Category: Showbiz

  • “Fute kokën poshtë krevatit dhe…”/ Spektakli nis me debatet e forta, përplasen live Ilnisa-Meritoni me Eglën, aktorja: Më kërcënuat me burg dhe heqje nga puna

    “Fute kokën poshtë krevatit dhe…”/ Spektakli nis me debatet e forta, përplasen live Ilnisa-Meritoni me Eglën, aktorja: Më kërcënuat me burg dhe heqje nga puna

    Ilnisa dhe Egla kanë pasur një javë plot me debate të forta dhe tensione. Egla i është drejtuar disa herë duke i thënë “futu poshtë jorganit dhe bëj atë që di të bësh më mirë’.

    Po ashtu përplasjet ka pasur edhe mes saj dhe Meritonit, ku Egla e ka prekur në fytyrë duke i kapur faqen.

    “Më ka thënë Meriton c*ca, më kap dhe faqen”, u shpreh Meritoni.

    “Sa mirë do ishte të kishe dhe një fëmijë kur të dalësh, t’i flasësh për c*cë”, i ka thënë më herët Ilnisa Eglës, teksa kjo e fundit i ka thënë ‘ku i dihet’.

    Mbrëmjen e sotme Egla u shpreh:

    Ilnisa dhe djaloshi kanë si qëllim të zgjohen dhe të vijnë për të më nxjerrë nga vetja. Pasi unë u shpreha, pasi ndodhi rrëfimin me Julian, të dy më bënë një minigjyq duke më zënë emër dhe mbiemër dhe punën ku punoj, duke dhënë vendin e punës dhe duke më thënë se do takohemi jashtë. Më kanë bërë të ndihem keq në fakt. Unë mundohem të jem e fortë, por më ka rënduar goxha. Nuk mund të mbaj lojën e këtyre kalamajve kopshti. Nga imazhet u pa qartë se Ilnisa më ka ndjekur këmbë pas këmbë te pishina. Me Meritonin nuk jam shumë e qartë pse më vjen pas dhe më thërret teta.

    Ilnisa: Deri tani mendoj se jam njeriu më transparent, por në rastin konkret në ka një njeri që u bie në qafë të gjithëve, është Egla. E kam ndjekur nga pas se ishte zgjuar në mëngjes me një ide të re duke bërtitur ‘Ilnisa do më heqë nga puna.

    Meriton: Teta Eglantina, me ka bërë etiketime të ndryshme, gomar, kokë bosh… Egla po flas!

    Meriton: A do më lesh të flas, o zonjë? Unë nuk kam rënë pre e etiketimeve të tua. Ke tentuar të më prishësh imazhin…

    Egla: Pasi më bëtë gjyqin, më gjetët avokat dhe më futët në burg

  • “Aty dhe kanë p*rdhunuar që ç’ke me të”, Elsa Lila tregon eksperiencën në qeli: Niveli i alfabetizmit ishte shumë i lartë, dhe unë…

    “Aty dhe kanë p*rdhunuar që ç’ke me të”, Elsa Lila tregon eksperiencën në qeli: Niveli i alfabetizmit ishte shumë i lartë, dhe unë…

    Këngëtarja Elsa Lila, e cila u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal i trafikut të drogës, ka rrëfyer në Ferma Vip, ditët e qëndrimit në burg.

    Ajo ka treguar se detyra që bënte ishte të tregonte historinë Italisë për gratë e burgosura, ku sipas saj ishim shumica analfabete, ndërsa tha se u lexonte dhe libra.

    Më tej ajo tregoi se u përllogariste dhe sa kohë qëndrimi kishin ato në burg, teksa thekson se për veten e saj ishte e qetë, sepse dinte që do të dilte nga qelia shpejt.

    “Një nga detyrat që kam bërë unë aty (në burg), niveli i alfabetizmit ishte shumë i lartë, dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vini thoshin ‘nuk e di kur do dal’. Unë me logjikë i thashë shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja isha e qetë”, tha Elsa.

