Category: Showbiz

  • “Droga ka hyrë në shkollat 9-vjeçare”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni “Tempulli”

    “Droga ka hyrë në shkollat 9-vjeçare”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni “Tempulli”

    Artan Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse nga operacioni “Tempulli”, ku u arrestuan qindra shpërndarës droge dhe nga përhapja e konsumit të lëndëve narkotike në Shqipëri.

    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha shpjegoi se lëndët narkotike, madje edhe ato të fortat, kanë depërtuar deri në shkollat 9-vjeçare, fenomen ky i frymëzuar nga motoja e trafikantëve “fëmijët tuaj, e ardhmja jonë”.

    “Operacionet e fundit, i pari në Elbasan para dy muajsh ku u kapën brenda natës 5 grupe shpërndarësish, diku te 54 vetë dhe ky i fundit, duket sikur dha një sinops të gjendjes në të cilën është Shqipëria sidomos për përdorimin e narkotikëve.

    Papritur u gjendëm para një fenomeni, që edhe profesor Fuga ndihet i çuditur në Francë.

    Sigurisht që Shqipëria, pa bërë zhurmë ka krijuar një treg të brendshëm pak nga pak. Motoja e trafikantëve në botë është, fëmijët tuaj janë e ardhmja jonë. Synojnë të godasin fëmijët, sepse janë investimi afatgjatë për trafikantët.

    Ai ka një klient të qëndrueshëm, që e ka aksioner të sipërmarrjes së vet.

    Gabimi që është bërë në Shqipëri, i kemi lejuar të penetrojë thellë, nuk janë vetëm te dera e gjimnazit dhe universiteteve, por edhe te dera e shkollës 9 vjeçare.

    Mjafton të lëvizësh në darkë nëpër lagje dhe vjen era karakteristike e përdorimit të kanabisit.

    Sot ndodhemi para fenomenit që kemi krijuar një treg të brendshëm dhe po krijon problematikë shumë të madhe.

    Duke filluar nga buxheti i familjeve, deri te mënyra si shoqëria do të sillet nesër.

    Kapja e rrjetit të shpërndarjes, ose një pjese të tij, sepse mund të kapësh edhe 2 mijë vetë dhe nuk e asgjëson rrjetin, sepse të nesërme do të kesh 2 mijë të tjerë, që plotëson nevojat për këtë produkt që ka treg të madh.

    Me disa nga mjekët toksikolog, shikoja që nuk arrinin dot ta përballonin, situata eskalonte, shikoje urgjencat natën që përfundojnë atje.

    Sot në rrugë kanabisi shitet me qese farmacie. Shkon deri në 1.7 gram dhe ka vlerë 10 mijë lekë të vjetra, që është joshëse.

    Sot një kilogram kanabis që bëhet në ambjente natyrore, shkon kilogrami 700-750 euro.

    Një kilogram kanabis që kultivohet te shtëpitë e barit, kjo shkon 1800-2000 euro kilogrami, sepse përqëndrimi i THC është më i madh.

    Sot një dozë e kokainës, që është bërë e frikshme për shkak të përfshirjes së shqiptarëve në rang global, ka bërë që të krijohet tregu i brendshëm. Më parë një dozë kokainë, 1 gram, doza tani ka vajtur 0.6-0.7 maksimumi. Cmimi luhatet nga 30-40 mijë për gjysmë doze. Për një dozë 60-70 mijë lek.

    Një dozë kokainë në Tiranë, e cila ka edhe përzierje, ka 60-70 mijë lek”, deklaroi Hoxha.

  • Ylli i kinematografisë, Angelina Jolie shkruan në shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën: “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”

    Ylli i kinematografisë, Angelina Jolie shkruan në shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën: “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”

    Ylli i kinematografisë botërore, Angelina Jolie ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren është publikuar edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

    Teksa flet për rëndësinë e librit, Jolie në postimin e saj të fundit në Instagram u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe.

    “Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar aktorja.

  • Befason Angelina Jolie! Shkruan në shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën

    Befason Angelina Jolie! Shkruan në shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën

    Aktorja e njohur e Hollivudit, Angelina Jolie, i ka befasuar të gjithë me hapin e radhës.

    Përmes një postimi në Instagram, diva e kinematografisë ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren, është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri.

    Krahas fotove të librave, aktorja u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe, angleze, polake dhe moldave.

    “Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar Jolie edhe në gjuhën shqipe./abcnews.al

  • “Askush nuk ma tha”, Megi Pojani nuk e nis aspak mbarë Për’puthen

    “Askush nuk ma tha”, Megi Pojani nuk e nis aspak mbarë Për’puthen

    Sot ka nisur sezoni i ri i Për’puthen, që po moderohet nga Megi Pojani.

