Category: Showbiz

  • “Më more mësysh”/ Ilnisës i ndodh e papritura në shtëpinë e BBV, ja si reagon Meritoni (Video)

    “Më more mësysh”/ Ilnisës i ndodh e papritura në shtëpinë e BBV, ja si reagon Meritoni (Video)

    Ilnisa u rrëzua aksidentalisht, teksa i drejtohej tavolinës së ngrënies në kuzhinë, ku ndodhej edhe Meritoni.

    Banorja rrëshqiti dhe humbi ekuilibrin dhe partneri i saj e pyeti nëse u lëndua.

    Moderatorja u përpoq ta kalonte situatën me humor, teksa i tha Meritonit se e mori mësysh.

    Dy konkurrentët kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit duke shijuar romancën që nga spektakli i mbrëmshëm, kur “Vëllai i Madh” u hoqi dënimin që i kërkonte të ruanin distancën.

  • “Kujdes me gishtin e mesit se s’dihet ku përfundon…”/ Degjeneron debati mes Julit dhe Jetmirit: A je burrë… (Video)

    “Kujdes me gishtin e mesit se s’dihet ku përfundon…”/ Degjeneron debati mes Julit dhe Jetmirit: A je burrë… (Video)

    Duket se shtëpia e “Big Brother VIP3” nuk gjen dot qetësi, pasi debatet janë të shumta që me mëngjes. Sot, Egla Ceno, Julian Deda dhe Ilnisa Agolli janë zënë me Jetmir Salajn.

    Ky i fundit nuk u është përgjigjur shumë me fjalë por ka zgjedhur një tjetër formë replike, atë me shenja e gishta si dhe duke imituar kafshët.

    Teksa ndodheshin jashtë në oborr, Jetmiri në një moment po lëvizte me gishtin e mesit syzet që kishte vendosur.

    “Hiqi syzet hiq dhe kapelën a je burrë, ti që mat burrërinë e të tjerëve. Kujdes me gishtin se s’dihet ku përfundon ai gishti që nxore, fillove me nxjerr gishtin e mesit?”, i thotë Juli.

    Nga ana tjetër, Jetmiri bën sërish gjeste me duar.

    “Jo me mua zemra ime se këto i kam kaluar para teje, më ke parë mua”, vijon duke i thënë Juli.

  • “Ti u prek gjoksin vajzave”/ Plas sherri në BBV, Egla shpërthen në akuza të rënda ndaj Jetmirit: Maniak grash(Video)

    “Ti u prek gjoksin vajzave”/ Plas sherri në BBV, Egla shpërthen në akuza të rënda ndaj Jetmirit: Maniak grash(Video)

    Egla Ceno dhe Jetmir Salaj e kanë nisur ditën e sotme me debate në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Aktorja akuzon ish-fituesin e “Big Brother” si ‘maniak grash’.

    Kjo deklaratë vjen pas debatit që Jetmiri ka patur me Erjola Doçin, të cilës para ca ditësh i futi facoleta në krevat. E kur banorja u zgjua nga gjumi i tha:

    “Po me çfarë të drejte më hedh facoleta të lagëta, njëra ishte më dekolte? Ku e gjen të drejtën të cenosh hapësirën time?”.

    Ndërkohë sot, Egla iu drejtua Jetmirit duke i thënë se ‘ti guxon dhe i prek gjoksin një goce’.

    Egla: Jetmiri u kthye te Big Brother-i para Krishtit

    Jetmiri: Me një njeri si ty duhet

    Egla: Ik more idiot, nuk bën as ftohtë as ngrohtë

    Egla: Ti je një i paburrë, ti s’je burrë. Ti guxon e shkon i prek gjoksin një goce që i fut plehrat në krevat. Ti guxon e vjen te krevatet e grave, ky je ti. Maniak, maniak grash

  • Xhensila Myrtezaj reagon për herë të parë pasi Bes Kallaku konfirmoi ndarjen

    Xhensila Myrtezaj reagon për herë të parë pasi Bes Kallaku konfirmoi ndarjen

    Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj permes nje deklarate ne TV.

    Ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensilën, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar dhe nuk po jetojne me bashke.

    Por mesa duket rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, nje postim qe vjen pikerisht pas deklarates se Besit.

    Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video, ku duke Xhensila teksa po bënte ushtrime në palester, ndërsa në sfond kishte vënë këngën e Beyonces “Survivor”.

    “Unë do mbijetoj. Unë nuk heq dorë. Unë nuk ndalem. Do punoj shumë dhe do ja dal”– ishin disa nga vargjet e këngës.

  • “Më përdori, s’jam bërë për t’u tallë nga Meritoni”- E akuzuan se ndërhyri mes çiftit, Françeska Murati bën gati valixhet të largohet nga BBV

    “Më përdori, s’jam bërë për t’u tallë nga Meritoni”- E akuzuan se ndërhyri mes çiftit, Françeska Murati bën gati valixhet të largohet nga BBV

    Ish-Missi, Françeska Murati pas spektaklit të së martës ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga shtëpia e Big Brother Vip, pasi u akuzua se ndërhyri mes çiftit Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli. Ajo u shpreh se e kishte konsideruar moderatorin si shok, por pretendoi se ky i fundit nuk e mbrojti pasi është i ndikuar nga “helmi i Ilnisës”.

    Ish-Missi, nënë e një djali, iu drejtua Meritonit duke i thënë se “më hodhe poshtë”, ndërsa shtoi se nuk mund të qëndonte më në të njëjtën banesë me çiftin.

    “Mund të thoshe që jam afruar me Françeskën se më është dukur vajzë me vlera. Por mu ktheve kundër, ty të llogarita shok Meriton, por ti influencohesh nga helmi i Ilnisës, e kam të qartë. Më hodhe poshtë, por s’mund të dal unë keq për shkak të lojës së kësaj vajzës. Nuk rri në shtëpi me njerëz si puna juaj, ta harroni. Iki sonte dhe nuk rri në shtëpi me ty, ta kesh të qartë. Të llogarita shok, të kam thënë që fillim ajo do të niste lojën e xhelozisë”, u shpreh Françeska.

    Më pas ajo largohet duke qarë dhe fillon të fusë rrobat e saj në valixhe për t’u larguar nga shtëpia.

    Por disa prej banorëve, Rike, Jetmiri dhe Romeo, ndërhynë duke e ndaluar që të braktiste garën dhe e bindën që të qëndronte në shtëpi.

    Pjesë nga diskutimet:

    Meriton Mjekiqi: Lërë të qetësohet

    Heidi Baçi: O Franç çfarë po bën

    Jul Deda: Po le të iki mo burrë

    Romeo Veshaj: O lali për çfarë u preke?

    Françeska Murati: Nuk jam bërë unë për t’u tallë nga Meritoni, të rrijë aty si legen. S’kam ardhur këtu për tu tallë nga ata.

    Rike Roçi: Të plasi ty se çfarë thonë ata

    Françeska Murati: Ilnisa, ajo fytyrë e shëmtuar, harroje

    Romeo Veshaj: O lali qetësohu, a je normal.

    Françeska Murati: Ata po tallen me mua, po më përqeshin.

    Rike Roçi: Nuk po tallen, po vazhdojnë jetën e vet.

    Françeska Murati: Këta që na tregojnë njerzillëkun, po nuk janë njerëz.

    Jetmir Salaj: Këta kanë zgjedhur të bëjnë lojë agresive. Ta kam thënë që do tu kthehem me të njëjtin agresivitet, do ta lë zemrën këtu në lojë

    Françeska Murati: Më kanë përdorur.

  • Zbuloi se kishte djalin autik, Meritoni i bën premtimin e pazakontë Ilnisës në ‘Prime’

    Zbuloi se kishte djalin autik, Meritoni i bën premtimin e pazakontë Ilnisës në ‘Prime’

    Meriton Mjekiqi e ka përjetuar keq momentin kur partnerja e tij, Ilnisa Agolli doli në një përballje në nominim me gazetaren Lediona Xheladinaj.

    Pasi ajo u nis për në studion e BBV, ku edhe do t’i komunikohej vendimi i televotimit, moderatori u betua se nëse Ilnisa nuk rikthehej në shtëpi, do të linte garën.

    Gjithashtu i premtoi gazetares se do të vazhdonin jetën së bashku dhe do të shkonin tek djali i tij, Loari në Austri.

