke rënë 5 vende në krahasim me vitin 2023 kur ishte në vendin e 83-të të listës.

  • ‘Varreza e budallenjve’ në Pragë rifiton famë prej legjendave të psikiatrisë së dikurshme

    ‘Varreza e budallenjve’ në Pragë rifiton famë prej legjendave të psikiatrisë së dikurshme

    Ajo ka qenë sfondi drithërues i filmit “Amadeus” dhe dikur është vizituar dhe nga Margaret Thatcher, por “Varreza e budallenjve” në periferi të kryeqytetit çek, megjithëse e pamirëmbajtur po kthehet në një atraksion të mistershëm turistik.

    Gjuetarë fantazmash, kërkues skandalesh apo të tjerë vizitorë me ‘preferenca specifike’ raportohet se tërhiqen nga vendi.

    “Varreza është e lidhur me legjenda dhe histori të mistershme, siç është ajo e Gavrilo Princip, vrasësit të Franz Ferdinand në Sarajeva, që është i varrosur këtu,” thotë kujdestari vullnetar Jiri Vitek.

    Rreth 4,200 njerëz prehen në këtë varrëzë që dikur i përkiste spitalit psikiatrik Bohnice, ndërsa shumë varrë nuk kanë emër apo gur koke.

    “Varreza i shërbente pacientëve të spitalit, të sëmurëve mendorë, të alkoolizuarve, prandaj ka marrë këtë emër, por njerëzit nuk duan që të gjejnë këtu kriminelë apo vrasës”, shton Vitek për rrjetin AFP.

    Ai shton se Gavrilo Princip, studenti që vrau dukën Franz Ferdinand në 1914, u internua këtu, para se t’i ngrihej një lapidar në vendin e tij.

    Ai shton se shumica e të vdekurve këtu janë të kohës së Luftës së Parë Botërore, të varrosur mes 1916 e 1918.

    Varreza u mbyll në 1951 por prej atmosferës së saj regjizori Milos Forman e përfshiu atë në filmin e tij të njohur të 1984, “Amadeus”, mbi jetën e kompozitorit të madh Mozart.

    Gjatë viteve vendi është kthyer në një qendër për fantazitë e errëta, ose të të rinjve që duan të masin forcën e tyre me njëri-tjetrin.

    Disa vendas e përdorim për të hedhur mbeturinat dhe të tillë Vitek e gjeti atë në 2011 të mbushur me frigoriferë e lavatriçeve të prishura.

    Tani ai thotë se ka nisur të organizojë vizita, po shkruan një libër për të dhe kërkon të rinovojë kishën dhe memorialin e mbetur mes saj./AFP/

  • Zbulohet kush e publikoi videon e sherrit mes Elias dhe Princit

    Zbulohet kush e publikoi videon e sherrit mes Elias dhe Princit

    Beniamin Bakalli, shef i protokollit të Oborrit Mbretëror teksa ishte i ftuar në “Breaking”, foli për publikimin e video-skandalit ku shihej sherri i Elia Zaharias me princ Lekën.

    Bakalli është shprehur se sipas tij, videoja është publikuar nga prokuroria, pasi nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Bakalli shprehet se kjo video nuk është në favor as të Elias as të Princ Lekës dhe pala e tretë që e ka publikuar këtë video nuk e ka menduar se do bëhej kaq virale.

    Beniamin Bakalli: Për mua fajtor është prokuroria për publikimin e videos. Unë isha në Romë kur ndodhi dhe ne shqiptarët nga prokuroria apo SPAK-u e dimë dy javë para që do arrestohet Berisha. Nga e dimë këtë informacion? 100% fajtore është prokuroria. Video është dorëzuar me USB në zarf të mbyllur në polici. Nuk mendoj se e ka bërë policia, brenda 24 orëve e ka dorëzuar në prokurori dhe zarfi është hapur në prokurori dhe çdo gjë doli hapur. Kjo video është nxjerrë nga persona të tretë të cilët nuk e kanë menduar se kjo video do bëhej kaq virale, pra nuk i kanë menduar pasojat.

  • Mbron zemrën dhe forcon imunitetin, 7 arsye pse duhet të hani sa më shumë luleshtrydhe!

    Mbron zemrën dhe forcon imunitetin, 7 arsye pse duhet të hani sa më shumë luleshtrydhe!

    Këto kokrra të vogla të kuqe janë të mbushura me më shumë vitaminë C edhe se një portokall!

    Ky frut kaq i vogël, por i fuqishëm, është i pasur me përfitime shëndetësore.

    Ju njohim më poshtë me të gjitha arsyet pse trupi juaj do t’ju falenderojë për shtimin e këtyre frutave në regjimin tuaj ushqimor

    Ato ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës tuaj

    Të pasura me fibra dhe vitaminë C, luleshtrydhet janë të shkëlqyera për reduktimin e stresit oksidativ, i cili shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

    Plus, janë një burim i mirë i kaliumit, që ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.

