Category: Jetë dhe Stil

  • Mjekja: Ja cilat janë 5 pjesët e trupit që duhen kontrolluar çdo ditë për të kuptuar nëse jemi të shëndetshëm apo jo

    Mjekja: Ja cilat janë 5 pjesët e trupit që duhen kontrolluar çdo ditë për të kuptuar nëse jemi të shëndetshëm apo jo

    Një mjeke ka zbuluar se cilat pesë pjesë të trupit duhet të kontrolloni çdo ditë për t’u siguruar që gëzoni shëndet të plotë. Dr. Mindy Pelz është një eksperte me famë botërore e cila shpesh jep këshilla për shpëtimin e jetës në internet.

    Kohët e fundit, mjekja që jeton në Kaliforni, gjatë një episodi të “podcast”-it The Diary of A CEO, tregoi pesë zonat e trupit që duhet të shikoni çdo ditë për t’u siguruar që jeni në rregull. Ekspertja vuri në dukje se kishte mënyra të ndryshme për të kontrolluar shëndetin tuaj pa shkuar te mjeku. Ajo shpjegoi se si thonjtë, gjuha, flokët, këmbët dhe sytë mund të tregojnë se vuani nga një sëmundje. “Ju duhet një rutinë e përditshme për të parë se si funksionon trupi juaj,” tha ajo.

    Dr. Mindy i këshilloi njerëzit që të fillonin duke kontrolluar pjesën e brendshme të syrit të tyre, gjë që ajo tha se mund t’ju tregojë nëse mëlçia juaj nuk po punon siç duhet. Ajo shpjegoi: “Nëse pjesa e brendshme e syrit tuaj është e verdhë, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve të mëlçisë.” Më pas, ajo zbuloi se thembrat tuaja mund të zbulojnë nëse keni toksina në sistemin tuaj.

    “Kur pjesa e poshtme e këmbëve tuaja është e thatë dhe e plasaritur, kjo tregon se nuk keni qarkullimin e duhur. Është një mundësi që mëlçia të mos bëjë një punë të mirë duke nxjerrë toksinat, kështu që sistemi juaj i qarkullimit të gjakut ka pisllëqe në të”, shpjegoi ajo. Mjekja rekomandon që t’i shikoni me kujdes edhe thonjtë tuaj. Ajo tha: “Kur ka shumë plasaritje në thonjtë tuaj ose sa shpejt rriten ato, mund të jetë një shenjë e mungesës së mineraleve.’

    Dr. Mindy Pelz shtoi: “Unë gjithashtu shikoj gjuhën time çdo mëngjes. Nëse ka një shtresë të bardhë mbi të, kjo mund të jetë një shenjë e myku dhe trupi juaj po detoksohet”. Së fundmi, mjekja rekomandon të kontrolloni edhe flokët tuaj: “Flokët që bien mund të nënkuptojnë një zbulim kyç për shëndetin tuaj”.

  • Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve tuaj, ju duhet ky ushqim sipas dentistëve!

    Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve tuaj, ju duhet ky ushqim sipas dentistëve!

    Një dentist ka zbuluar se djathi mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve dhe në rritjen e shëndetit oral. Në një epokë ku ushqimet shumë të përpunuara si ushqimet me sheqer dhe pijet acidike shpesh dominojnë dietat tona, ruajtja e shëndetit të mirë dentar mund të duket si një detyrë e frikshme.

    Dr. Andrej Bozic një kirurg oral në Dentum, tha se djathi mund të jetë përgjigjja për parandalimin e prishjes së dhëmbëve. Por pse djathi është i mirë për shëndetin tuaj oral? Dr. Bozic shpjegon:

    Djathi është më shumë se thjesht një shtesë e shijshme në vaktin tuaj, ai është një aleat i fuqishëm për dhëmbët tuaj.

    Djathi ka disa veti që kontribuojnë për gojë më të shëndetshme, kryesisht duke rritur prodhimin e pështymës dhe duke ulur nivelin e pH-s.

    Pështyma luan një rol vendimtar në ruajtjen e shëndetit oral. Ndihmon në larjen e grimcave të ushqimit, neutralizon acidet e prodhuara nga bakteret në gojë dhe siguron substanca që luftojnë sëmundjet në të gjithë gojën tuaj.