    Por, si duket aspak mbarë nuk ka qenë puntata e parë, pasi Megi nuk është ndjerë rehat me sandalet që kishte zgjedhur të vishte.

    “Këmbët plagë, takat e qejfti ikin automatikisht nga lista”, shkruan ajo.

    Në një tjetër story shfaqe ulur në gjunjë dhe shkruan: “Do të doja që dikush të ma kishte thënë. Por askush s’ma tha”.

    Mesa duket tashmë Megi do të heqë nga lista dhe shumë nga sandalet e saj të preferuara sepse rrugë e gjatë e pret përpara./albeu.com

  • Babai i Meghan Markle i habit të gjithë me intervistën tronditëse: Ajo nuk është personi që njihja si vajzën time

    Babai i Meghan Markle i habit të gjithë me intervistën tronditëse: Ajo nuk është personi që njihja si vajzën time

    Thomas Markle është rikthyer me një intervistë të re duke shprehur dëshirën për të parë nipërit e tij për herë të parë.

    Babai i Meghan Markle, 79 vjeç, u shfaq në Good Morning Britain dhe foli në një intervistë ekskluzive për vajzën e tij dhe Princin Harry. Thomas Markle i është lutur Meghan që ta lejojë të shohë nipërit e mbesat e tij, duke shtuar se ai nuk e ka parë atë për pesë vjet që kur ishte në shtratin e tij në spital.

    “Unë jam i lënduar. Jam shumë i mërzitur. Kjo është një gjë mizore për t’i bërë gjyshit, t’u mohosh atyre të drejtën për të parë një nip”, tha ai. “Në Kaliforni mund të padisë për t’i parë, por nuk dua ta bëj këtë. Tjetra është se nuk kam bërë asgjë të keqe. Nuk ka asgjë që thotë se jam keq”.

    Ai shtoi: “Unë jam një baba me të vërtetë i dashur dhe ai e di këtë, dhe nuk ka asnjë justifikim që ai të trajtojë mua ashtu, nuk ka justifikim që ai të trajtojë gjyshërit ashtu.”

    Duke folur për atë se si ishte Meghan, Thomas Markle tha: “Meghan jetoi me mua nga klasa e gjashtë deri në shkollën e mesme dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Unë kurrë nuk e pashë llojin e gruas në të cilën ajo u shndërrua, jam i tronditur. Ajo nuk është personi që e njihja si vajzën time.”

    Kur u pyet nëse mendon se është faji i Harrit, Thomas Markle tha: “Unë mendoj se më shumë ndikon Harry-n sesa ajo. Unë jam gjithmonë këtu për të, ende e dua, gjithmonë do ta dua. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë, por unë dua që ai të më afrohet dhe të më lërë të shoh nipërit e mi dhe të më lërë të qetësohem. Njerëzit shkojnë në burg për pesë vjet dhe falen, unë nuk bëra asgjë. Kështu që unë mendoj se ai mund të më falte. ”

    Ai shtoi: “Unë gjithmonë do të kërkoja falje për çdo gjë që kam bërë gabim. Më vjen keq nëse e kam bërë këtë.”

    Babai i Meghan e krahasoi veten me Mbretin Karli III, duke thënë se të dyve u është hequr kontakti me nipërit e mbesat e tyre. “Dhe Mbreti Karli III nuk ka bërë asgjë të keqe dhe është i privuar nga fëmijët ashtu si unë,” tha ai.

  • Ikën 1200 euro, Ermali i bën të papriturën Elvanës në xhirimet e ‘Dy gisht mjaltë 2’

    Ikën 1200 euro, Ermali i bën të papriturën Elvanës në xhirimet e ‘Dy gisht mjaltë 2’

    “Dy gisht mjaltë 2” prej disa ditësh ka nisur xhirimet dhe Ermal Mamaqi dita ditës na zbulon pamje nga ajo çfarë na pret së shpejti. Sot producenti ka publikuar një video nga xhirimet me Elvana Gjatën, e cila do të jetë sërish ylli i “Dy gisht mjaltë 2”.

    Teksa Elvana shfaqet e përqëndruar në telefon, Ermali bërtet. Artistja trembet dhe i bie telefoni nga duart. “Kjo video kushtoi 1200 euro”, shkruan Ermali krah postimit duke treguar kështu se telefoni Elvanës është dëmtuar.

