Category: Showbiz

  • Pas dhunës në pallatin Mbretëror, Blerta feston sot ditëlindjen, por ja sa vjeçe bën partnerja e re e Princ Lekës

    Pas dhunës në pallatin Mbretëror, Blerta feston sot ditëlindjen, por ja sa vjeçe bën partnerja e re e Princ Lekës

    Fotografja Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.

    Pas gjithë zhurmës mediatike që shkaktoi lidhja e saj me Princin ndërkohë që po divorcohet me Elia Zaharinë, Blerta ka qëndruar larg reagimeve dhe daljeve publike.

    Por sot Blerta feston ditëlindjen dhe mbush 26 vjeç.

    Mosha është pikërisht edhe një nga temat që është diskutuar kur u zbulua lidhja e saj me Princin, pasi dyshja ka 16 vite diferencë.

    Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk po kalojnë aspak ditë të mira teksa janë në procedura divorci. Seanca e parë e prishjes së martesës u shty pasi Princi nuk ishte i pranishëm.

  • Heidi zgjidhet liderja e shtëpisë së ‘BBV3’, menjëherë merr vendimin drastik ndaj 3 banoreve

    Heidi zgjidhet liderja e shtëpisë së ‘BBV3’, menjëherë merr vendimin drastik ndaj 3 banoreve

    Heidi Baci është zgjedhur si lidere e shtëpisë për këtë javë, një zgjedhje kjo e bërë nga vetë publiku.

    Ajo u thirr në dhomën e rrëfimit, ky aty i duhej të zgjidhte tre emra të cilët do të donte t’i dërgonte në nominim.

    Përveç Ledjonës, tre banoret që shkojnë në nominim për mbrëmjen e së shtunës janë: Roza, Françeska dhe Vesa.

    Kjo zgjedhje e Heidit solli një rrëmujë dhe ndezi debate mes banoreve në living.

  • Është hera e 100 që thoni fjalën e fundit dhe ikni”/ Françeska shpërthen keq ndaj Rozës: Kush je ti?!

    Është hera e 100 që thoni fjalën e fundit dhe ikni”/ Françeska shpërthen keq ndaj Rozës: Kush je ti?!

    Menjëherë pas spektaklit të së martës një debat me tone të ashpra ka plasur mes Roza Latit dhe Françeska Muratit.

    Teksa qëndrojnë në dhomën e gjumit vajzat nisin të debatojnë me tone të ashpra.

    Pjesë nga biseda:

    Françeska: Është hera e 100-të që më bëhet kjo gjë, që më thoni fjalën e fundit dhe ikni. Po kush je ti njëherë moj Roza?

    Roza: Roza Lati që të ka ndejtur afër

    Françeska: Ti kush je që tmë flasësh mua në këtë mënyrë

    Roza që të ka thënë hajde këtu ulu ha me ne

    Françeska: Ulu këtu fol me mua siç e meritoj se kjo është pafytyrësia

    Roza: Po e mohon

    Për më tepër ndiqni videon:

  • “Unë nuk kam përdorur duart…”/ Arbër Hajdari i kthehet keq Rikes: Po ajo pana që i hodhe në kokë Eglës?

    “Unë nuk kam përdorur duart…”/ Arbër Hajdari i kthehet keq Rikes: Po ajo pana që i hodhe në kokë Eglës?

    Opinionistët e “Big Brother VIP 3” kanë komentuar situatat e ofendimeve dhe akuzave të banorëve brenda shtëpisë.

    Ori Nebjiaj tha se në Prime pjesa më e madhe e tyre bëhen shumë agresivë, e më pas kërkojnë falje. Nga ana tjetër Arbër Hajdari debatoi me Rike Roçin për situatat e krijuara në shtëpi dhe mënyrën e komunikimit.

    Ori Nebijaj: Që ata ndahen në kampe është jonormale se aty i kanë aleancat. Të vetmit që e ndajnë është publiku kur dalin në nominim. Një nga analizat më të sakta është ajo e Jetmirit, që po tentojnë të bëjnë diferencën. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur banorët në prime që kanë pasur momente agresive. Kanë kërkuar falje, për atë gjë që kanë bërë.