    Ngrënia e djathit stimulon prodhimin e pështymës, e cila është mbrojtja natyrale e gojës tuaj kundër prishjes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Djathi gjithashtu ka një aftësi natyrale për të ulur nivelin e pH-s në gojën tuaj, duke krijuar një mjedis më pak të favorshëm për rritjen e baktereve të dëmshme. Dentisti vijoi:

    Kur konsumoni ushqime ose pije që janë të larta në karbohidrate ose sheqerna, bakteret në gojë i shpërbëjnë këto substanca dhe prodhojnë acid si një nënprodukt. Ky acid mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve, duke çuar në dëmtim të dhëmbit. Djathi ndihmon në neutralizimin e këtij acidi, duke mbrojtur dhëmbët tuaj nga prishja.

  • Përveç konsumit të ujit, ja 6 këshilla se si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta! Çfarë duhet të bëni për të qenë të shëndetshëm

    Përveç konsumit të ujit, ja 6 këshilla se si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta! Çfarë duhet të bëni për të qenë të shëndetshëm

    Tashmë dihet se dielli i nxehtë mund t’i bëjë keq kujtdo, veçanërisht të rinjve ose atyre që djersiten shumë, duke ju bërë të humbisni sasi të mëdha të ujit në trup.

    Dehidratimi mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë, bazuar në atë se sa sasi e lëngjeve të trupit tuaj humbet ose nuk zëvendësohet.

    Rastet e rënda mund t’ju çojnë edhe në spital dhe ndonjëherë mund të dëmtohen edhe veshkat ose probleme me sistemin nervor.

    Të moshuarit janë gjithashtu në një rrezik më të lartë për dehidartim sepse mund të harrojnë të pinë ujë ose të mos e kuptojnë se kanë etje.

    Ata gjithashtu mund të neglizhojnë parandalimin e dehidrimit në të njëjtën mënyrë si një i ri.

    Ndaj jini të vetëdijshëm për këtë nëse keni një prind ose një person të moshuar pranë.

    Mbrojtja më e mirë kundër dehidratimit është parandalimi. Ndiqni këto gjashtë këshilla, për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm, veçanërisht kur temperaturat nivelet dhe aktivitetit tuaj rriten.

    Mos prisni derisa të keni etje për të pirë ujë

    Etja është shenja e parë që tregon se trupi po fillon të dehidratohet.

    Pini ujë në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë ditës dhe konsumoni më shumë lëngje se zakonisht kur moti është i nxehtë, veçanërisht nëse jeni aktiv.

    Shijojeni ujin

    Nëse uji i thjeshtë nuk ju pëlqen, mund të shtoni aromë me fruta të freskëta. Ju gjithashtu mund të konsumoni lëngje të freskëta frutash, dhe sigurohuni që të kufizoni kafeinën dhe alkoolin.

    Konsumoni më tepër fruta dhe perime të pasura me ujë

    Disa fruta dhe perime përmbajnë shumë ujë krahas lëndëve ushqyese të shëndetshme. Shalqiri, luleshtrydhet, pjeshkët dhe ananasi janë fruta me përmbajtje të lartë uji. Perimet e pasura me ujë përfshijnë kastravecat, zarzavatet me gjethe jeshile, rrepkat, selinoja, kungull i njomë dhe domatet.

    Qëndroni brenda kur bëhet shumë nxehtë

    Në ditët shumë të nxehta, qëndroni brenda në një ambient me ajër të kondicionuar. Nëse nuk keni ajër të kondicionuar në shtëpi, provoni të shkoni në një qendër tregtare, kinema ose bibliotekë publike. Shmangni ekspozimin në diell, veçanërisht nga ora 10 e mëngjesit deri në 14:00, kur rrezet janë më të forta. Planifikoni aktivitete në natyrë në mëngjes herët ose në mbrëmje.

    Vishuni lehtë

    Vishni veshje të lehta dhe të lirshme që lejojnë lëkurën tuaj të marrë frymë. Ngjyrat e errëta thithin nxehtësinë, prandaj zgjidhni me nuanca më të çelura. Mbani një kapelë me strehë të gjerë dhe përdorni krem ​​mbrojtës nga dielli.