    Albano Bogdo e pyet nëse kishte tipe të dhunshme.

    “Po, kishte. Sa të duash kishte. Aty dhe kanë përdhunuar se çke me të”– thotë ajo.

  • Luiza Xhuvani feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktorja e mirënjohur

    Luiza Xhuvani feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktorja e mirënjohur

    26 marsi shënon ditëlindjen e aktores së njohur shqiptare, Luiza Xhuvani, e cila ka mbajtur dhe postin e deputetes së PS. Sot Xhuvani feston 60 vjetorin e lindjes.

    Paçka disa goditjeve të rënda në jetën private, arrestimi i të birit që solli edhe dorëheqejen e saj dhe e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion për të, identiteti bazë i saj jetësor.

    Pasi diplomohet për aktore në vitin 1986 në Akademinë e Arteve fillon punën me Estradën e Sarandës. Në Teatrin Kombëtar filloi punën pas një përvoje dy vjeçare në Estradën e Sarandës. Keshtu tamam në vitin 1988 largohet nga Saranda për në Tiranë për të filluar ne Teatrin Popullor.

    Qe kur ishte akoma studente, ajo fillon karrierën si aktore filmi , fillimisht ka nje rol episodik te nje studenteje ne filmin Apasionata 1983, por zyrtarisht hyn ne kinematografi ne vitin 1986 ne dy filma “Fjale pa fund” ne rolin e Magdalenes “Dhe vjen një ditë” (Infermierja).

    Por filmi që do ta bëjë atë të njohur e të dashur për publikun shqiptar do të jetë filmi “Flutura ne kabinën time” të Vladimir Priftit në rolin e Fluturës. Rol për të cilin ajo do të vlerësohet me “Kupën për Aktoren me te Mirë” ne Festivalin e Filmit, te vitit 1985.

    2006 – Çmimi “Aktorja më e Mirë” për rolin e mësuese Margaritës në dramën “Mënyra e zonjushës Margaritë” e Roberto Athayedit në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2006” të zhvilluar në Fier në vitin 2006.

    2004 – Çmimi “Aktorja më e Mirë” për rolin e Xhenit në dramën “Kapitulli i Dytë” i Sajmorit në Festivalit Mbarëkombëtar të Aktrimit “Apollon 2004” zhvilluar në Fier në vitin 2004.

    2003 – Çmimi “Aktorja më e Mirë” rolin e Dianës në filmin “Slogans” (Parrullat) në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të zhvilluar në Tokio, Japoni në vitin 2003.

    13 Maj 1995 – Kupa e Festivalit për interpretimin e rolit të Marianës tek filmi “Dashuria e fundit” në Festivalin e X-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 10 deri në 13 Maj të vitit 1995.

    22 Prill 1989 – Kupa e Festivalit për interpretimin e rolit të Fluturës tek filmi “Flutura ne kabinën time” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 Prill të vitit 1989.

  • ‘I bekuar me dashurinë e saj’, Princ Leka feston ditëlindjen

    ‘I bekuar me dashurinë e saj’, Princ Leka feston ditëlindjen

    “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”-shkruan princ Leka krahas videos së ndarë në rrjetet sociale, ku shihet teksa feston me vajzën.

    Kjo ditëlindje princ Lekën e ka gjetur jo vetëm të ndarë nga familja, por edhe në procese gjyqësore. Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici, pasi dyja palët janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.

    Sipas urdhërit të gjykatës,Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3 vjeçare vetën në prani të dados. Ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.

  • Sherr i madh vetëm pak orë para “prime”-t, Egla përplaset ashpër me Riken: O e shqepme, bën si naive ti (Video)

    Sherr i madh vetëm pak orë para “prime”-t, Egla përplaset ashpër me Riken: O e shqepme, bën si naive ti (Video)

    Vetëm pak orë para spektaklit të mbrëmjes së sotme të Big Brother Vip, Egla dhe Rikja duhet se janë përplasur sërish me njëri-tjetrën.

