Category: Showbiz

  • Çfarë ndodhi me konkurrenten shqiptare në “The Voice Australia” që la pa fjalë edhe Rita Orën

    Çfarë ndodhi me konkurrenten shqiptare në “The Voice Australia” që la pa fjalë edhe Rita Orën

    Disa javë më parë, dy shqiptaret që u takuan rastësisht me njëra-tjetrën në skenën e spektaklit “The Voice Australia” kanë qenë në qendër të vëmendjes nga mediat shqiptare.

    Bëhet fjalë për trajneren Rita Ora dhe konkurrenten Sihana Haxhnikaj, të cilat nuk hezituan të shprehnin simpatinë e tyre për njëra-tjetrën në audicionet e fshehura.

    Rita ktheu karrigen për të duke shprehur adhurim për zërin e saj dhe sapo dëgjoi se konkurentja ishte nga Kosova, u entuziazmua akoma më shumë.

    Fatkeqësisht, edhe pse u pëlqye shumë nga publiku, Sihana u eliminua pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn, të cilat u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, dhe në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsën.

  • “Euuu euuuu çfarë djali po ju pret në këtë sezon të Big Brother”, Liberta Spahiu zbulon banorin.

    “Euuu euuuu çfarë djali po ju pret në këtë sezon të Big Brother”, Liberta Spahiu zbulon banorin.

    Edhe pak javë kanë mbetur nga nisja e spektaklit televiziv “Big Brother Vip Kosova 2”.

    Moderatorja, Liberta Spahiu, ka zbuluar pak nga identiteti i njërit prej banorëve, duke ndarë një foto me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka shkruar: “Euuu euuuu çfarë djali po ju pret në këtë sezon të Big Brother”.

    Ajo është siguruar t’ia fshehë fytyrën duke i lënë njerëzit kuriozë, edhe pse aludimet se kush është ky personazh kanë nisur.

  • Luana e nisi ters sot ‘Love Island’, i bie dhëmbi

    Luana e nisi ters sot ‘Love Island’, i bie dhëmbi

    Luana Vjollca është rikthyer këtë sezon me programin e saj të ri “Love Island Albania”. Por para transmetimit live të mbrëmjes së sotme, ajo është përballur me një incident.

    Luanës i ka rënë faseta e dhëmbit dhe ka publikuar një foto ku tregon ç’i ka ndodhur. “Sa fat më paskeni uruar”, shkruan ajo krah postimit.

    Moderatorja më pas ka mundur ta rregullojë dhëmbin dhe ka dalë në transmetim direkt.

  • Antoneta Berisha godet dhe e quan barbon Ronaldo Sharkën/ Çfarë ndodhi?

    Antoneta Berisha godet dhe e quan barbon Ronaldo Sharkën/ Çfarë ndodhi?

    Ashtu sikurse edhe ishte premtuar, “Mos i Bjer me Top”, është rikthyer me një zhurmë tepër të madhe në ekranin e Top Channel. Erjola Doçi dhe Ronaldo Sharka kanë tronditur bllokun me një kamër të fshehtë të organizuar për Antoneta Berishën, e cila nuk ka mundur ta mbajë veten dhe ka goditur Ronaldon.

    Gjithçka ishte përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Erjola shkon tek dyqani i Antonetës, për të gjetur një fustan për puntatën e parë të programit të saj dhe teksa po provonte fustanet, në dyqan futet një djalë me maskë, Arbri, i cili nisë të kërcënojë Antonetën dhe Erjolën, duke i kërkuar paratë dhe celularët. Ndërkohë që “grabitësi” po përpiqej të merrte gjithçka që mundej nga të dyja vajzat, Erjola i thotë që të merrej me Antonetën dhe iku me vrap nga dyqani. “Mos më lër vetëm o Erjola”, dëgjohet të thotë Antoneta.

    Ndërkaq Ronaldo dhe Erjola vendosin që të ndërpresin lojën e tyre, duke u futur në dyqan dhe duke shpjeguar që ishte një kamer e fshehtë. Por kjo nuk e ka ndaluar aspak Antonetën, e cila dukej qartë që ishte në gjendje shoku, të godasë Ronaldon dhe ta quajë barbon.

    Por pas videos së fshehtë, duket se gjakërat mes treshes janë qetësuar, pasi në një video të publikuar në faqen zyrtare të Instagramit të “Mos i Bjer me Top”, Erjola, Antoneta dhe Ronaldo shihen të kapur për qafe me njëri-tjetrin.

    “Na u desh nja një orë për ta qetësuar por u qetësua më në fund”, dëgjohet të thotë Ronaldo, teksa e falenderon.

    “Jua kthefsha në gëzime”, shton Antoneta.

