Category: Showbiz

  • “Shko merri leje Ilnisës!”/ Rike merr hak ndaj Eglës, sulmon ashpër Meritonin: Kush i vesh pantallonat ti apo ajo? Moderatori i jep përgjigjen epike (Video)

    “Shko merri leje Ilnisës!”/ Rike merr hak ndaj Eglës, sulmon ashpër Meritonin: Kush i vesh pantallonat ti apo ajo? Moderatori i jep përgjigjen epike (Video)

    Nuk bie qetësi shtëpia e BBVA. Menjëherë pas përjashtimit të Egla Cenos, Rike i ka thënë “shko e merri leje Ilnisës për të folur”, ndërsa më tej e ka pyetur po ashtu se kush i vesh pantallonat mes tyre, ai apo Ilnisa.

    Meritoni e ka injoruar, duke iu përgjigjur duke i thënë “ou çfarë pyetje inteligjente!”

    Pjesë nga debati:

    Rike: A i ke marrë leje Ilnisës ti? Shko merri leje asaj me fol.

    Meritoni: I kam marrë leje, po të flas

    Rike: Kush i vësh pantallonat, ti apo jo?

    Meritoni: Ou çfarë pyetje inteligjente! Kjo ishte pyetje kush do bëhet milioner.

    Rike: Më duket se i vesh ajo pantallonat jo ti! Po nuk ja di kuptimit ti jo, më duhet e ajo i mban ajo pantallonat!

    Meritoni: Po ajo i mban

    Rike: Mirë që e pranon, bravo, i guximshëm.

  • U largua me zarf të zi/ Porosia që u la Egla banorëve para daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip” (Video)

    U largua me zarf të zi/ Porosia që u la Egla banorëve para daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip” (Video)

    Aktorja Egla Ceno është përjashtuar nga Big Brother VIP 3 këtë të diel, pas debatit të ashpër që pati pas prime-t me Meritonin dhe Ilnisën.

    Vëllai i Madh u detyrua të merrte një vendim, pasi Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit. Largimi i saj u prit me çudi nga banorët të cilët e përqafuan, ndërsa aktorja u la porosi që të mos bien pre e provokimeve.

    “Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.

    Kujtojmë se Egla është një prej personazhet më të spikatur këtë edicion të Big Brother VIP 3 për lojën e saj agresive dhe pa doreza.

  • “Po i ikën loja nga duart”/ Çfarë ndodhi? Heidi nuk i mban dot lotët (Video)

    “Po i ikën loja nga duart”/ Çfarë ndodhi? Heidi nuk i mban dot lotët (Video)

    Heidi është një nga banoret që ka spikatur më shumë me dinamikat ku është përfshirë në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

    Ditën e sotme teksa ka qenë pjesë e panelit në “Big Brother Radio”, së bashku me Erjolën dhe Françeskën, ajo ka shpërthyer në lot. Ajo ka pasur debate të forta me të dyja banoret gjatë ditëve të fundit, teksa sot nuk i ka mbajtur dot lotët.

    Në këtë moment, Françeska është shprehur se “Po i ikën loja nga duart”, për këtë arsye ajo po sillet në këtë mënyrë.

  • Gabriela e “Përputhen”: Harxhoj 5 mijë euro në muaj. Nuk e tregoj ku i gjej lekët, e kam sekret

    Gabriela e “Përputhen”: Harxhoj 5 mijë euro në muaj. Nuk e tregoj ku i gjej lekët, e kam sekret

    Gabriela Arapi, ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur gjatë për jetën e saj private.

    Gabriela ka treguar se është një person që ka shpenzime të mëdha, punon për t’i nxjerrë këto para dhe se nga pas ka ngacmime të shumta si nga personazhe VIP po ashtu dhe nga njerëz jo publik.

    Ronaldo Sharka: Sa lekë harxhon Gabriela në muaj?

    Gabriela Arapi: Kur kam bërë një herë llogaritë, diku deri tek 5 mijë euro.

    Ronaldo Sharka: Ok që janë shumë rroga mesatare bashkë.

    Gabriela Arapi: Po janë shumë, do fillojnë tani se ku i gjen ti lekët, etj, etj, por nuk e tregoj, e kam sekret. Më marrin në sysh dhe nuk më vjen më pastaj leku.

    Ronaldo Sharka: Kush është shumë apo dhurata më e çmendur që një mashkull ka bërë për ty.

    Gabriela Arapi: Këtu më gjete pak ngushtë. Një makinë por nuk e kam më. Nuk e tregoj shumën.

    Ronaldo Sharka: Ka pasur meshkuj showbizi që të kanë shkuar dhe kanë nisur një flirt me ty duke bërë këtë batutë të Cartierit?

    Gabriela Arapi: Po ka futbollistë të Kombëtares që kanë shkruar, por më shumë kanë shkruar jo të showbizit duke thënë “po çfarë do ti zemra aty, ta blejmë ne Cartierin”, ti nuk je për ata, ta shtrojmë ne me flori, me çfarë të duash”.