    Arbër Hajdari: Flitet për mirësi, por nuk e mbaj mend ku ka qenë mirësia. Javën e kaluar kishim akuza edhe ofendime, por kjo është ajo që mbaj mend. Për cilën mirësi bëhet fjalë Rike?

    Rike Roçi: Unë nuk kam përdorur duart, si kam thënë kurrë femrave ofendime, etj.

    Arbër Hajdari: Po ajo pana?! (I hodhi pana në kokë Eglës pak ditë më parë)

    Rike Roçi: Unë jam një njeri i mirë sepse nuk ofendoj njeri,. Përveç rastit kur kam qenë i nervozuar me Meritonin.

    Arbër Hajdari: Këta sillen sikur programi ka nisur sot. Unë Egla kur ka ofenduar ose folur keq i kam folur. Shiko Rike, të jesh i sigurt që këto tre vite jam munduar të jem i drejtë.

    Rike Roçi: Unë jam prej mishi edhe gjaku. Normal që do të nxjerr ndonjë fjalë të keqe.

    Arbër Hajdari: Ajo nuk është prej mishi edhe gjaku? Ty të tuat të duken mirë.

  • Konfirmoi lidhjen me biznesmenin 20 vite më të madh, Diola Dosti: Tregon se dashuria nuk njeh moshë

    Konfirmoi lidhjen me biznesmenin 20 vite më të madh, Diola Dosti: Tregon se dashuria nuk njeh moshë

    Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Diola Dosti, ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti.

    Ishte biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu, i cili konfirmoi zërat duke publikuar nje “InstaStory” me nutricionisten.

    Diola ka qenë gjithmonë e komentuar përsa i përket jetës së saj private, prandaj dhe kjo lidhje solli diskutime të shumta.

    Një aspekt për të cilën kjo lidhje është komentuar shumë në këto ditë, është diferenca në moshë.

    Erolld Belegu, është 20 vite më i madh se Diola Dosti. Biznesmeni është 57-vjeç, ndërsa Diola 37.

    Por kjo e fundit, në një dedikim romantik për partnerin ka treguar se dashuria nuk njeh moshë.

    “Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë por dhe ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falenderoj për repsektimin e historisë sonë. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret. Fillim i ri”, shkruan nutricionistja.

  • Egla Ceno paguhet nga Teatri i Elbasanit, prej 3 muajsh në BBV! Figuron e martuar

    Egla Ceno paguhet nga Teatri i Elbasanit, prej 3 muajsh në BBV! Figuron e martuar

    Aktorja Egla Ceno, 47-vjeçe, është prej tre muajsh pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip.

    Gjatë qëndrimit në BBV, Egla ka thyer disa herë rregullat si dhe është kritikuar për ofendimet ndaj banorëve të tjerë, por disa rregulla duket se i ka thyer edhe jashtë, ndoshta me pasoja për persona që janë pjesë e piramidës publike.

    Nga disa verifikime, rezulton se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhet si aktore pranë Teatrit të Elbasanit.

    Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka laujtur në BBV, drejtori i Teatrit Skampa vijon ta paguajë atë si aktore.

    Ndërkaq, Egla, ndryshe nga sa ka deklaruar në BBV, figuron e martuar. Por, ndoshta ka harruar për të bërë procedurat e divorcit./ Prapaskena

  • Rikja eliminohet nga “Big Brother VIP”, por bileta e fatit e rikthen në shtëpi

    Rikja eliminohet nga “Big Brother VIP”, por bileta e fatit e rikthen në shtëpi

    Pas një përballje të fortë me Eglën, Rikja është eliminuar nga votat e publikut, por fati ka qenë në krah të saj mbrëmjen e sotme.

    Rikja pati shansin që të kishte një biletë kthimi, kështu që, pasi e zbuloi, u rikthye përsëri në shtëpi.

    Të dyja banoret shkuan në studio, aty ku mësuan se cila prej tyre u votua më shumë me anë të një grafiku, me Riken që kishte më shumë vota në pyetjen “kë doni të largoni?”. Fati i buzëqeshi Rikes, bileta e së cilës ishte “Return”.