    “Ta premtoj, po nuk erdhe do të vijë unë. Po ta premtoj. Mos hajde të më takosh se dalim në nominim kokë më kokë. Nëse nuk vjen, do të vij tek ti, do ikim në Austri, do takojmë Loarin dhe do të vazhdojmë jetën tonë, ik”, i tha moderatori.

    I pyetur nga moderatori i emisionit, Ledion Liço, lidhur me vendimin, ai u shpreh: “Kemi kaluar ditë të vështira, ka qenë në tension, ka përjetuar edhe pjesën time ku tregova rrëfimin tim. I premtova dhe do e pres këtu, besoj që do të vijë”.

    Meriton Mjekiqi qëndroi i ulur i vetëm në korridor duke pritur vendimin e publikut se kush do të ishte banorja që do të largohej nga BBV.

    Por Ilnisa i shpëtoi televotimit dhe u rikthye në shtëpinë e Big Brother Vip, ndërsa Lediona Xheladinaj u eliminua.

  • “Fute kokën poshtë krevatit”/ Debat i ashpër mes Ilnisës, Meritonit dhe Eglës: Më kërcënuat me…

    “Fute kokën poshtë krevatit”/ Debat i ashpër mes Ilnisës, Meritonit dhe Eglës: Më kërcënuat me…

    Ilnisa dhe Egla kanë pasur një javë plot me debate të forta dhe tensione. Egla i është drejtuar disa herë duke i thënë “futu poshtë jorganit dhe bëj atë që di të bësh më mirë’.

    Po ashtu përplasjet ka pasur edhe mes saj dhe Meritonit, ku Egla e ka prekur në fytyrë duke i kapur faqen.

    “Më ka thënë Meriton c*ca, më kap dhe faqen”, u shpreh Meritoni.

    “Sa mirë do ishte të kishe dhe një fëmijë kur të dalësh, t’i flasësh për c*cë”, i ka thënë më herët Ilnisa Eglës, teksa kjo e fundit i ka thënë ‘ku i dihet’.

    Mbrëmjen e djeshme Egla u shpreh:

    “Ilnisa dhe djaloshi kanë si qëllim të zgjohen dhe të vijnë për të më nxjerrë nga vetja. Pasi unë u shpreha, pasi ndodhi rrëfimin me Julian, të dy më bënë një minigjyq duke më zënë emër dhe mbiemër dhe punën ku punoj, duke dhënë vendin e punës dhe duke më thënë se do takohemi jashtë. Më kanë bërë të ndihem keq në fakt. Unë mundohem të jem e fortë, por më ka rënduar goxha. Nuk mund të mbaj lojën e këtyre kalamajve kopshti. Nga imazhet u pa qartë se Ilnisa më ka ndjekur këmbë pas këmbë te pishina. Me Meritonin nuk jam shumë e qartë pse më vjen pas dhe më thërret teta.“

    Ilnisa: Deri tani mendoj se jam njeriu më transparent, por në rastin konkret në ka një njeri që u bie në qafë të gjithëve, është Egla. E kam ndjekur nga pas se ishte zgjuar në mëngjes me një ide të re duke bërtitur ‘Ilnisa do më heqë nga puna.

    Meriton: Teta Eglantina, me ka bërë etiketime të ndryshme, gomar, kokë bosh… Egla po flas!

    Egla: Nuk ke për të folur.

    Meriton: A do më lesh të flas, o zonjë? Unë nuk kam rënë pre e etiketimeve të tua. Ke tentuar të më prishësh imazhin…

    Egla: Pasi më bëtë gjyqin, më gjetët avokat dhe më futët në burg.

  • Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori i BBV zbulon prapaskenat: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

    Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori i BBV zbulon prapaskenat: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

    Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka folur për zhvillimet e fundit që po ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Përsa i përket rrëfimit të fundit të Meritonit, i cili tha se fëmija i tij është autik dhe nuk ka mundur ta takojë shpesh, Meridiani jep opinionin e tij, ku shprehet se “ai mund të merrte një vizë për koncert dhe ta digjte për të parë fëmijën e tij”. Ndërsa përsa i përket reagimit të ish-bashkëshortes së Meritonit, Meridiani shprehet se “mund ta bëjë edhe për vëmendje, pasi në fund të ditës, ai është babi i fëmijës së saj, nuk e ka bërë vetëm dhe nuk ka asnjë prind në botë që mos dojë fëmijën e vet”.

