Category: Showbiz

  • Çfarë ndodhi? Heidi dënon tre banorë, përfshirë dhe Romeon: Nuk do flisni as…

    Çfarë ndodhi? Heidi dënon tre banorë, përfshirë dhe Romeon: Nuk do flisni as…

    Heidi, si lidere e shtëpisë ka dënuar tre banorët e shtëpisë të cilët kanë thyer rregullat.

    Liderja ka dënuar Françeskën, Vesën dhe Romeon.

    “Françeska, ty të dënoj mos të flasësh shumë, mos të bësh debate, mos të ofendosh dhe sillu mirë. Vesa, të dënoj mos të dalësh jashtë! Ty (Romeo) të dënoj të mos këndosh”-ishin dënimet e Heidit.

    Frannçeska nga ana e saj e kundërshtoi dënimin dhe tha se është e padrejtë të mos flasë dhe të mos bëjë debate, sepse është edhe në nominim ditën e shtunë.

    Më pas, Heidi e ndryshoi dënimin ndaj saj duke i thënë “do rrish me duar në xhepa”.

  • Roza nuk përmbahet ndaj Meritonit: Më përmend qenin, por ti vetë e sheh djalin tënd? (Video)

    Roza nuk përmbahet ndaj Meritonit: Më përmend qenin, por ti vetë e sheh djalin tënd? (Video)

    Situatat në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” janë veç ato të debatave, ku dy prej banorëve, Roza Lati dhe Meriton Mjekiqi kanë qenë protagonistët e një përballjeje verbale të ashpër. Tensionet mes tyre janë përshkallëzuar aq shumë sa janë shkëmbyer fjalë që kanë tejkaluar kufijtë e debatit të shëndetshëm.

    Të dy kanë hedhur akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.“Nuk ke të pasme të flasësh,” është një nga frazat provokuese që ka zënë valët e emisionit dhe ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga pala tjetër. Por ajo që duket se ka çuar debatin në një nivel tjetër, ishte kur Roza i drejtoi Meritonit një pyetje të fortë dhe personale: “A e sheh djalin tënd?”.

    Dyshja që deri më tani kanë patur një sërë përplasjeje verbale, duket se kanë arritur një pikë kulmore në marrëdhëniet e tyre brenda shtëpisë së famshme.

  • ‘E bëre nominimin se ishe e mërzitur?’/ Heidi i përgjigjet e ‘penduar’ Julias: Por kur e mendoj tani janë… (Video)

    ‘E bëre nominimin se ishe e mërzitur?’/ Heidi i përgjigjet e ‘penduar’ Julias: Por kur e mendoj tani janë… (Video)

    Teksa Heidi qëndronte me Julian dhe Jetmirin në oborrin e shtëpisë, këta të fundit e kanë pyetur Heidin lidhur me nominimet që ajo bëri në ‘Prime-n’ e shkuar duke qenë se u përzgjodh si lidere e shtëpisë.

    ‘E bëre nominimin e ishe e mërzitur me ato apo se mendove këtë pjesën e grupit që duhet shpërbërë?’- e pyeti Julia-Heidin, teksa kjo e fundit u përgjigj : ‘Isha mërzitur me thënë të drejtën, isha mërzitur shumë…por kur e mendoj tani janë përputhur gjërat…’

    Sakaq rikujtojmë se në nominim për ditën e nesërme janë : Ledjona, Vesa, Françeska dhe Roza.

  • Gazetari i njohur zbulon ‘lidhjen’ që ka Luizi me Eglën: Të dy e nisën për lojë, por…

    Gazetari i njohur zbulon ‘lidhjen’ që ka Luizi me Eglën: Të dy e nisën për lojë, por…

    Gazetari Flavio Qarri në një studio televizive tha se në këtë edicion të Big Brother Vip, Egla ka arritur që të marrë vëmendjen e publikut, edhe pse duket se i ka ndarë në dy ‘kampe’, ata që e duan dhe ata që nuk e duan.

    Për këtë ai kujton pak edhe rrugëtimin e Luizit një vit më parë dhe sesi arriti që të marrë vëmendjen e publikut.