  • U arrestua për mashtrim, Liam Osmani rikthehet sërish në shtëpinë e Big Brother VIP

    U arrestua për mashtrim, Liam Osmani rikthehet sërish në shtëpinë e Big Brother VIP

    Pasi u arrestua me bujë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Liam Mandiaro pas lirimit nga qelia është rikthyer sërish në spektakël. Konkurrenti ishte në kërkim për një dënim të pashlyer për akuzën e mashtrimit. Pas lirimit ishte i gatshëm që të vijonte atë që la përgjysmë, për t’u bërë pjesë sërish e garës për çmimin e madh. Për të u hap një televotim, ku u votua që ai të rihynte në shtëpinë e Big Brother.

    Banorët e kanë pritur shumë mirë rikthimin e Liam Mandiaros. Ata kanë rendur duke e takuar dhe përqafuar, tashmë banorin më të ri të Big Brother VIP 3. Teksa ishte në studio, Liam Mandiaro (Osmani), deklaroi se ka qëndruar në burg për 14 ditë dhe se nuk ia uron askujt këtë gjë që i ndodhi.

    “Kam qëndruar në Burgun e Rrogozhinës, atje nuk kishte televizor por kam qenë me mendje aty brenda. Atje ka djem shumë të mirë që ndodhen në të njëjtën situatë si unë. Nuk ia uroj askujt. Nuk ia uroj as nënave dhe as baballarëve si ata të mitë që u përballën me një situatë të tillë”, tha ai në studio.

  • Denoncoi Saimir Kodrën për ngacmim seksual, Einxhel i del në mbrojtje Eglës: Të lumtë pushka!

    Denoncoi Saimir Kodrën për ngacmim seksual, Einxhel i del në mbrojtje Eglës: Të lumtë pushka!

    Një deklaratë e aktores Egla Ceno gjatë qëndrimit në Big Brother VIP se i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, 25 vite më parë ka shkaktuar reagime dhe debate.

    Ajo përmendi emrin e moderatorit Saimir Kodra që në atë kohë punonte në Top Albania Radio.

    Pas kësaj deklarate, Kodra paralajmëroi një padi në gjykatë për shpifje duke akuzuar për skenarë. Kjo deklaratë iu bë e ditur aktores gjatë mbrëmjes së të martës.

    Menjëherë ka ardhur një reagim prej një ish-banoreje të ‘BBV1’, Einxhel Shkira, e cila i del në mbrojtje Eglës: ‘Sot i them të lumtë pushka!’- është shprehur ndër të tjera Einxhel.

  • “Qepe gojën injorant, mos më bëj viktimën!”/ Plas debati në ‘Prime’, Juliani përplaset ashpër me Romeon

    “Qepe gojën injorant, mos më bëj viktimën!”/ Plas debati në ‘Prime’, Juliani përplaset ashpër me Romeon

    Për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta nga Romeo, Juli i ka kërkuar që pushojë dhe të mos flasë gjatë kohës kur flet ai.

    Pjesë nga përplasja mes tyre:

    Juliani: Veprimi i Romeos e orizin është po një shpërdorim i një produktit të sponsorit

    Romeo: Po pse e dredh

    Juliani: Po pusho mor burrë!

    Romeo: Hajde ma argumento pse qenka ashtu

    Juliani: A ka mundësi mos ta bësh viktimën dhe ta qepësh gojën kur të flas unë njëherë e përgjithmonë. Ore çfarë është ky more? A ka mësuar ndonjë gjë nga televizioni ky njeri apo jo? Po ta shikoni është ky zotëria që thotë direkt, ky e ka fajin. Sepse do që ta dënoj unë Ledjonin, sesi mund ta bëj unë këtë nuk e di.

    Ledioni: Juli, po ti pse i kërkon Heidit të dënojë Eglën?

    Romeo: Hajde jep içik përgjigjie

    Juliani: Po qepe gojën o injorant

    Romeo: O gagaç!