    Jini të vetëdijshëm për shenjat e dehidrimit

    Nëse dikush në familjen tuaj është i sëmurë, kushtojini vëmendje sa ujë konsumon. Kushdo që ka ethe, të vjella ose diarre duhet të pijë shumë lëngje. Mos prisni që të shfaqen shenjat e dehidratimit.

    Simptomat e dehidrimit

    Urinë më e errët se zakonisht
    Nuk urinoni pavarësisht se pini vazhdimisht ujë
    Ngërçet e muskujve
    Lodhja
    Ethe ose të dridhura
    Dëshira për ëmbëlsira
    Gojë/lëkurë e thatë
    Rrahje të shpejta të zemrës
    Nervozizëm
    Konfuzion
    Përgjumje
    Sa ujë duhet të pini në ditë?

    Sipas ekspertëve tetë gota në ditë është sasia e rekomanduar për të rriturit.

    Por nëse jeni duke ushtruar dhe moti është veçanërisht i nxehtë, mund t’ju nevojitet të konsumoni edhe më tepër ujë.

    Dhe nëse keni simptoma të dehidratimit si për shembull dhimbja e kokës , marrja e elektroliteve është thelbësore./AgroWeb.org

  • Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini? Ja çfarë thonë studimet

    Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini? Ja çfarë thonë studimet

    Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më poshtë do të gjeni një listë me disa prej pretendimeve dhe këshillave mjekësore që janë ose nuk janë të vërteta.

    8 gota ujë në ditë?

    Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë një gotë ujë kur janë të etur, marrin mjaftueshëm për të qenë të shëndetshëm dhe të hidratuar.
    Lëngjet, supat dhe perimet ju ofrojnë doza të rëndësishme të oksigjenit. Mirë është të pini ujë, por pa e tepruar, pasi mund edhe të shkaktoni atë që quhet overdoza e ujit.

    Ajo ndodh kur pini shumë ujë menjëherë ose kur pini më shumë se sa kërkon organizmi.

    Veza të bën dëm për zemrën?

    Ngrënia e dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thonë studimet e Harvard. Vezët përmbajnë omega-3, amino acide të nevojshme për shëndetin e zemrës.

    Nëse ke ftohtë do të ftohesh?

    Nëse kaloni shumë kohë në ajër të ftohtë, nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të sëmureni.

    Përkundrazi, studimet kanë konfirmuar se njerëzit që kalojnë disa orë në temperatura nën zero janë më të shëndetshëm.

    Bakteret lulëzojnë në ambiente të ngrohta të brendshme.

    Multivitaminë çdo ditë?

    Multivitaminat mund të merren vetëm nëse i rekomandon mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë ushqyesit që nuk merrni nga ushqimet.

    Hani më shumë fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri që të merrni vitaminat që ju nevojiten.

    Hani mëngjes për të rënë në peshë?

    Ngrënia e mëngjesit mban larg urinë por rënia në peshë është pak e tepruar. Megjithatë, varet çfarë ushqimesh hani për mëngjes, ndjekur nga dreka dhe nga darka.

    Sheqeri i bën fëmijët hiperaktivë?

    Sheqeri është i dëmshëm për fëmijët por kjo nuk do të thotë se ata bëhen hiperaktivë ose humbasin përqendrimin.

    Prindërit thjesht presin që kjo të ndodhë dhe fajësojnë sheqerin për sjelljen e fëmijëve.

    Kërcitja e gishtave shkakton artrit?

    Kërcitja e gishtave nuk shkakton artrit. Zhurma vjen nga formimi i gazrave në mes të kockave të gishtave. Kërcitja nuk luan asnjë rol në formimin ose jo të kësaj sëmundjeje

    Por mirë është të mos e bëni pasi, nëse i kërcisni gishtat gjatë gjithë kohës, duart do t’ju enjten dhe do të keni një shtrëngim të kockave.

  • Rutina e mëngjesit/ Ushqimet që duhet të shmangen kur jemi me stomakun bosh

    Rutina e mëngjesit/ Ushqimet që duhet të shmangen kur jemi me stomakun bosh

    Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë jo të rregullt kur vjen pjesa tek ushqimi dhe konsumimi i mëngjesit por kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitimin tonë për të shkuar në punë.