    Meridiani: Unë isha në dijeni të të birit që e ka autik. E përjetova, është dhimbje! Është e lehtë të gjykosh por askush nuk e di si është e vërteta. Të dyja palët thonë versionin e tyre. Nuk dua të justifikoj as Meritonin që mbase mundësia ka qenë, ok nuk ka pasur viza, por në koncerte, unë marr një vizë dhe nuk shkoj fare, e djeg atë koncert dhe shkoj e takoj. Ndoshta nuk e ka lënë ish-bashkëshortja për ta takuar etj, pra janë 1001 gjëra. Nuk më pëlqen fakti që del bën një status që shumë shpejt e vërteta do dalë dhe nxjerr në bombë. Duket sikur po kërkon vëmendje. Në qoftë se ke një të vërtetë thuaje, mbi të gjitha ai është babai i fëmijës dhe nuk e ka bërë fëmijën vetë, kështu që do apo nuk do ai është prind dhe nuk besoj se ka prind në botë që nuk e do fëmijën e vetë.

  • Fermerët bëjnë gafën e pafalshme, ngatërrojnë ‘Ferma VIP’ me ‘BBV’, ja momenti(Video)

    Fermerët bëjnë gafën e pafalshme, ngatërrojnë ‘Ferma VIP’ me ‘BBV’, ja momenti(Video)

    “Ferma VIP” ka nisur transmetimin të premten që lamë pas. Edhe pse të ndryshëm si formate, rrjeti nuk i ka kursyer krahasimet me BBV.

    E mesa duket kjo nuk ndodh vetëm në rrjet, pasi dhe vet fermerët ende nuk janë mësuar që ‘shtëpia’ e tyre quhet “Ferma” dhe jo “Big Brother”.

    Një video është bërë virale në rrjet ku gjatë një diskutimi, Valer Kolnikaj ngatërrohet dhe thotë “temë që s’ka lidhje me Big Brother” dhe menjëherë e kaloi ‘gafën’ duke kënduar.

  • Arbër Hajdari ‘ia plas në sy’ Romeos: Kam frikë të hap televizorin se del duke qarë!

    Arbër Hajdari ‘ia plas në sy’ Romeos: Kam frikë të hap televizorin se del duke qarë!

    As mbrëmjen e kaluar në Big Brother nuk mbeti pa u cekur ndarja e ish-çiftit Romeo dhe Heidi.

    Siç e dimë dyshja prej kohësh e kanë ndërprerë marrëdhënien e tyre të krijuar brenda shtëpisë, dhe herë pas here çifti është parë në momente jo të mira brenda shtëpisë.

    Një opinion lidhur me këtë çështje erdhi dhe nga opinionisti Arbër Hajdari i cili u shpreh se Romeo nuk po bënë asgjë tjetër veçse po viktimizohet brenda asaj shtëpie dhe ka harruar se për çfarë ka hyrë në atë format.

    Romeo: Doja ta jetoja dhe një herë periudhën kur qeshja me të, kur luaja, kur flija gjumë në drekë. Kanë ndodhur shumë situata dhe dita ditës këtu bëhet më e vështirë.

    Heidi: Nuk di çfarë të bëj. Isha e vendosur në fakt që të mos i afrohesha, por dje e pashë shumë keq dhe prapë ju afrova. Dhe unë e dua të lumtur. Por nuk kam si ta ndihmoj. I është thyer besimi për disa gjëra të miat. Ndodhi ndarja dhe unë po mundohem të respektoj hapësirën. Ai është i fiksuar se unë dua ta godas.

    Arbër Hajdari: Jam shumë i bezdisur nga kjo histori. E shoh një viktimizim, më ka zënë frika mos hap televizionin se shoh Romeon duke qarë në ndonjë cep. Ka harruar fare lojën, bën këto kartat e viktimizimit që është vetëm… ndodhemi sërish në prime duke diskutuar për një çift që as vetë nuk e dinë pse janë ndarë.

    Romeo: Njerëz të ndryshëm ndjejnë dhe reagojnë ndryshe

    Arbër Hajdari: Nuk të besoj, viktimizimin tënd

    Romeo: Është ndjesi

    Arbër Hajdari: Më bezdis se mendoj se po luan kartën e viktimizimit