    “Ajo që ndodh aty brenda duam apo nuk duam ne, është reflektim i shoqërisë sonë. Fakti që Egla u duk personazhi më pak i zëshëm dhe më i rëndësishëm aty dhe javë pas jave i bëri të gjithë të flasin me vete, tregon se është shumë e rëndësishme se ata njerëz aty brenda.

    Ne duhet të kujtojmë pak dinamikën e Luizit. Ajo që e bën dallimin është momenti kur ka ndodhur atraksioni i publikut. Kur i kushtuan më shumë vëmendje Luizit panë që ai i ofronte argëtim publikut. Kur filloi historia me sëmundjen, aty njerëzit u magjepsën me historinë e Luizit.

    E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Eglën. Ka përfituar edhe se stili i saj është dhe më brutal se të tjerët, një stil brutal psikologjik. Ka depërtuar pak më thellë mendoj unë. Disa personazhe e kanë veçorinë që ta bëjnë publikun që të ndahet, në pro dhe kudër, por kjo nuk i sjell asgjë të keqe Eglës, përkundrazi”, tha ai.

  • “Qepe gojën”/ Egla kap mat Ilnisën dhe Liamin, ja çfarë po bënte dyshja

    “Qepe gojën”/ Egla kap mat Ilnisën dhe Liamin, ja çfarë po bënte dyshja

    Vëllai i Madh u ka dhënë dje një mision sekret Ilnisa Agollit dhe Liam Osmanit. Dyshja duhet që të fshinte gjërat që përdorin më së shumti banorët në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe të bënin rrëmujë.

    E teksa ata të dy ishin në mision, Egla Ceno i ka kapur mat. Madje ajo është acaruar nga loja e Ilnisës dhe Liamit. Aktorja nuk e pranoi veprimin e tyre duke e quajtur atë të turpshëm.

    Egla: Ju nuk do i afroheni më gjërave të mia dhe ti nuk do të më afrohesh më

    Ilnisa: Do të kritikosh këtë që shikove

    Egla: Ti mos fol se nuk ke të drejtë fjalë

    Egla: Se e vendos unë. Qepe gojën

    Egla: Ky është turp nuk është lojë

    Liam: Me vjen keq se ne thjeshtë donim të bënim një lojë në bazat e lojës pa kaluar kufijtë

    Egla: Ky është turp nuk është lojë

    Liam: Ne thjeshtë donim të bënim një lojë

    Egla: Ti e din se çfarë mund të mendoj unë

    Egla: Mua nuk më detyrosh asnjë shpjegim, por vetes tënde po. Nëse të pëlqen ta bësh këtë lojë bëje, kënaqu. Shijoje dhe vazhdoni ta bëni. Dua të mos më afrohesh më ti dhe mos më prekni gjërat. Të tjerat shikoni dhe bëni sepse jeni të rritur.

    Egla: Ti mua nuk më pëlqen dhe dua ta dëgjosh nga goja ime. Ti bëre një tjetër Liam te dhoma e gjumit dhe ndryshe je tani

    Pas bisedës me Liamin, aktorja zgjoi nga gjumi të gjithë banorët duke u treguar se shtëpia është kthyer përmbys nga Ilnisa dhe konkurrenti i “BB VIP3”.

  • Xhensila i ‘hedh benzinë zjarrit’, shton më shumë dyshimet për ndarjen me Bes Kallakun

    Xhensila i ‘hedh benzinë zjarrit’, shton më shumë dyshimet për ndarjen me Bes Kallakun

    Aludimet për ndarjen mes Xhensilës dhe Bes Kallakut sa vijnë dhe shtohen më shumë, mirëpo deri tani ende nuk kemi një deklaratë zyrtare nga ana e dy personazheve të njohur publik.

    Së fundmi, ka qenë vetë Xhensila ajo që i ka “hedhur benzinë zjarrit” përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.

    Artistja ka publikuar një video në Instastory dhe bashkangjitur saj ka shkuar: “Mjafton të ketë diell, Ajkë dhe Amen”.

    Ky mbishkrim ka lënë të nënkuptohet se Ajka dhe Amen janë duke personat që mbushin jetën e saj, duke lënë kështu jashtë bashkëshortin, Besin.