    Për shembull, shumica ka disa zakone të këqija kur e kemi stomakun bosh duke konsumuar ushqime që nuk duhet. Ja cilat janë disa nga ushqimet që duhen shmangur në rutinën tonë të mëngjesit

    Barnat anti-inflamatore

    Aspirina, paracetamoli dhe ilaçet e tjera anti-inflamatore jo-steroide nuk duhet të merren me stomakun bosh. Dhe kjo sepse, jo vetëm ulet efektiviteti i tyre, por mund të shkaktojë probleme serioze si gjakderdhja gastrike.

    Kafe

    Mundohuni të shmangni kafen me stomakun bosh, qoftë edhe pa kafeinë. Ky i fundit stimulon prodhimin e acidit, i cili shkakton urth dhe probleme të tjera të sistemit tretës. Përveç kësaj, nëse e kaloni mëngjesin edhe pas kafesë, do ta çoni trupin tuaj në mungesë të serotoninës për pjesën tjetër të ditës.

    Çamçakëz

    Acidi tretës i prodhuar gjatë përtypjes së çamçakëzit dëmton sipërfaqen e brendshme të stomakut, ndërsa përtypja e tepërt e çamçakëzit mund të çojë në sëmundje të tilla si gastriti. Në fakt, hulumtimet kanë vërtetuar se njerëzit që hanë vazhdimisht çamçakëz, preferojnë ushqimin e shpejtë, në vend të frutave dhe perimeve.

    Lëng portokalli

    Fibrat acidike dhe të forta që përmbajnë agrumet irritojnë stomakun tuaj bosh, gjë që është veçanërisht e rrezikshme për ata që kanë ose janë në rrezik të zhvillimit të gastritit. Për ta shijuar dhe për të përfituar nga përfitimet e tij, ose hani diçka paraprakisht ose holloni me ujë në një raport 2 me 1.

    Alkooli

    Kur pini alkool pa ngrënë më parë, shkalla e përthithjes së tij rritet me dy herë, gjë që çon në një hangover të rëndë. Ky absorbim i shpejtë ndikon ndjeshëm, përveç stomakut, zemrës, mëlçisë dhe veshkave.

  • Për shëndet të mirë/ Ushqimet që duhet të jenë patjetër në dietën tonë

    Për shëndet të mirë/ Ushqimet që duhet të jenë patjetër në dietën tonë

    Ushqimet që konsumojmë kanë një ndikim të madh në shëndetin tonë. Duke përfshirë një gamë të gjerë ushqimesh të shëndetshme në dietën tonë, mund të rrisim energjinë tonë, të forcojmë sistemin imunitar dhe të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve kronike.

    Këtu janë disa nga ushqimet më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj:

    1. Frutat dhe perimet: Frutat dhe perimet janë burime të pasura me vitaminë C, fibra dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbrojtjen kundër sëmundjeve.

    2. Peshku: Peshku është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3, të cilat janë të mira për shëndetin e zemrës dhe trurit.

    3. Arrat dhe farat: Arrat, farat dhe drithërat e plota janë burime të mira të fibrave, proteina, vitaminave dhe mineraleve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm.

    4. Ushqime të pasura me proteina: Ushqimet si vezët, mishin e bardhë dhe fasulet janë burime të mira të proteina, të cilat janë thelbësore për rritjen e muskujve dhe formin e përgjithshëm të trupit.

    5. Ujë: Hidratimi përfaqëson një rol kyç në shëndetin tonë. Konsumimi i mjaftueshëm të ujit ndihmon në ruajtjen e balancës së lëngjeve në trup, veçanërisht gjatë aktivitetit fizik.

    6. Avokado: Avokado është një frut që është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, duke ofruar përfitime për shëndetin e zemrës dhe trashëgimisë.

    7. Ushqime të pasura me kalcium: Ushqime si qumështi, djathi dhe perimet e verdha të gjelbra janë burime të shkëlqyera të kalciumit, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

    Përfshirja e këtyre ushqimeve të shëndetshme në dietën tuaj përditë mund të shërbente si një hap i rëndësishëm drejt një stili jetese më të shëndetshëm.