    Ronaldo Sharka: Më trego një personazh publik që ka flirtuar apo ngacmuar me ty gjatë kohës së Për’puthen se ato ndjekin TV dhe kanë parë një gocë të bukur.

    Gabriela Arapi: Nuk nxjerrim emra jo, se pastaj merren vesh, se mund të jenë dhe të martuar, të fejuar, në një lidhje, prandaj e ruajmë privatësinë.

    Ronaldo Sharka: Ka pasur dhe kështu rastesh?

    Gabriela Arapi: Po normale, që nxjerrin dhe gratë në Instagram.

  • “Teta Rona, a keni motra ju?”/ Pas veprimeve të ish-konkurentes së Për’puthen ndaj Sarës dhe Bardhit, këngëtari shpërthen ndaj moderatorit Ronaldo Sharka: O rob fake

    “Teta Rona, a keni motra ju?”/ Pas veprimeve të ish-konkurentes së Për’puthen ndaj Sarës dhe Bardhit, këngëtari shpërthen ndaj moderatorit Ronaldo Sharka: O rob fake

    Ish-konkurentja e Për’puthen Gabriela Arapi ka trazuar ujrat në rrjet këtë të djelë.

    Gjatë një loje në një program televiziv, ku Gabrielës iu shfaqën disa foto të personazheve publik, ajo duhet të jepte mendimin e saj. Kur pa foton e Bardhit, Gabriela e palosi dhe e vendosi tek gjoksi, duke shprehur se e pëlqen shumë si djalë dhe si karakter. Kur pa foton e Sarës, ajo vendosi ta djegë, pasi shprehet se nuk e pëlqen dhe i jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njeh.

    Ronaldo Sharka: Çfarë do i bëjë Gabriela Arapi Bardhit?

    Gabriela Arapi: Më pëlqen si djalë, si karakter. Meritoni më pëlqen si pamje, por Bardhi më pëlqen dhe sot do kapë jackpot-in. Do e marr dhe do e vendos në zemër. Do kapë jackpotin nga 3 shtatat.

    Ronaldo Sharka: Do shohim se çfarë do thotë Sara Gjordeni pas këtij gjesti. Çfarë do i bësh fotos së Sarës?

    Gabriela Arapi: Sarën nuk e llogarisim, që kështu a ta djegim? Sara nuk më ka bërë gjë thjesht nuk më pëlqen, më jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njoh personalisht.

    Pas këtij “show” i menjëherëshëm ka qënë dhe reagimi i Bardhit, ku ndër të tjera i kërkon me shpejtësi Sharkës të zhdukë fotografinë e tij nga programi që ai drejton.

    Ende nuk ka një reagim të moderatorit në fjalë.

  • U përjashtua nga Big Brother Vip, reagon Egla Ceno

    U përjashtua nga Big Brother Vip, reagon Egla Ceno

    Aktorja Egla Ceno reagon pas përjashtimit nga Big Brother.

    Ajo u bëri thirrje banorëve të tjerë që të mos bien pre e provokimeve të Meritonit dhe Ilnisës, duke theksuar se këto provokime do bëhen edhe më të shpifura.

    Mes të tjerash ajo tha se e ka shijuar për kaq kohë sa qëndroi brenda në shtëpi, ndërsa u shpreh se me banorët do të shihet jashtë.

    “Unë shpëtova për vetën time”, tha Egla duke u larguar.

    “Është Ok fare. Ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve kaq të…mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qejfin time, nuk jam pishman për asgjë. Gjerat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë. I ri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla dhe do takohemi jashtë. Mos bini pre e provokimeve sepse do bëhen më të forta dhe më të shpifura. Unë shpëtova për veten time”, tha Egla Ceno.

  • Gabriela e Për’puthen ‘çmend’ Sara Gjordenin! Fut në gjoks foton e Bardhit: Do kapë …

    Gabriela e Për’puthen ‘çmend’ Sara Gjordenin! Fut në gjoks foton e Bardhit: Do kapë …

    Gabriela Arapi mesa duket ka bërë një armike të re dhe ajo është Sara Gjordeni. Ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me top” tek “E Diell” me Ronaldo Sharkën.

    Gjatë një loje, ku Gabrielës iu shfaqën disa foto të personazheve publik, ajo do jepte mendimin e saj. Kur pa foton e Bardhit, Gabriela e palosi dhe e vendosi tek gjoksi, duke shprehur se e pëlqen shumë si djalë dhe si karakter. Kur pa foton e Sarës, ajo vendosi ta djegë, pasi shprehet se nuk e pëlqen dhe i jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njeh.

    Ronaldo Sharka: Çfarë do i bëjë Gabriela Arapi Bardhit?