    Besi dhe Xhensila vijojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe prej kohësh dyshja nuk është parë së bashku.

  • Të pathënat e ndarjes nga partneri, Sara Karaj: Pas lindjes së fëmijës, patëm…

    Të pathënat e ndarjes nga partneri, Sara Karaj: Pas lindjes së fëmijës, patëm…

    Ish-banorja e Big Brother VIP, Sara Karaj ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj personale, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”. Ajo ka treguar se ka emigruar shumë e vogël në Londër, por pavarësisht kësaj, i kanë ruajtur traditat.

    “Prindërit e mi vendosën që të shkonim në Londër për një jetë më të mirë. Jam shumë e lumtur dhe krenare për të që na sollën në Londër. Pavarësisht se jemi rritur andej i kemi ruajtur traditat. Gatimet tradicionale kryesisht”,- tha ajo.

    Sara Karaj, ndër të tjera, ka folur edhe për partnerin e saj me të cilin është ndarë. Ai është edhe babai i vajzës. Ish-banorja është shprehur se ka marrë fund për shkak të disa keqkuptimeve në çift.

    “Vajza ime është rritur me plot dashuri. Jemi çdo ditë me njëri-tjetrin, se jetojmë në një lagje me familjarët. Me babain e saj unë jam njohur, kam ndenjur tre-katër vite me të, është shqiptar. Ka marrëdhënie të mira me vajzën, por ne nuk jemi bashkë. Jemi njohur nga një kushëri i largët i përbashkët, që ai e kishte shok. Kemi dalë për kafe dhe aty mi kishte ngjitur sytë. Ka thënë kjo do të jetë nusja ime. Ishte dashuri me shikim të parë. Nuk kemi bërë dasmë.

    Kemi pasur bashkëjetesë dhe fejesë. Dasmë nuk bëmë, se ra covidi, lindi fëmija, pastaj ndarja dhe nuk bëmë, por nuk më ka ngelur merak që nuk e kam bërë. Kemi pasur disa keqkuptime në çift, janë gjëra që ndodhin pas lindjes së fëmijës. Ai kishte perspektiva të tjera dhe unë të tjera. Ka qenë një vendim i përbashkët”,- u shpreh Sara Karaj.

  • “Lindi fëmija dhe pastaj u ndamë me partnerin”/ Ish-banorja e BBV rrëfehet si asnjëherë më parë: Kishim prespektiva të ndryshme, i dhamë fund lidhjes sepse…

    “Lindi fëmija dhe pastaj u ndamë me partnerin”/ Ish-banorja e BBV rrëfehet si asnjëherë më parë: Kishim prespektiva të ndryshme, i dhamë fund lidhjes sepse…

    Ajo ka treguar se ka emigruar shumë e vogël në Londër, por pavarësisht kësaj i kanë ruajtur traditat.

    “Prindërit e mi vendosën që të shkonim në Londër për një jetë më të mirë. Jam shumë e lumtur dhe krenare për të që na sollën në Londër. Pavarësisht se jemi rritur andej i kemi ruajtur traditat. Gatimet tradicionale kryesisht”, tha ajo.

    Sara Karaj ndër të tjera ka folur edhe për partnerin e saj me të cilin është ndarë. Ai është edhe babi i vajzës. Ish-banorja është shprehur se ka marrë fund për shkak të disa keqkuptimeve në çift.

    “Vajza ime është rritur me plot dashuri. Jemi çdo ditë me njëri-tjetrin, se jetojmë në një lagje me familjarët. Me babain e saj unë jam njohur, kam ndenjur tre-katër vite me të, është shqiptar. Ka marrëdhënie të mira me vajzën, por ne nuk jemi bashkë. Jemi njohur nga një kushëri i largët i përbashkët, që ai e kishte shok. Kemi dalë për kafe dhe aty mi kishte ngjitur sytë. Ka thënë kjo do të jetë nusja ime. Ishte dashuri me shikim të parë. Nuk kemi bërë dasëm.