  • Kafja ka edhe efekte anësore në organizëm, ja tre shenja që tregojnë se ndoshta po e konsumoni më shumë seç duhet

    Kafja ka edhe efekte anësore në organizëm, ja tre shenja që tregojnë se ndoshta po e konsumoni më shumë seç duhet

    Të shumtë janë ata që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në mbarë botën.

    Përfitimet e tij janë të shumta, më e rëndësishmja është përmbajtja e lartë e acideve klorogjenike antioksidante (polifenole). Përveç kësaj, ngre humorin, rrit performancën gjatë sportit duke rritur qëndrueshmërinë, ndikon pozitivisht në rregullimin e peshës trupore, mbron nga kanceri, diabeti i tipit 2 dhe Parkinson dhe është i mirë për zemrën.

    Por duhet konsumuar me masë, përndryshe mund të ketë efekte anësore në organizëm. Përveç vështirësive për të fjetur dhe nervozizmit, ja tre simptoma të zakonshme që ju pini shumë kafe…

    1.Dhimbje koke

    Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe ndaloni papritur.

    2.Aciditeti

    Kafja e tepërt mund t’ju bëjë nervoz dhe të ndiheni sikur po acaroheni nga gjëja më e vogël.

    3. Diureza e rritur

    Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike ndaj na dërgon më shpesh në tualet. E njëjta gjë vlen edhe për çajin.

  • Çfarë është dermatofitoza ? Mjekët japin alarmin për përhapjen e këtij infeksioni nëpërmjet marrëdhënieve s**suale.

    Çfarë është dermatofitoza ? Mjekët japin alarmin për përhapjen e këtij infeksioni nëpërmjet marrëdhënieve s**suale.

    Mjekët kanë dhënë alarmin për përhapjen e një infeksioni të rrallë mykotik shumë ngjitës, i cili po transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale. Ky lajm erdhi menjëherë pas rastit të një pacienti në Nju Jork, i regjistruar si rasti i parë më këtë lloj infeksioni të transmetuar seksualisht.

    I njohur në shqip si dermatofitoza ose ndryshe “Ringworm”, ky infeksion është përshkruar nga ekspertët e Universitetit të Nju Jorkut si një ‘kërcënim i mundshëm për shëndetin publik’.

    Simptomat e kësaj sëmundje zzakonisht shfaqen brenda katër deri në 14 ditë dhe përfshijnë skuqje, kruarje ose çarje të lëkurës.

    Trajtimi mund të jetë i vështirë dhe shpesh duhen muaj për t’u përmirësuar nëpërmjet medikamenteve dhe terapive të shumta.

    Ndërsa kjo sëmundje është njohur dhe më parë, studiuesit thanë se ky është rasti i parë i cili ishte transmetuar përmes kontaktit seksual.

    Pacienti ishte një burrë rreth të tridhjetave, i cili u paraqit te mjeku sepse pati skuqje në organin gjenital, kofshë dhe zonën përrreth, pasi kishte patur disa partnerë seksualë në javët e mëparshme.

    Ky infeksion shkaktohet nga myku trichophyton mentagrophytes i tipit VII (TMVII) dhe rastet kanë qenë në rritje në të gjithë Evropën.

    Pas marrjes së një biopsie të lëkurës së skuqjes së tij, ai u diagnostikua me tinea pubogenitalis, një formë e rrallë e kruajtjes seksualisht e transmetueshme.

    Gjendja shkaktohet nga myku trichophyton mentagrophytes i tipit VII (TMVII) dhe rastet kanë qenë në rritje në të gjithë Evropën.

    Trembëdhjetë raste u raportuan në Francë vitin e kaluar, kryesisht në meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë.

    Pas raportimit të rastit, studiuesit e NYU njoftuan Departamentin e Shëndetit të Shtetit të Nju Jorkut dhe po planifikojnë të bashkëpunojnë me ekspertët në të gjithë botën për të zgjeruarkërkimet rreth këtij infeksioni dhe për të gjurmuar rastet në zhvillim në mënyrë që të parandalohen ose të kurohen në kohë.

  • Dëmton indet dhe qelizat, ja arsyet përse nuk duhet të vendosni akull mbi lëkurën e djegur! Ja çfarë duhet të bëni

    Dëmton indet dhe qelizat, ja arsyet përse nuk duhet të vendosni akull mbi lëkurën e djegur! Ja çfarë duhet të bëni

    Kudo që të ndodhin, në kuzhinë, zyrë apo në plazh, të djegurat shoqërohen gjithnjë me dhimbje dhe lotë. Në fakt, studimet tregojnë se të djegurat janë ndër pesë aksidentet më të rëndomta që ndodhin në kuzhinë.