    Gabriela Arapi: Më pëlqen si djalë, si karakter. Meritoni më pëlqen si pamje, por Bardhi më pëlqen dhe sot do kapë jackpot-in. Do e marr dhe do e vendos në zemër. Do kapë jackpotin nga 3 shtatat.

    Ronaldo Sharka: Do shohim se çfarë do thotë Sara Gjordeni pas këtij gjesti. Çfarë do i bësh fotos së Sarës?

    Gabriela Arapi: Sarën nuk e llogarisim, që kështu a ta djegim? Sara nuk më ka bërë gjë thjesht nuk më pëlqen, më jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njoh personalisht.

  • Moderator dhe baba i dy fëmijëve, kush është banori misterioz që pritet të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP”

    Moderator dhe baba i dy fëmijëve, kush është banori misterioz që pritet të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP”

    Një personazh misterioz, pitet t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother Vip” këtë të martë.

    Personi në fjalë është djalë, por nuk ka dashur të prezantojë ende veten për publikun, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë sot në BBV Fun Club.

    Ai ka treguar se është babai i dy fëmijëve dhe është 32-vjeç.

    “Unë jam animator, moderator dhe studioj gazetari. Jam 32-vjeç. Jam i martuar, prind i dy fëmijëve. Në BBV do sjell një standard të ri dhe do e çoj më përpara”, tha ai.

    Teksa fliste, ai tregoi se ka shumë besim tek vetja dhe i konsideron banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët.

    Më tej ai është ndalur edhe tek çiftet e krijuara në shtëpi, Heidi-Romeo dhe Ilnisa-Meriton, për të cilët tha se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë.

    “S’më pëlqejnë çiftet. Dashuria nuk është e provojmë me të parë, të dytën, të tretën…Nuk është me prova. Nuk ka dashuri aty”, tha ai.

  • Ish-konkurentja e “Për’puthen” plas ‘bombën’: Romeo Veshaj, i dashuri i shoqes time jashtë…

    Ish-konkurentja e “Për’puthen” plas ‘bombën’: Romeo Veshaj, i dashuri i shoqes time jashtë…

    Gabriela Arapi, ish-konkurentja e “Për’puthen” ka qenë e ftuara e radhës në “Mos i bjer me Top”.

    Mes deklaratave të saj të shumta, Gabriela ka folur pa ‘filtra’ edhe për banorët e BBV3, në rubrikën me foto nga Ronaldo Sharka.

    Një ndër fotot e përzgjedhura për Gabrielën, ka qenë Romeo Veshaj, për të cilin ajo ka lëshuar deklaratën ‘bombë’, ku ka treguar se Romeo ka qenë në një lidhje me shoqen e saj, madje ka lënë të nënkuptohet se lidhja ka vazhduar deri para hyrjes së tij në BBV.

    Gabriela: Nuk ndërhyj te meshkujt e shoqeve të mia.

    Gabriela: Kush është Heidi? Nuk e njoh.

    Ronaldo: Po thua që Romeo ka pasur diçka me një shoqe tënden më parë?

    Gabriela: Po, me një shoqe timen ka pasur. Ndoshta deri para hyrjes në BBV.

  • Një banor misterioz do të futet të martën në BBV3! Shkon në Fan Club me maskë dhe bën sherr me Ronaldon(Video)

    Një banor misterioz do të futet të martën në BBV3! Shkon në Fan Club me maskë dhe bën sherr me Ronaldon(Video)

    Një banor i ri do futet në shtëpinë në të famshme në Shqipëri ditën e martë.

    Ai nuk ka dashur të prezantojë veten, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë.

    Ai i ka konsideruar banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët. Ai tha se me hyrjen e tij do ketë një standard tjetër në BBV3, tashmë që edhe Egla u largua.

    I pyetur se kujt do ia japë dorën të parit kur të hyjë brenda në shtëpi, ai shprehet se nuk e ka vendosur, do shohë se si do e presin. Përsa i përket çifteve, ai shprehet se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë.

    Ronaldo Sharka ka dhënë një mendim të tij se kush mund të jetë ky personazh kaq misterioz, por mesa duket atij nuk i pëlqeu komenti i moderatorit.

    Ronaldo: Nga stili i veshjes më duket si Spartak Ngela dhe mund të jetë ai sepse në një intervistë në Top News ka shprehur një dashuri të madhe për Riken.

    Madje moderatori i ngacmoi më tej duke shprehur “të të bëj një pyetje me kastravec, me spec”?

    Personazhi misterioz i cili do i bashkohet shumë shpejt BBV3, u shpreh: Këto fjalët me k mos i mbaj në gojë.

    Ronaldo: Mua më pëlqen shumë k. Sa bukur e nisi me këto himofobizma, shpresoj të përjashtohesh njësoj si Egla.

    Ronaldo dhe Ina Kollçaku i ka dhënë vetëm dy javë kohë qëndrim në BBV e më pas do largohet pasi është i paqëndrueshëm dhe i lëkundur në ato gjëra që thotë.