    Kemi pasur bashkëjetesë dhe fejesë. Dasëm nuk bëmë se ra kovidi, lindi fëmija, pastaj ndarja dhe nuk bëmë, por nuk më ka ngelur merak që nuk e kam bërë. Kemi pasur disa keqkuptime në çift, janë gjëra që ndodhin pas lindjes së fëmijës. Ai kishte perspektiva të tjera dhe unë të tjera. Ka qenë një vendim i përbashkët”, u shpreh Sara Karaj.

  • Bie në pranga bashkëshorti i Ilda Bejlerit, ja arsyeja e fortë që ‘fundos’ biznesmenin e fuqishëm (Foto)

    Bie në pranga bashkëshorti i Ilda Bejlerit, ja arsyeja e fortë që ‘fundos’ biznesmenin e fuqishëm (Foto)

    Është arrestuar mbrëmjen e të martës në Kosovë, biznesmeni 49-vjeçar shkodran Ardit Kraja, i njohur si një prej “bosëve” të lojërave të fatit në Shqipëri, ku ka qenë pronar i kompanisë “Superbast”.

    Ai është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë dhe pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë.

    Më konkretisht nga Gjykata Themelore në Prizren dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovicës vendosi urdhër-arresti për 48 orë deri në momentin kur të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

    “Gazeta Insajderi”, duke iu referuar burimeve të afërta me hetimin që po kryhet kundër Ardi Krajës ka mësuar se ai ka një rast të ngritur në Suharekë, ku dyshohet se kreu veprimtari ilegale “organizim i jashtëligjshëm i bixhozit”, që bie në përgjegjësi të Gjykatës së Prizrenit, dhe një rast në Mitrovicë që bie nën përgjegjësinë respektive të Gjykatës Themelore në këtë qytet. Për të dyja rastet ka pasur urdhër kundër Krajës nga të dyja gjykatat.

    Këto burime i kanë thënë medias kosovare se Ardit Kraja, tek shtetasit e Kosovës, por jo vetë, e jepte programin online, duke përfshirë linkun dhe kodet e operimit, dhe madje edhe investonte në bizneset e tyre. Ardit Kraja, punëtorët e këtij krimin në Kosovë do t’i merrte në përgjegjësi në rast humbjeve- pra nëse një lojtar fitonte, humbjen e merrte përsipër Kraja, ndërsa në rast se lojtarët humbisni, 60 përqind të fitimit e merrte Kraja.

    Sipas këtyre burimeve, ky ka qenë njëri prej ofruesve të këtij shërbimi për bixhoz në Kosovë, i cili prej disa vitesh është kompelt i paligjshëm në vend, ndërsa nuk ka qenë i vetmi, pasi ka edhe ofrues të tjerë të programit, linkut e kodeve për lojtarët e bixhozit në Kosovë që e bëjnë këtë veprimtari online.

    Media kosovare raporton edhe mbi historitë e biznesmenit Ardit Rada në Shqipëri, mbi kompanitë e tij dhe përplasjet me Ervis Martinajn në lidhje me “luftën” për lojërat e fatit në Shqipëri.

    Gjithashtu, Ardit Rada është përfolur në media edhe mbi historinë rozë me moderatoren Ilda Bejleri, ku tashmë janë çift dhe prej më shumë se një viti janë bërë prindlr të një vajze, të cilës i kanë vendosur emrin Siena.

    Dosja | Si u pasuruan “punëtorët” e Ardit Krajës në Kosovë?

    Policia e Kosovës kishte marrë një informacion se një grup njerëzish për javë të tëra po takoheshin bashkë në një zyrë në Prishtinë. Siç mësohet nga burimet, në fillim hetuesit nuk e kishin të qartë se për çka po takohej grupi, por nisi një hetim paraprak.

    Mëngjesin e 24 marsit të vitit 2021 ata morën lejen, dhënë vetëm gojarisht, nga një gjykatës i procedurës paraprake që të hynin në këtë pronë.

    Hetimi pastaj do të zbulonte që qëllimi i takimeve të tyre ishte koordinimi i bixhozit ilegal që kishte filluar të lulëzonte fill pasi që në Republikën e Kosovës u bë çdo formë bixhozi e ndaluar.