    Është pikërisht kjo e fundit që ofron edhe kurimin e të djegurave, gjithnjë në varësi të gradës së tyre. Një prej produkteve më të njohura kundër djegies që nuk mungon në asnjë kuzhinë është soda e bukës.

    Të djegurat ndahen në tre kategori: djegie e gradës së parë, gradës së dytë dhe të tretë.

    Djegiet e gradës së parë prekin kryesisht shtresën e jashtme të lëkurës. Këto djegie shoqërohen me dhimbje, skuqje dhe enjtje. Djegiet e gradës së dytë prekin shtresën e jashtme dhe atë poshtë saj.

    Simptomat janë të njëjta me të gradës së parë por në këtë rast vërehen flluska.

    Djegiet e gradës së tretë prekin shtresa të thella të lëkurës dhe lënë vraga të thella në lëkurë.

    Ndjeshmëria në këtë zonë të lëkurës shuhet me djegien.

    Djegiet e fytyrës, duarve, këmbëve dhe organeve gjenitale mund të jenë shumë të forta dhe të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.

    A duhet të vendosni akull mbi lëkurën e djegur?

    Hapi i parë dhe i menjëhershëm pas të djegurës është që ta mbani zonën e prekur në ujë të ftohtë për të paktën pesë minuta.

    Ekspertët shprehen njëzëri se as akulli dhe as uji me akull nuk duhet as t’i afrohen zonës së djegur.

    Ata shpjegojnë se akulli mund të dëmtojë indet dhe qelizat në lëkurë, gjë që do krahasohej me një djegie të dytë.

    Pasi kanë kaluar pesë minuta, ju mund ta pastroni zonën me një krem antibiotik.

    Nëse plaga formon flluskë, mos e çani atë sepse do të jeni më të rrezikuar nga infeksioni.

    Kundër dhimbjes, ekspertët rekomandojnë të merrni medikamente si ibuprofeni që zbut inflamacionin dhe dhimbjen./AgroWeb.org

  • Bëri bujë me historinë e saj në “Për’Puthen”, ish-konkurrentja në një lidhje dashurie me Bes Kallakun?

    Bëri bujë me historinë e saj në “Për’Puthen”, ish-konkurrentja në një lidhje dashurie me Bes Kallakun?

    Një nga temat më të përfolura kohët e fundit ka qenë ajo e ndarjes së Bes Kallakut nga Xhensila.

    Madje Besi publikoi një këngë të fundit “Mosmirënjohja” ku i dedikohej Xhensilës. Kjo këngë bëri bujë, madje u bë mjaft virale për fjalët që Besi i drejton Xhensilës.

    Së fundmi po përflitet se aktori ka gjetur një të dashur të re! Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Për’puthen” ”, Çiljeta Kormuzi. Ajo u bë mjaft e njohur me historinë prekëse që tregoi në program në lidhje me jetën e saj private. Atë kohë Çiljeta tregoi se ishte një nënë e një vajze beqare, ku ka pasur shumë probleme me bashkëshortin dhe të dashurën e tij që e përndiqte dhe nuk e linte rehat. Çiljeta gjithashtu tregoi se vajza e tyre jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën në Itali, dhe ajo kishte ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë në “Për’puthen”.

    Rrugëtimi i saj në këtë program ishte i shkurtër, pikërisht për problemet që hasi nga familja e ish-bashkëshortit. Së fundmi Çiljeta ka postuar një foto me Besin në rrjetet sociale dhe kështu lindi dyshimi se dyshja mund të kenë nisur një lidhje. Ata janë shfaqur në të njëjtat vende në Bruksel, duke shtuar më shumë aludimet për një romancë të mundshme.

    Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit që u mbajt në të njëjtin qytet, dhe nuk nguroi ta postonte këtë dhe në rrjetet sociale.

    Top Channel/ Bëri bujë në “Për’Puthen”, ish-konkurrentja në një lidhje dashurie me Bes Kallakun?