  • Sara provon fustanin e nusërisë, zbulohen planet e dasmës së Ledrit që po presim të gjithë

    Sara provon fustanin e nusërisë, zbulohen planet e dasmës së Ledrit që po presim të gjithë

    Së fundmi Sara u shfaq duke provuar një fustan nusërie dhe menjëherë në rrjet u përfol se ajo dhe Ledri së shpejti do bëjnë dasmën që të gjithë mezi e presim.

    Mirëpo burime për “Prive” bëjnë me dije se Sara ndodhej në dyqan për të provuar disa fustane të tjera dhe rastësisht ka veshur edhe atë të nusërisë.

    Sara më parë ka shprehur se dëshira e tyre nuk mungon por janë në dilemë nëse dasma e tyre do të jetë shumë e madhe apo një e vogël dhe private.

  • Pas mbylli TikTok-un dhe la muzikën për fenë, Fero habit fansat me punën e re: Këtë e konsideroj hallall

    Pas mbylli TikTok-un dhe la muzikën për fenë, Fero habit fansat me punën e re: Këtë e konsideroj hallall

    Ish reperi Fero po e vazhdon ritmin e jetës së tij ndryshe pas përkushtimit të tij ndaj fesë islame.

    Heqja dorë nga muzika dhe TikTok, dy burimet që i sillnin të ardhura ka bërë që ish reperi të kërkojë shtigje të reja.

    Fero i është futur biznesit të kriptovalutave, pasi këtë e konsideron punë “hallall” në përputhje me parimet e fesë islame.

  • ‘Pa frymë’! Aktorja mesazh prekës pë burrin që i dha fund jetës pranë varrit të gruas: ‘Histori dashurie që të bëjnë të besosh se ajo ekziston vërtet’!

    ‘Pa frymë’! Aktorja mesazh prekës pë burrin që i dha fund jetës pranë varrit të gruas: ‘Histori dashurie që të bëjnë të besosh se ajo ekziston vërtet’!

    “Ky burrë zemërthyer ma ndryshoi pak shijen”, 60-vjeçari i dha fund jetës mbi varrin e gruas, mesazhi prekës i aktores: Histori që të bëjnë të Petrit Jaupaj, një 60-vjeçar që punonte si mësues në qytetin e Ballshit i mori jetën vetes ditën e djeshme pranë varrit të gruas së tij, pasi prej më shumë se një viti ajo nuk jetonte më.

    Një vit më parë, bashkëshortja e tij u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nga mungesa e saj, Jaupaj, mësues i biokimisë, në gjendje të rëndë emocionale, i dha fund jetës duke pirë medikamente pranë varrit të saj.

    Ngjarja tronditi gjithë opinionin publik dhe jo vetëm, teksa në lidhje me rastin ka reaguar edhe aktorja Arjola Demiri, e cila u shpreh se ky lajm e ka trishtuar por i ka dhënë edhe një mesazh të vyer.

    “Histori nga ato që të lënë pa frymë. Histori dashurie që të bëjnë të besosh se dashuria ekziston vërtet. E trishtë, po njëkohësisht e jashtëzakonshme vetëflijimi prej dhimbjes së humbjes. Mendoja se vdekja i ndanë njerëzit! Por mesa duket edhe i bashkuaka shpirtrat. Asgjë për të paragjykuar! Ky burrë zemërthyer ma ndryshoi pak shijen që kam për burrat shqiptarë, që në dukje janë të vrazhdë dhe që nuk dinë të dashurojnë bukur. Pushoni në paqe”, ka shkruar aktorja në Instagram.

  • NESËR RIKTHEHET “PËR’PUTHEN”! RISI E SEZONIT TË RI, PREZANTUESJA MEGI POJANI

    NESËR RIKTHEHET “PËR’PUTHEN”! RISI E SEZONIT TË RI, PREZANTUESJA MEGI POJANI

    Reality show i parë dhe më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri “Për’puthen” rikthehet edhe këtë sezon në ekranin e Top Channel.

    Mësohet se audicionet janë përmbyllur dhe formati i dashurisë që theu rekorde shikueshmërie, pritet të nis transmetimin më 18 shtator. Një nga risitë e programit në këtë sezon është edhe moderatorja Megi Pojani.

    “Ishte shumë e papritur, mund të mendoja çdo program tjetër dhe “Për’puthen” jo. Kam qenë publik i Përputhen për një kohë shumë të gjatë, dhe më duhet të them që e kam marr shumë personale, jam shumë entuziaste. Megjithatë Përputhen do ketë shumë ndryshime, në strukturë ideja ngelet e njëjtë, është një program dating dhe spektakël, por ne po përpiqemi të bëjmë diçka ndryshe nga Përputhen e 4 viteve të fundit”, deklaroi Megi Pojani.