    Teksa ndodhen në dhomën e grimit, Egla dëgjohet duke iu drejtuar Rikes me fjalë të ashpra, teksa i thotë se duhet t’i vijë turp.

    “Ngelët t’u u marrë me qimet e hundës time. Gocë e keqe, që infekton dhe gocat e tjera. ‘Më mbani akoma këtë se nuk e kam shfaqur veten akoma’. Xheloze dreqit, po plasni fare. Gocë e paformuar akoma, gruja 40 vjec. S’ke turp. Ta kam zgjat shumë me artë surratin tënd. Ti je e shqepur, nëse unë jam e qepur. Do bukë për atë gojën tënde ti? Ta jap unë! Për atë gojën tënde të shqepur. E shqepme komplet, nga koka te këmbët. Vetëm tegeli të mungon. Qepe o e shqep me. Rikja e shqepme bën si naive”, dëgjohet Egla të thotë.

    “Nuk i thash moj asgjë, ajo vazhdoi”, u shpreh Rikja.

  • “Dëgjova krismën”, Rike tregon si u grabit nga shqiptari në Itali: Ishte nga Burreli, e mbaj mend edhe emrin

    “Dëgjova krismën”, Rike tregon si u grabit nga shqiptari në Itali: Ishte nga Burreli, e mbaj mend edhe emrin

    Rike Roçi ka treguar sot në shtëpinë e Big Brother VIP sesi ka rënë pre e grabitjes në Itali nga një shqiptar.

    Rike tha se në ato momente ishte vetëm në banesë dhe dëgjoi një krismë arme. Ajo tha se shqiptari kishte ardhur me kartë identiteti me vete gjatë grabitjes dhe madje i mbante mend edhe emrin.

    “Kemi në garazh një dalje të dytë. U shtriva unë, dritaret i kam me hekura, dëgjoja zhurmën unë por mendova se është ndonjë zog. Kur dëgjova një krisje pistolete, shkrepi, aty thash vdiqa erdhën më vranë.

    E mora guximin shkova në sallon, hap vetëm dritaren pak kshu, ku shoh fytyrën e skifterit përball.

    Kam pa pastaj karabinierët që e morën dhe e tërhoqën. Më kapi ankthi o zot, thash do më bëjnë keq. Unë s’kisha gjë në shtëpi, t’i thoja hajde kërkojmë bashkë. Nuk ishte maskë ky, me fytyrë ishte.

    Më thonë mua karabinierët a don me e pa hajdutin, a e din që është shqiptari jot më tha. Budallai tha ka ardh me kartë identiteti në xhep. Nga Burreli ishte i 87’. Nuk e denoncova”, tha Rike.

  • ‘Ma ka nxirrë jetën’! Rrëfimi i Rikes: Për dy vite më përndoqi një polic, dinte çdo lëvizje timen!

    ‘Ma ka nxirrë jetën’! Rrëfimi i Rikes: Për dy vite më përndoqi një polic, dinte çdo lëvizje timen!

    Rike Roçi ka ndarë një histori personale sot me banorët, teksa ka rrëfyer se për dy vite është përndjekur nga një efektiv policie.

    Ajo ka treguar se gjithçka kishte nisur pas një denocimi për humbje dokumentash që kishte bërë në komisariatin ku efektivi punonte dhe ai kishte marrë të dhënat e saj. Rike tha se polici e ka ndjekur ngado dhe dinte çdo lëvizje të saj.

    “Unë kisha humbur dokumetat dhe duhet të shkoja në hotel, por pa ato nuk të pranojnë. N mes të natëës shkova në polici për të bërë denoncim dhe me atë letër shkon në hotel. Por e di se çfarë më ndodhi? Kur shkon aty për denoncim, ti lë të gjitha kontaket, emër, mbiemër, numër telefoni, adresë. Për dy vjet e kam pasur stalker policin. Ma ka nxirrë jetën për dy vjet. E dinte çdo lëvizje timen. Ishte polic nga Milano, ndërkohë unë kisha një konkurs bukurie në Napoli. Ai erdhi aty në hotel.”– tregoi Rike.