    Atë ditë, pranga do t’iu viheshin Skerdi Feros, Sokol Stafajt, Alban Petit, Lulzim Paqaradës, Fidan Hoxhës, Gasper Kaçinarit, Jozef Gjinit, Fisnik Sadrijat, Flakron Kurteshit e Rrezarta Miftarajt. Ndaj këtyre personave tani rëndon edhe një aktakuzë, një kopje të së cilës e posedon gazeta Insajderi.

    Dosja e Prokurorisë zbulon se grupi për një periudhë relativisht të shkurtër më pak se tremujore, nga janari e deri te gjysma e marsit 2021 kishin qarkulluar aq shumë para me bixhoz ilegal sa shifrat janë milionëshe.

    “…vetëm për janar, shkurt dhe 15 ditë të muajit mars të vitit 2021, humbja e shkaktuar shoqërisë kosovare nga kjo vepër penale kapin shumen prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”, kështu e përshkruan Prokurorja e rastit, Merita Bina-Rogova këtë grup.

    Grupi, sipas Prokurorisë kishte role e detyra të ndara goxha kjartë në hierarki. Dikush në regjione brenda Republikës së Kosovës, e dikush koordinim me Republikën e Shqipërisë.

    I pandehuri Sokol Stafa, sipas Prokurorisë ka punuar si koordinator i lojërave të fatit Kosove – Shqiperi. Gaspër Kaçinari si drejtor në këtë grup. Rrzarta Miftaraj si arkëtare. I pandehuri Skerdi Fero si menaxher kryesor, ndërsa të pandehurit Alban Peti, Lulzim Paqarada, Fidan Hoxha, Fisnik Sadija, Jozef Gjini, Flakron Kurteshi, Dardan Arifi, Boban Stevanoviç e Taulant Palushi kishin rolet e menaxherëve regjional brenda organizatës që po merrje me bixhoz ilegal.

    Edhe pse pas hetimeve Prokuroria nuk e ndjek më pistën e hetimit “krim i organizuar”, në aktakuzë konstaton se të akuzuarit në këtë rast dikur kanë punuar për bastoret e biznesmenit nga Shqipëria, Ardit Kraja, dhe pas muajit prill 2019 kur në Kosovë bixhozi “thjeshtë kanë vazhduar me aktivitetet e njëjta”, konstaton Prokuroria.

    “Me rastin e kontrollit në lokalet e bastores, në Prishtinë, rruga “Venet Bajrami” me dt. 24.03.2021 janë sekuestruar shume pajisje elektronike, telefonat, kompjuterët, si dhe incizimet e kamerave të sigurisë në atë banesë e cila është përdorur si zyrë për këtë grup kriminal”, thuhet në aktakuzë.

    Prokuroria thotë se i lidh të akuzuarit me vet incizimet e tyre në banesën që po e përdoronin si zyrë të bastores ilegale.

    Në rastin konkret, të pandehurit e kanë kryer formën kualifikuese të veprës penale për të cilën akuzohem, pra bixhozin ilegal, thuhet në aktakuzë dhe bëhet edhe një herë me dije se sipas llogaritjeve të këtij inistitucioni “në më pak se 3 muaj, shoqërisë kosovare i është shkaktuar demi shumë më i madh se 25.000 €, me saktësisht shuma prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”.

  • “Kam një javë që të gjej me Françeskën”/ Ilnisa xheloze për Meritonin: Ngele duke gatuar për të

    “Kam një javë që të gjej me Françeskën”/ Ilnisa xheloze për Meritonin: Ngele duke gatuar për të

    Ilnisa dhe Meritoni janë përfshirë në një debat së fundmi në shtëpinë e Big Brother Vip dhe shkak duket se është bërë Françeska.

    Banorja e ka shprehur pakënaqësinë se pse Meritoni ka një javë që gatuan për të.

    Ilnisa: Ke një javë që po gatuan për Françeskën

    Meritoni: The hajeni bashkë mëngjesin. U çova për ty me shumë dashuri si çdo ditë se të dua dhe përgatita…ma hodhe poshtë mënyrën se isha i mërzitur. Unë u qetësova me veten

    Ilnisa: Më vjen keq për mënyrën bastarde…

    Meriton: Ma hodhe poshtë the gatuaj dhe haje me Françeskën

    Ilnisa: Kam një javë që të gjej me Françeskën