    Gjithashtu nivelet e larta të antioksidantit antocianinë tek luleshtrydhet, mund të ulin rrezikun e sulmit në zemër.

    Mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit

    Luleshtrydhet janë renditur si 10 frutat më të mira për sa i përket aftësive antioksiduese.

    Antioksidantët luftojnë përbërësit e radikalëve të lira që shkaktojnë probleme kronike shëndetësore dhe çojnë në zhvillimin e kancerit.

    Lehtësojnë punën e sistemit tretës

    Fibrat luajnë një rol kryesor në shëndetitn dhe funksionin e sistemit tretës.

    Vetëm një filxhan me luleshtrydhe përmban 3 gr fibra, një sasi mëse e mjaftueshme për të ndihumar aparatin tretës të kryejë lehtësisht funksonet e tij.

    Reduktojnë fryrjen e barkut

    Ushqimet e pasura me fibra dhe ujë, si luleshtrydhet, largojnë nga trupi gazrat që shkaktojnë fryrje.

    Gjithashtu luleshtrydhet janë edhe një burim i shkëlqyer i kaliumit. Një lëndë ushqyese që eleminon natriumin i cili shkakton fryrje, e që gjithashtu eleminon edhe ujin e tepërt në organizëm.

    Forcojnë imunitetin tuaj

    Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Dhe siç tashmë mund ta dini, ushqimet e pasura me vitaminë C mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit tuaj.

    Ato mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë

    Prania e lartë e fibrave tek luleshtrydhet, ndihmon në kontrollin e urisë.

    Plus ato janë shumë të ulëta në kalori, gjë e cila ndihmon për të rënë nga pesha.

    Mund të ndihmojnë në parandalimin e defekteve të lindjes

    Nëse jeni shtatzënë, marrja e acidit folik është thelbësore, pasi vitamina mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve tek foshnja juaj.

    Për gratë që duan të mbeten shtatzënë, luleshtrydhet janë një burim i mirë i folatit, që përmbajnë 10 % të vlerës së rekomanduar ditore.

    Sa luleshtrydhe duhet të hani çdo ditë?

    Një racion me luleshtrydhe është sa një filxhan i mbushur plot luleshtrydhe të ndara në gjysëm, ose rreth tetë luleshtrydhe të plota./Agroweb

  • E keni ditur? Ja pse duhet të pini ujë në mëngjes me stomakun bosh

    E keni ditur? Ja pse duhet të pini ujë në mëngjes me stomakun bosh

    Dhe ndërsa sigurisht një gotë ujë është e mirë në çdo kohë, ajo që pak njerëz e dinë është se është e dobishme për shëndetin tuaj kur e pini atë në mëngjes kur ngriheni nga shtrati.

    Uji është një lëndë ushqyese thelbësore për jetën. Trupi juaj varet prej tij për çdo reaksion kimik që kryen. Në fund të fundit, dihet se ajo korrespondon me rreth 75% të peshës totale të trupit tonë.

    Jeta e përditshme mund të jetë aq e shpejtë saqë thjesht harroni të pini lëngje, edhe kur jeni të etur. Dhe të pish vetëm ujë me çdo vakt nuk është ideale, pasi mund të hollojë lëngjet e tretjes dhe të shqetësojë stomakun tuaj, sipas Dr. Don Colbert, autor i Eat This And Live. Kjo është arsyeja pse pirja e ujit sapo të zgjoheni është kaq ideale. Stomaku juaj është bosh kështu që uji nuk do të ndërhyjë në tretje.

    Mund të ndihmojë në uljen e aciditetit të stomakut

    Miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga urthi i shpeshtë, një gjendje e shkaktuar zakonisht nga nivelet e larta të acidit në stomak. Stomaku juaj është burimi kryesor i acidit klorhidrik në trupin tuaj dhe e sekreton atë gjatë gjithë natës. Pa ushqim në stomak për të holluar acidin, urthi ka më shumë gjasa të ndodhë në orët e mëngjesit. Pirja e ujit sapo të zgjoheni mund të zvogëlojë nivelin e aciditetit në stomak dhe të lehtësojë çdo simptomë të urthit.

    Ndihmon për të pasur lëvizje të rregullta të zorrëve

    Uji ndihmon në parandalimin e kapsllëkut dhe pirja e të paktën një gote ujë kur zgjoheni në mëngjes mund të ndihmojë në stimulimin e lëvizjeve të zorrëve. Trupi juaj varet nga kontraktimet e rregullta që ndodhin në zorrët tuaja të mëdha dhe të vogla në mënyrë që ushqimi të përthithet dhe eliminohet. Këto kontraktime varen nga ajo që njihet si refleksi gastrokolik. Thjesht, kur mbushni stomakun me ushqim ose pije, trupi juaj “zbulon” substancat e reja dhe i dërgon një sinjal zorrëve për të vazhduar zbrazjen. Kjo bëhet përmes lëvizjes së zorrëve. Për ta arritur këtë ju duhet mjaftueshëm ujë.