    Tashmë të martuar, Ervini dhe Ema do na tregojnë çfarë ndodh vërtet pas përrallës “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”

    Filmi vjen me skenar të Klaudia Brahimaj dhe Ermal Mamaqi. Klaudia Brahimaj është gjithashtu autore e “I love Tropoja” dhe serialit “H.O.T” që vjen së shpejti me sezonin e dytë.

    https://www.instagram.com/xing.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7a1e6f6c-989b-49c5-a4b1-c03777c728ee

  • Iu gjetën vazo me kanabis në banesë, reagon për herë të parë Enca

    Iu gjetën vazo me kanabis në banesë, reagon për herë të parë Enca

    Këngëtarja Ruenca Haxhija, e njohur me emrin e artit Enca ka reaguar për herë të parë pas arrestimit, pasi iu gjet kanabis në vazot me lule në banesën e saj.

    Këngëtarja me anë të një postimi në “Instastory” u ka shprehur mirënjohjen të gjithë atyre që e kanë suportuar dhe i kanë dërguar komente pozitive në këto ditë të vështira për të.

    “Jam mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova“, shkruan Enca në postimin e saj.

    Kujtojmë që Enca u arrestua disa ditë më parë nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, pasi në ballkonin e vilës së saj në zonën e Lundrës kishte mbjellë kanabis në vazot e luleve.

    Gjatë kontrollit të vilës së Ruenca Haxhiaj, janë konstatuar në pjesën e ballkonit pesë vazo lulesh me kanabis.

    Pak ditë pas arrestimit këngëtarja është liruar pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje” për këngëtaren.

    Enca në lidhje me kanabisin që ndodhej në ballkonin e banesës së saj, tha se ishte konsumatore dhe se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak.

  • Kiara bëhet xheloze për modelen në klipin e Luizit

    Kiara bëhet xheloze për modelen në klipin e Luizit

    Luiz Ejlli në projektin e ri muzikor të titulluar “Amanet” protagoniste në klip ka një modele bukuroshe të quajtur Santiana Maloku.

    Kjo e fundit ka realizuar një intervistë për “Prive” ku u pyet nëse partnerja e Luizit, Kiara Tito ishte ndopak xheloze për të.

    “Pak po”, tha modelja duke qeshur

  • Atara filloi kopshtin, por dikush t’i mbajë lotët mami Orindës (FOTO)

    Atara filloi kopshtin, por dikush t’i mbajë lotët mami Orindës (FOTO)

    Atara e Turit dhe Orindës është rritur tashmë dhe ditën e sotme ka nisur kopshtin. Mami Orinda është shumë e lumtur për këtë ditë, ku edhe disa lot gëzimi sigurisht nuk kanë munguar siç tregon vetë ajo.

    Moderatorja ka ndarë një foto me të voglën e saj ku krahas shkruan: Sa shumë kam menduar për këtë ditë që i ka të gjitha emocionet bashkë. Atara ime, goca ime, mrekullia e Zotit i bekuar qoftë ky “udhëtim” i ri.. p.s. mami po qante para dhe duke bërë foton, ndërsa Atara e nisi me qejf.

    Kujtojmë që Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë bërë prindër për herë të parë në vitin 2021. Saktësisht më 15 korrik Orinda solli në jetë vogëlushën e saj, të cilën e quajtën Atara.

  • “Kur futem në garë luftoj”, a do të jetë në Big Brother VIP 3 këngëtari i njohur?

    “Kur futem në garë luftoj”, a do të jetë në Big Brother VIP 3 këngëtari i njohur?

    Këngëtari i njohur, Tiri Gjoci, ishte mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për projektet e tij muzikore dhe jo vetëm.

    Gjatë kësaj interviste, këngëtari ka treguar interesin për t’u bërë pjesë e reality show-t, “Big Brother VIP Albania”

    Sipas Tiri Gjocit, ai është një person që i ka qejf garat dhe ka shumë për të dhënë. Këngëtari i njohur u shpreh se e dëshiron si eksperiencë dhe do që të jetë një ndër banorët e edicionit të tretë të BB VIP.

    “Me thënë të drejtën kam shumë qejf më tepër si eksperiencë. Unë jam tip që nuk i kam shumë qejf vendet e mbyllura dhe më duket si një sfidë me veten. Plus jam një tip që e kam shumë qejf garën. Në momentin që futem në garë, ndryshoj dhe luftoj goxha”, tha Tiri.

    I pyetur se çfarë mendon se do i jepje “Big Brother”, këngëtari i njohur u shpreh:

    “E para e punës, besoj se kam goxha për të dhënë. Votoni Tiri Gjocin sepse nuk do ju zhgënjejë kurrë! Kam aspekte të tjera që njerëzit nuk ia kanë absolutisht idenë. Tirin e njohin si një njeri serioz, që është mendjemadh, nuk e di pse. Në rast se do futem atje, jam i sigurt që do jetë komplet e kundërta”