    Pas suksesit në “Dancing With the Stars”, dhe moderimit të BB FunClub tashmë Top Channel i ka besuar Megi Pojanit prezantimin e programit Përputhen, nën autorësinë e Olsa Muhameti.

    “Top Channel është televizioni i vetëm që kam konsideruar për të vazhduar karrierën time në media. Kanë qenë bashkëpunime shumë të kënaqshme, dhe jam e bindur që edhe Përputhen do jetë një prej tyre. Jam e lumtur që ma kanë besuar si program”, shtoi më tej Megi.

    Mësohet se formula e programit këtë vit, do të vijë më disa ndryshime pasi do të jenë sërish vajzat ato që do të kenë privilegjin të zgjedhin djemtë, për t’i ftuar ata në takime brenda dhe jashtë studios.

  • Egli Tako flet për ndarjen nga Olsi Bylyku: Jam falenderuese që ndodhi

    Egli Tako flet për ndarjen nga Olsi Bylyku: Jam falenderuese që ndodhi

    Egli Tako ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në E Diell, ku ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun. Ndërsa shprehet se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo thekson se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.

    Egli: Mendoj se kishte ardhur koha të lëmë pas gjithë gjënë që ndodhi dhe t’i rikthehemi normalitetit. Jam mirë, jam shumë mirë, ka qenë një periudhë ndryshe, kam njohur veten time, jam falënderuese që ndodhi si moment sepse s’do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen nëse s’do gjendesha përballë gjërave që kanë ndodhur, kam vendosur të eci me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe është çdo gjë për mirë.

    A të ka marrë malli për të?

    Egli: Nuk di çfarë përgjigje të të jap në këtë aspekt. Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.

    A je e lumtur?

    Egli: Po jam e lumtur.

    Në lidhje me impenjimet, ajo tha se ka disa projekte që po merret këto kohë, ndërsa ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika.

    Egli: Me muzikën kam menduar të bëj një shkëputje, nuk e di nëse do të jetë e përhershme apo e përkohshme, momentalisht dua të shkëputem, çdo projekt që bëj do të interpretohej si shfrytëzim i momentit, çdo material muzikor do përdorej apo keqpërdorej.

    Lidhur me videon që qarkulloi në rrjete sociale, ku ajo dukej me një djalë, Egli tha se ai është një shok shumë i mirë.

    Egli: Ai është një shok shumë i mirë i imi që i përkasim të dy botës së fittnesit. Ai më ka ndihmuar me shumë informacion, është një njeri që e kam pasur shumë pranë vetes.

  • Pas ndarjes nga Olsi Bylyku, Egli Tako flet për herë të parë: Më ka marrë malli…

    Pas ndarjes nga Olsi Bylyku, Egli Tako flet për herë të parë: Më ka marrë malli…

    Këngëtarja Egli Tako ka komentuar ndarjen me Olsi Bylykun.

    Ndërsa shprehet se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo thekson se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.

    Egli: Mendoj se kishte ardhur koha të lëmë pas gjithë gjënë që ndodhi dhe t’i rikthehemi normalitetit. Jam mirë, jam shumë mirë, ka qenë një periudhë ndryshe, kam njohur veten time, jam falënderuese që ndodhi si moment sepse s’do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen nëse s’do gjendesha përballë gjërave që kanë ndodhur, kam vendosur të eci me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe është çdo gjë për mirë.

    A të ka marrë malli për të?

    Egli: Nuk di çfarë përgjigje të të jap në këtë aspekt. Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mirë.

    A je e lumtur?

    Egli: Po jam e lumtur.

    Në lidhje me impenjimet, ajo tha se ka disa projekte që po merret këto kohë, ndërsa ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika.

    Egli: Me muzikën kam menduar të bëj një shkëputje, nuk e di nëse do të jetë e përhershme apo e përkohshme, momentalisht dua të shkëputem, çdo projekt që bëj do të interpretohej si shfrytëzim i momentit, çdo material muzikor do përdorej apo keqpërdorej.

    Lidhur me videon që qarkulloi në rrjete sociale, ku ajo dukej me një djalë, Egli tha se ai është një shok shumë i mirë.

    Egli: Ai është një shok shumë i mirë i imi që i përkasim të dy botës së fittnesit. Ai më ka ndihmuar me shumë informacion, është një njeri që e kam pasur shumë pranë vetes.

    Kujtojmë se disa javë më parë Egli Tako dhe Olsi Bylyku i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

    Edhe artisti ka komentuar më parë ndarjen nga Tako, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Mes emocioneve të shumta, aktori pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat ishin të tilla.