  • “Kam gënjyer banorët”/ Françeska e thotë për herë të parë: Nuk kam kryer…

    “Kam gënjyer banorët”/ Françeska e thotë për herë të parë: Nuk kam kryer…

    Françeska ka rrëfyer sot për herë të parë në shtëpinë e BBVIP se ka gënjyer banorët kur ka thënë se ka kryer studimet e larta.

    Në një bisedë me Jetmirin, Françeska tha se nuk arriti ta kryente universitetin pas vuajtjeve me bullizmin që kaloi në shkollën e mesme dhe në kolegj. Ajo tregoi se ishte e bindur që universiteti nuk ishte rruga më e mirë që ajo mund të zgjidhte dhe ashtu bëri.

    “E kam ndjerë veten të gjykuar dhe nuk e kam thënë të vërtetën time, Kam zgjedhur të mos tregoj gjithë të vërtetën, se kur ti nuk më le te shpjegohem më mirë mos flas. Kam thënë që kam pas eksperiencën e keqe në shkollën e mesme. Kur kalova në kolegj, ishte po aq e vështirë. E kam ndjerë vetën në këtë stuhinë e brendshme në shpirtin tim. e pash veten në një dhimbje shumë të madhe. Kam thënë këtu, por nuk kam qenë një një universitet, kam gënjyer. Në jetë e kam dhënë shembullin tim, jam e lumtur që nuk e kam bërë e kam ndjerë vetën që të hiqja vuajtjen dhe mos ta vazhdoja, Vendosja mos të bëja diçka për të kënaqur prindërit. Prindërit më kanë luftuar për një kohë të gjatë. E kisha ndjesinë se nuk ishte gjëja e duhur për mua, kam pasur shumë paragjykime por kisha një bindje tjetër dhe kam zgjedhur të bëjë eksperiencë. Puna ime e para tamam fare kam punuar shitje-blerje. Punova tre muaj pa lekë, u bëra menaxhere dhe shita një hotel, nuk mu desh universiteti.”-ka rrëfyer Françeska.

  • ‘Shko mbaji shaminë Ledjonës’/ Nuk ndalet sherret në BBV, Erjola ‘përplaset’ me Ilnisën

    ‘Shko mbaji shaminë Ledjonës’/ Nuk ndalet sherret në BBV, Erjola ‘përplaset’ me Ilnisën

    Dhe pak orë na ndajnë nga transmetimi live i ‘Prime-t’ të sotëm, sakaq në shtëpinë e ‘BBV3’ është krijuar një rrëmujë e madhe me debate të shumta mes banorëve.

    Erjola dhe Ilnisa janë dy prej banoreve të cilat janë ‘përplasur’ me njëra-tjetrën, shkak janë bërë punët e shtëpisë, ku këto të fundit kanë qenë përherë një problem për banorët.

    Erjola: Mos më fol mua sikur më kërkon llogari. Futa lavastoviljen, lava enët, dhe lash tenxheret. Bëj gjysmën ti dhe gjysmën tjetri, çfarë problemi ka?

    Ilnisa: Shko mbaj shaminë Ledjonës.

  • ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, Juli debaton me Ilnisën: Të ngeli në gojë o njeri…

    ‘Nxehen gjakrat’ në BBV, Juli debaton me Ilnisën: Të ngeli në gojë o njeri…

    Teksa pak më herët, Ilnisa është përfshirë në një debat me Erjolën në ambientet e kuzhinës, të njëjtën gjë ka bërë dhe me Julin.

    Debati ka nisur pasi Ilnisa ka përmendur emrin e tij teksa ka debatuar me një prej banoreve por ky i fundit ka reaguar paksa ‘ashpër’ ndaj banores teksa i thotë “Të ngeli Juli në gojë o njeri!”

    Ilnisa: Po na tregonkeni ju ditën e fundit! Po ik o Juli shko eduko ato rosat e vogla të tuat’- është shprehur banorja.